Lajmet e fundit

00:44 - Hapet televotimi, duhet të votoni kë doni të shpëtoni
Meti, Ylli dhe Ledi i janë bashkuar Shqipes, Brikendes dhe Blerandos në nomini.
Për gjashtë të nominuarit duhet të votoni se kë doni të shpëtoni dhe tashmë televotimi është hapur, përcjell Klankosova.tv.
Votimet do të mund t’i bëni në numrat që i shihni më poshtë:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:36 - Meti, Ylli dhe Ledi i bashkohen Shqipes, Brikendes dhe Blerandos në nominim
Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë bërë nominimet për herë të parë brenda shtëpisë.
Në nominime shkojnë Meti, Ylli dhe Ledi, përcjell Klankosova.tv.
Këta të tre u janë bashkuar Shqipes, Brikendes dhe Blerandos në nominim.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
00:32 - Lista e plotë e nominimeve - kush, kë e nominoi?
Gjatë mbrëmjes së sotme ‘Prime’ për herë të parë është zhvilluar procedura e nominimeve në këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Secili prej banorëve të mëposhtëm ka zbuluar nga dy emra që duan t’i nominojnë, bashkë me dy arsyet që qëndrojnë pas nominimit.
Gania ka nominuar Lumbardhin dhe Bleron.
Alby ka nominuar Bucin dhe Adrin/Ilirianën.
Buci ka nominuar Ledin dhe Azemin.
Edona ka nominuar Santianën dhe Bucin.
Ledi ka nominuar Metin dhe Lindën.
Besarti ka nominuar Adrin/Ilirianën dhe Albyn.
Vesa ka nominuar Bucin dhe Metin.
Azemi ka nominuar Ledin dhe Lindën.
Monika ka nominuar Metin dhe Bucin.
Santiana ka nominuar Monikën dhe Metin.
Alba ka nominuar Monikën dhe Albyn.
Blerando ka nominuar Metin dhe Bucin.
Adri-Iliriana kanë nominuar Metin dhe Albyn.
Brikenda ka nominuar Ledin dhe Monikën.
Lumbardhi ka nominuar Ledin dhe Adrin/Ilirianën.
Meti ka nominuar Edonën dhe Santianën.
Shqipja ka nominuar Azemin dhe Bleron.
Blero ka nominuar Metin dhe Bucin.
Linda ka nominuar Ledin dhe Monikën.
23:58 - Ledi, Brikenda dhe Alba përballen me pyetjet sfiduese, kjo e fundit shpallet “Kapiteni i Javës” (VIDEO)
Ledi, Brikena dhe Alba kanë qenë të barabarta në lojën për “Kapitenin e Javës”.
Për këtë arsye ato sonte janë përballur me disa pyetje sfiduese, përcjell Klankosova.tv.
Ledi dhe Brikenda nuk e kanë pasur asnjë përgjigje të saktë, ndërkaq Alba ka qëlluar një.
Një përgjigje e saktë ka bërë që Alba të shpallet “Kapiteni i Javës”, duke fituar kështu imunitet nga nominimi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:43 - Alba lexon letrën që ia dërgoi familja, nuk i ndal lotët për asnjë moment (VIDEO)
Alba ka qenë banorja që sonte është befasuar nga “Vëllai i Madh”.
Asaj i ka ardhur një letër nga familja e saj, përcjell Klankosova.tv.
Derisa po e lexonte letrën ajo për asnjë moment nuk i ka ndaluar lotët, derisa ka marrë mbështetje nga familja.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:31 - "Nuk po e di cili po i pëlqen", Monika lyp kohë nga treshja, Alba, Azemi dhe Lumbardhi (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Monika ka folur në lidhje me raportin e Albës me Azemin dhe Lumbardhin.
Ajo ka thënë se për këtë raport duhet kohë, shkruan Klankosova.tv.
"Nuk po e di cili po i pëlqen", është shprehur ndër të tjera ajo.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
23:23 - Familja i dërgon një letër Albës, ajo fillon të qajë porsa e kupton (VIDEO)
Gjatë natës së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, nikoqirët e programit ia kumtuan një lajm Albës.
Ajo u paralajmërua se në dhomën e rrëfimeve po e priste një zarf i shkruar nga familja e saj.
Porsa, Alba dëgjoi këtë lajm, ajo u pushtua nga emocionet dhe pashmangshëm edhe nga lotët.
Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:59 - Prezantohet një klip i ri, ku përfshihen reagimet e banorëve për "lidhjen" e Albës me Azemin (VIDEO)
Alba dhe Azemi kanë qenë temë e diskutimit në natën ‘Prime’ sonte.
Në lidhje me raportin e tyre kanë reaguar edhe banorët, përcjell Klankosova.tv.
Për reagimet e tyre është prezantuar edhe një klip i ri.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:49 - "Çfarë mashtruesi", Shqipja ia përplas fytyrës disa detaje Azemit që pak kush ka mundur t'i vërej (VIDEO)
Teksa Azemi ka folur për ndjenjat e tij ndaj Albës, aty ka reaguar Shqipja.
Ajo e ka quajtur mashtrues, derisa ia ka përmendur disa gjëra, përcjell Klankosova.tv.
Shqipja është shprehur se Azemi ka hedhur parfumin e tij edhe në rrobat e vajzave të tjera, siç u shpreh ajo, për ta marrë vëmendjen e tyre.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:39 - Prezantohet një klip i ri mes Albës dhe Azemit, flinin duar shtrënguar dhe pëshpëritnin mes vete (VIDEO)
Edhe Azemi ka shprehur pëlqimin e tij për banoren e BBVK-së, Albës.
Sonte në natën ‘Prime’ është publikuar një klip i Albës dhe Azemit, përcjell Klankosova.tv.
Në klipin e tyre ata shihen duke fjetur me duart shtrënguar dhe dukë pëshpëritur mes vete.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:33 - Prezantohet klipi i Lumbardhit dhe Albës, krijon shumë emocion në shtëpi (VIDEO)
Lumbardhi gjatë javës i ka shprehur ndjenjat që ka për Albën.
E sontë në natën ‘Prime’ është prezantuar një klip i Lumbardhit dhe Albës, shkruan Klankosova.tv.
Gjatë prezantimit të këtij klipi janë krijuar shumë emocione në shtëpi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:22 - Alaudini ua rikujton rregullat e Big Brother banorëve (VIDEO)
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ua ka rikujtuar edhe njëherë banorëve rregullat e Big Brotherit.
Ai ka treguar se bisedat me tematikë fetare dhe politike janë të ndaluara, përcjell Klankosova.tv.
“Bisedat me tematikë fetare e politike janë të ndaluara, bashkë edhe me gjuhën intimiduese, kundrejtë çdo kategorie shoqërore”, është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:21 - Anita Haradinaj kritikon Bucin, i thotë "ta komandojë ai verën, e jo anasjelltas" (VIDEO)
Opinionistja e formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka hedhur kritikat e saj karshi Yllit apo Bucit dhe reagimeve të tij karshi Edona James.
Ky i fundit, Edonën e ka quajtur “katundare” dhe “të palarë”.
“Mos e lejo verën me të komandu”, i ka thënë Anita, Bucit – derisa ai ia ka kthyer duke thënë – “unë s’pi alkool, vetëm birra”.
Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:16 - Bledi dhe Gania çohen në këmbë dhe kjo është arsyeja (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane i ka kërkuar Ganisë që të ngritet në këmbë.
Ai i ka thënë se Gania ka folur në emër të Zotit, por siç u shpreh ai, të gjithë janë njësojë tek Zoti, përcjell Klankosova.tv.
“Ti ke filluar fletë me Zotin, a ta pyesim Zotin se kë do më shumë, mua apo ty?”, është shprehur ai.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
22:00 - Prezantohet klipi i Bucit, ai rri kokë ulur në mes banorëve dhe në siklet (VIDEO)
Në natën ‘Prime’ sonte është shfaqur edhe një klip i Bucit.
Në atë klip ai kishte përdorur fjalë ofenduese, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë kohës kur po transmetohej klipi, Buci e mbante kokën ulur.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
Më pas, Buci i ka rënë pishman dhe ka kërkuar falje për fjalorin e tij ofendues.
21:55 - "Oj avokate, rri mos fol" - Nxehet Meti, përplaset me Monikën dhe Edonën (VIDEO)
Meti është përplasur me Monikën si dhe me Edonën.
Ai nuk është pajtuar me ato që Monika dhe Edona po flisnin, përcjell Klankosova.tv.
"Oj avokate, rri mos fol", i ka thënë në një moment Meti, Edonës.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:49 - Santiana i reagon ashpër Metit: Ti debaton vetëm me femra, hesht kur flasin burrat (VIDEO)
Përgjatë diskutimit të përplasjes së Metit ndaj Edonës në natën e sotme ‘Prime’, ashpër ka reaguar edhe Santiana.
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, ka hedhur kritika strikte ndaj Metit, të cilin e ka quajtur “frikacak”, pasi që sipas saj, ai debaton vetëm me vajza.
Për të dëgjuar më konkretisht se çfarë Santiana i replikoi Metit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:35 - "Ti djalë, lem me fol" - Edona nuk duron fare Metin (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka folur për reagimet e Metit pasi ajo doli e preferuara e publikut.
Ajo tha se Meti atë natë ishte treguar shumë i ashpër, shkruan Klankosova.tv.
Derisa ajo po fliste, Meti e ndërpreu, ndërkaq ajo i kërkoi që ta lejonte të fliste.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:25 - Prezantohet klipi i Metit, përplasja e tij kundrejt Edonës (VIDEO)
Gjatë mbrëmjes së sotme ‘Prime’ është transmetuar një video material i një prej skenave më të komentuara të javës që lamë pas.
Bëhet fjalë për natën pas ‘Prime’, dhe vërsuljes verbale të Metit ndaj Edonës, gjest ky që u kritikua pafund brenda e jashtë shtëpisë.
Gjesti në fjalë u pasua edhe me debate të shumta mes dyshes, Edona-Meti, derisa u dënua edhe nga “Vëllai i Madh” me një tërheqje vërejtje përmes zarfit të zi, që vlente po ashtu edhe për Yllin.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:23 - Hapet komunikimi me shtëpinë, fillojnë menjëherë rivalitetet mes banorëve (VIDEO)
Tashmë ka filluar nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova.
Është hapur edhe komunikimi me shtëpinë, përcjell Klankosova.tv.
Menjëherë kanë filluar rivalitetet mes banorëve.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
21:05 - Fillon nata e katër 'Prime' e Big Brother VIP Kosova
Ka nisur nata e katërt ‘Prime’ e formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, nën moderimin e nikoqirëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Pritet që sonte të jetë një natë e gjatë e me përplot surpriza nga më të ndryshmet, të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”.
Kujtojmë se kjo fundjavë ka qenë e mbushur me situata të tensionuara e emocionuese.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
18:57 - Vendimi i publikut pritet keq prej banorëve – sonte një natë ‘Prime’ plot surpriza
Shpallja e të preferuarve të premten trazoi ujërat në shtëpinë më të famshme.
Vendimi i publikut është pritur keq nga shumë prej banorëve.
Azemi po ndryshon lojën, duke krijuar tjetër trekëndësh me protagoniste Albën.
Kush shkon në nominimin e parë? Big Brother VIP Kosova, sonte duke filluar nga ora 21:00!
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: