Lajmet e fundit

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Allianz Arena në mes të Bayern Munich dhe Milan ka përfudnuar me rezultatin 1:0.
Golin për bavarezët e ka shënuar Bernat në minutën e ’24-të të takimit.
Loja ishte shumë e shpejtë dhe me raste nga të dyja palët, por që futbollistët e Guardiolas konkretizuan përmes spanjollit.
Në minutën e ’21-të të takimit Pep Guardiola ishte i detyruar që të bënte zëvendësim, duke larguar nga loja Joshua Kimmich, i cili pësoi lëndim. Atë e zëvendësoi Alaba, transmeton Klan Kosova.
Pas golit të shënuar, bavarezët dominuan lojën, duke kërkuar golin e qetësisë, por që këtë nuk e lejuan mbrojtësit e Milanit.