Lajmet e fundit

Kampioni i Italisë, Juventus është duke avancuar me rezultat 1 me 2 si mysafirë i Cityt. Vetëm edhe 10 minuta e ndajnë zonjën e vjetër nga fitorja në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Epërsinë e parë ekipit nga Etihad Stadium ia dha mbrojtësi biankoner Giorgio Chiellini me një autogol në minutën e 3-të, ndërsa për barazim dhe epërsinë e bardhë e zinjve u përkujdesën Mario Mandzukic në minutën e 70-të dhe Alvaro Morata në të 80-ën.