Lajmet e fundit

Llapi ka fituar finalen e Superkupës së Kosovës në Futboll ndaj Prishtinës me rezultat 1:3.
Kjo ishte ndeshja e parë në Kosovë që përdori VAR-in.
LIVE: Prishtina-Llapi, 1:3.
120+6' Përfundon ndeshja, Llapi shpallet fitues i Superkupës.
114' GOOOL: Festim Alidemaj i jep Llapit shpresë për kupë.
113' Zëvendësohet Kristi Vangjeli, në vend të tij futet portieri Eglant Hoxha.
108' Në vend të Halimit, penaltinë do ta mbrojë Kristi Vangjeli.
107' Karton i kuq për Betim Halimin.
107' Penalti në favor të Llapit.
101' GOOOOL Valmir Veliu dërgon Llapin në epërsi.
91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.
90+5, Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime.
90+5 Pesë minuta deri në fund të lojës së rregullt.
86' GOOOOL: Festim Alidema shënon për Llapin nga pika e bardhë.
85' Pretendohet për lojë me dorë brenda zonës së penaltisë, pritet vendimi i VAR-it.
77' Otto John mjaft mirë e kalon portierin e Llapit, mirëpo rrëshqet dhe e humb rastin për gol të dytë.
72' Arbnor Ramadani merr karton të kuq. Tani të dy ekipet i kanë nga 10 lojtarë.
66' GOOOOL: Otto John penalizon skuadrën e Llapit
65' Otto John në mesin e tre futbollistëve arrinë të fitojë një harkim nga këndi.
62' Karton i verdhë për Arbnor Ramadanin
57' Zëvendësim. Në vend të Lorik Boshnjakut hyn në lojë Otto John për Prishtinën
56' Janë ndryshuar rolet, tani Llapi po rrezikon portën e Prishtinës më shumë me aksione dhe Prishtina po mundohet me kundërsulme.
53' Pasim i bukur për Leutrim Kryeziu, mirëpo portieri i Llapit shpëton skuadrën e tij nga një gol e mundshme
51' Ndërhyrje e palejuar nga Benjamin Emini. Nuk ka karton vetëm qortim nga gjyqëtari.
46' Për një moment kamera e fokuson tribunën ku shihet kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi.
46' Ka startuar pjesa e dytë.
45+1 Përfundon pjesa e parë. Skuadrat shkojnë në pushim, kthen pas 15 minutave.
40' Betim Halimi rrezikon portën e Prishtinës me një goditje të largët,
28' Përdoret VAR-i. Vendimi për Endrit Krasniqin mbetet i njëjtë
27' Endrit Krasniqi merr kartonin të kuq, Prishtina mbetet më një lojtarë më pak.
16' Prishtina po rrezikon portën e Llapit më shumë. Nga ana tjetër Llapi po mundohet të gjejë avantazhin përmes kundërsulmeve.
13' Pasim i bukur nga portieri i Llapit për të gjetur Shilloven të vetmuar në sulm, por ky i fundit nuk rrezikojë për gol për shkak të Betim Halimit.
11' Rivera nis kundërsulmin e Llapit por Shillova nuk mundi të finalizojë
6' Aksion i bukur nga ana e Prishtinës. Leutirm Kryeziu hap lojë nga ana e majtë e fushës, mirëpo pa sukses.
1' Ka filluar ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Prishtina- Betim Halimi, Besnik Krasniqi, Gledi Mici, Leotrim Bekteshi, Kristi Vangjeli, Lorik Boshnjaku, Florent Avdyli, Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani, Leutrim Kryeziu.
Llapi- Marijan Coric, Bujar Idrizi, Elvis Prenqi, Bianor Neto, Benjamin Emini, Kushtrim Shabani, Arbnor Ramadani, Franciso Rivera, Adem Maliqi, Edon Sadriu, Alban Shillova.