Lajmet e fundit

Ka ardhur edhe goli i tretë për Paris Saint-Germain kundër Monacos, që është edhe epilogu përfundimtar i takimit, Monaco - PSG, pra 0:3.
Kësaj radhe ka shënuar, Lavezzi në minutën e 83–të të ndeshjes pas asistimit nga Di Maria, transmeton Klan Kosova.
Shpresat e Monacos janë shuar edhe pa e pësuar golin e tretë, ata nuk arritën që të tregojnë as në 45 minutat e dytë.
Portieri i PSG, Trapp pothuajse nuk pati fare punë, kurse Subasic ishte i ngarkuar gjatë gjithë 90 minutave. Po të mos kishte qenë ai në formë, epërsia e klubit nga Parku i Princave do të ishte shumë më e thellë, transmeton Klan Kosova.
Fitorja kundër Monacos është e katërta këtë sezonë për klubin e Laurent Blanc, nga aq ndeshje të zhvilluara.
PSG pra është në krye të tabelës së kampionatit francez, transmeton Klan Kosova.