Londrimi trazon shtëpinë, ngacmon konkurrentët (VIDEO)
Është prezantuar klipi me ngacmimet më pikante të Londrimit karshi banorëve.
Ai nuk ka lënë konkurrentë pa u përplasur e pa i lëshuar fjalë, apo edhe pa e imituar, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
Babai i Elijonës takohet me Klodin dhe Londrimin: Jeni më të mirët (VIDEO)
Babai i Elijonës ka kërkuar të takohet edhe me shokët e saj, Londrimin dhe Klodin.
Ai i tha fjalët më të mira për ata dy, si dhe shoqërinë që kanë me vajzën e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Vetëm vazhdoni para, ju e dini çfarë jeni duke bërë”, iu tha ai.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje:
Moment emocionues: Elijonës i vjen në vizitë babai (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona, pas rrëfimit prekës të saj, e priti një surprizë e bukur.
Babai i saj i erdhi në vizitë, fiks 80 ditë pa u parë me njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
E ky moment ishte ndër emocionuesit gjatë këtij spektakli.
Ndiqeni videon e mëposhtme për këtë takim emocional:
Historia e dhimbshme e Elijonës pas humbjes së nënës dhe motrës (VIDEO)
Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj ka vazhduar me rrëfimin e saj të jetës.
Ajo tha se pas ndarjes nga familja biologjike, i ka shkaktuar edhe dëm vetes, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kam qëndruar dy javë në spital, kam shpresuar që do të vinë babi dhe mami, por nuk ua lejuan me ardhë”, tha ajo.
Banorja ka rrëfyer po ashtu se si është larguar nga familja që e kanë birësuar, e pas vetes e la vëllanë e vogël.
“E kam fajësu veten shumë që e kam lënë të pambrojtur, por me të vërtetë nuk kam mundur me marr. E mbaj mend kur kam shku në shtëpi, mami ka qit pite edhe unë e kam mbushur barkun”, u shpreh Elijona.
Elijona foli edhe për humbjen e nënës dhe të motrës, pas një aksidenti tragjik në Kroaci.
“U gëzova se u bashkova me mamin, pse ma more, pse, pse, pse?”, rrëfente ajo me lot në sy.
Por, banorja tha se qëllim i jetës së saj janë babai, vëllai dhe motra e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=0K93iFaghnE
“Mos është shkru të mos jem e lumtur”, rrëfimi i ndjerë i Elijonës (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona Binakaj ka hapur zemrën me Vëllanë e Madh.
Ajo tregoi se si në moshën tetëvjeçare u nda nga familja e saj dhe u vendos në një familje tjetër, në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.
“E kërkojsha mamin, u ndjeva shumë e pambrojtur, nuk e dija çka po ndodhte”, ka zbuluar Elijona për momentin kur u nda nga familja e saj biologjike.
Ajo shtoi se në moshën 16-vjeçare ka nisur t’i ndjente pasojat e të gjitha vuajtjeve të saja.
“Thjesht ia nisën me më humb shpresat, thosha mos kam hy në gjynah me dikë, mos u shkru për mu që të mos jem e lumtur”, tha Elijona.
Ndiqeni rrëfimin e plotë në videot e mëposhtme:
Elijona dhe Klodi do të martohen në BBVK (VIDEO)
Vëllai i Madh ka zbuluar se cili çift i shtëpisë më të madhe në vend, do të ‘martohet’.
Të dielën Elijona dhe Klodi do të ‘kurorëzohen’, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/Y3OLFPnQGuY
Leonora ia thotë troç Albës: Dil dhe pështillu jashtë shtëpisë (VIDEO)
Opinionistja Leonora Jakupi ka ndarë mendimin e saj lidhur me vendimin e Albës për t’u mbuluar.
Leonora nuk ishte shumë përkrahëse që Alba të mbulohet brenda shtëpisë më të madhe në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Lësho shtëpinë, dhe pështillu jashtë shtëpisë”, u shpreh ajo.
https://youtu.be/TYOwDBPMqxc
“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet.
Ajo tha se kjo është pjesë e rrugëtimit të saj, duke shtuar se tani i ka ardhur momenti, transmeton Klankosova.tv.
“Thash me veten time, më mirë ta bëj, sepse realisht nuk po e duroj dot një lloj ngarkese që e kam brenda vetes time, që po dënoj veten time duke e shtyrë këtë vendim”, u shpreh Alba.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”, thotë se vendimi nuk lidhet me lojën
Alba ka pasur një kërkesë të veçantë për Vëllain e Madh.
Ajo do të mbulohet, pra ta vendos shaminë.
Alba është shprehur se vendimi nuk ka të bëj me lojën, por me balancin që e ka gjetur brenda shtëpisë. /Klankosova.tv
Debat i fortë mes Arditit dhe Ludos në Prime (VIDEO)
Edhe në këtë Prime, nuk kanë munguar debatet mes Arditit dhe Ludos.
Pas prezantimit të përplasjes mes tyre, fjalosja mes tyre ka vazhduar edhe gjatë spektaklit, transmeton Klankosova.tv.
Arditi e ka akuzuar Ludon se nuk mundet t’i tregojë se çfarë të bëjë, ndërkohë Ludo vazhdonte me avazin e vjetër.
Për detaje shtesë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=9ssVZMlb004
Leonora kritikon Klodin, thotë se është fajtor për lotët e Benitës (VIDEO)
Opinionistja Leonora Jakupi ka kritikuar Klodin në lidhje me raportin e tij me Benitën dhe Elijonën.
Ajo tha se e kupton që dy vajza të reja dashurohen, por faj i vuri mënyrës se si Klodi po e menaxhon situatën.
“Nuk ju vë faj, as ty as Benitës, dy vajza të reja që dashurohen pas një djali. I vë faj Klodit që nuk e vë një kapak. Ti a ke shku me lujtë, psikologun e dy vajzave. Nëse njëra është keq ky i shkon mbrapa mundohet me qetësu, nëse ndihet keq tjetra, shkon te tjertra”, tha Leonora.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
“E dua shumë si njeri”, Klodi ndihet keq për gjendjen emocionale të Benitës (VIDEO)
Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Klodi ka komentuar shpërthimin emocional të Benitës, pas shprehjes së pëlqimit ndaj tij.
Këtë Prime, Klodi tha se ndihet shumë keq kur e sheh në atë gjendje Benitën, transmeton Klankosova.tv.
“E dua shumë si njeri, me të vërtetë me vjen keq”, tha ai.
Klikoni në videon e mëposhtme për më shumë detaje:
Benita e ashpër ndaj Elijonës: Je GPS i Klodit (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit, ku Benita shprehet e mërzitur për pëlqimin e saj ndaj Klodit, pati diskutime të forta në Prime.
Në një moment, Benita iu kthye ashpër Elijonës, e cila po ashtu ka pëlqim për banorin në fjalë, transmeton Klankosova.tv.
“Je GPS i Klodit”, u shpreh Benita e mllefosur.
Megjithatë, banorët e tjerë e kanë vënë në pozitë të njëjtë edhe Benitën.
Ndiqni videot e mëposhtme për më shumë detaje:
Të hënën zbulohet nata e finales së madhe e Big Brother VIP Kosova
Këtë të hënë, do të kuptohet një gjë që të gjithë shikuesit e Big Brother VIP Kosova e presin me padurim.
Më 9 shkurt zbulohet se kur do të jetë finalja e madhe e këtij spektakli gjigant, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, sonte, qëndroni para ekraneve tuaja, sepse Prime-i i 24-të premton një natë të zjarrtë.
Sonte në BBVK: Rrëfimi i dhimbshëm i Elijonës dhe kërkesa e pazakontë e Albës (VIDEO)
Prime i sontëm i Big Brother VIP Kosova premton spektakël të zjarrtë e natë të paharrueshme.
Si fillim, do të diskutohet një kërkesë e pazakontë Albës, drejtuar Vëllait të Madh, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë natës, mbani afër faculetat pasi Elijona do të tregojë rrëfimin e saj të jetës.
Po ashtu, në vendin e opinionistit do të jetë Valdrin Sahiti.
Qëndroni para ekraneve, për një natë spektakolare.
https://www.youtube.com/watch?v=LAkC7AwIDqQ
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.