Hyrja e Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova e ka trazuar Albën.
Banorja ka shpërthyer disa herë në lot, duke thënë se nuk ka mundur ta harrojë Limin, me të cilin ka pasur një lidhje disa muaj më parë.
Për këtë marrëdhënie, Limi ka thënë se e mbështet si një shok dhe asgjë më tepër.
https://www.youtube.com/watch?v=t0uzPlF1AZg
Po bënte sehire? Klipi që shfaq veprimet e çuditshme të Bias tek shtrati i Albës
Sonte në Prime është shfaqur një klip ku janë paraqitur disa veprime të Bias.
Kjo gjë është komentuar sikur Bia po bënte magji të zezë.
Banorët janë shfaqur të habitur, derisa Bia është shprehur se është në formë shakaje.
Vëllai i Madh dënon sjelljen e Bias dhe Albës, i çon të dyja në nominim
Vëllai i Madh e ka dënuar sjelljen e dy banoreve, Bias dhe Albës.
Ai i ka dërguar të dyja vajzat në nominim.
Bia dhe Alba do t’u bashkohen banorëve të tjerë të nominuar.
Olta u drejtohet Albës dhe Bias: Po ziheni për një çun, turp t’iu vije
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari ka komentuar situatën mes Albës dhe Bias.
Ajo u ka thënë atyre se po zihet për një person, në këtë rast për Limin.
“Jeni goca të reja, jemi në 2026-tën tani, jeni duke u zënë për një çun, turp t’iu vije të dyjave”, ka thënë Olta.
Alba i bie pishman për situatën me Bian, i kërkon falje asaj dhe publikut
Sonte në Prime është diskutuar situate e krijuar mes Bias dhe Albës.
Ka qenë Alba ajo e cila i ka kërkuar falje Bias, por edhe publikut.
“I kërkoj falje edhe Bias personalisht, por edhe publikut për atë që kanë parë”, është shprehur ajo.
Alba në gjendje të rënduar emocionale, Benita i rri afër: Shprehe atë që ke brenda
Alba ka qenë në gjendje të rënduar pas situatës së krijuar në Prime, në lidhje me raportin e saj me Limin.
Në këtë situatë, Benita i ka qëndruar afër, duke i thënë se e sheh Albën si vajzë të fortë.
“Shprehe atë që e ke brenda”, është shprehur Benita.
Limi për situatën me Albën: Kam respekt për të, e shoh që ka gjëra për t’u sqaruar
Limi është shprehur i hapur që të sqarojë situatën e krijuar me Albën.
Ai është shprehur se këtë do ta bëjë në mënyrë njerëzore dhe tha se ka respekt për të.
“E shoh që ka gjëra për t’u sqaruar, do të doja që ta bëja në mënyrën më të bukur, më njerëzore, me gjithë respektin që kam për Albën”, u shpreh Limi.
Alba futet në banjo pas gjendjes së rënduar emocionale, Limi i rri tek dera
Situata dhe raporti mes Albës e Limit është diskutuar sonte në Prime.
Alba ka vendosur që të mos flasë në lidhje me këtë situatë, por më vonë gjendja e saj është rënduar.
Në këtë gjendje ajo është futur në banjo, ndërkaq Limi i ka qëndruar tek dera.
Raporti me Limin, Alba zgjedh heshtjen
Limi ka folur sonte në Prime në lidhje me raportin e tij me Albën.
Ndërkaq, Alba ka zgjedhur heshtjen kur bëhet fjalë për këtë raport.
Ajo nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë situatë.
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Sonte në Prime është diskutuar raporti dhe situata mes Albës dhe Limit.
Derisa Alba ka vendosur të mos flasë, Limi ka treguar versionin e tij.
Në një moment, Limi i tha Albës që nuk ka ardhur në shtëpi për të.
Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre
Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës.
Alba ka vendosur që të mos flasë në lidhje me këtë raport, por këtë gjë e ka bërë Limi.
Derisa ai po fliste, Albës i kanë rrjedhur lotët.
Diagnostikimi i mbesës me leukemi, Dolce rrëfen momentin prekës!
Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer publikisht betejën e mbesës së saj me leukeminë.
Me lot në sy, ajo tregoi se si një lajm i papritur ndryshoi gjithçka për familjen e tyre.
Dolce tregoi edhe momentin kur mori telefonatën nga vëllai i saj, derisa pranoi se kjo situatë e ka mpirë emocionalisht:
“Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen një moment që je i paaftë, nuk ke forcë dhe, kur bëhet fjalë për shëndetin e mbesës tënde, ti nuk mund të bësh asgjë. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë se vajza është diagnostikuar me leukemi. Mundoja t’i thoja: mos ki frikë.
“Filluan t’i binin flokët, i kishte kaçurrela, i binin te jastëku. Isha mërzitur për vajzën, por isha akoma më e mërzitur për vëllain tim. Unë nuk e shikoja dot, nuk e di si ta shpjegoj. Po e shikoja te mbesa ime një gjë kaq të rëndë. Unë jam fikur, nuk kam emocione, mundohem të gëzohem, por më duket se ka mbaruar çdo gjë derisa ta shoh që ajo ka bërë më mirë. Ajo është më mirë. Është duke u shëruar. Tani ndihem e vdekur brenda, do të lind për së dyti kur të bëhet mirë mbesa”.
https://www.youtube.com/watch?v=8ez8qLpXcWo&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Sfidat e Dolces përball racizmit gjatë shkollimit: Ma bënin se isha shqiptare!
Në rrëfimin e jetës, Dolce ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Dolce rrëfeu të gjitha nga tregimi i saj për shkollën dhe bullizimin që i është bërë e deri te ikja e saj në Itali e kthyerja në Tiranë.
“Nuk ia shpreh dot dashurinë që kam për të, dhe kjo më pengon shumë. Kur përmend mamin, e përmend mamin e babin bashkë. Në adoleshencë isha tip ndryshe, rrija vetëm, nuk përshtatesha me të tjerët. Preferoj të jetojë më shumë kështu, e tërhequr. Kurse unë jam munduar t’iu përshtatem të tjerëve, por jo tani nuk e bëj. Kurrë nuk jam. Si mund të jesh i keq, i ligë, nuk e kuptoj.
“Kam vendosur të jetojë edhe ne Tiranë, pas pandemisë. Kam pasur edhe një lidhje. Kam thënë të vete për një javë në Shqipëri dhe ngela atje. Jam ndarë, kam preferuar ta ndajë ehde nëse unë e doja. Si vëlla e motër, dhe unë këtë nuk e doja në një marrëdhënie. Duhet ta ndash nëse nuk je më e lumtur.
“Kjo gjë nuk ndodhi për fajin e të dyve. Gjërat bëhen bashkë”.
Rrëfimin e mbylli me fjalën “unë që 20 vjeçe doja shumë fëmijë”.
Zbret çmimi i madh, kjo është vlera aktuale
Labi ka hequr 2 mijë euro nga çmimi i madh, kjo për ta takuar gruan e tij.
Këtë gjë e kanë mbështetur edhe shumica prej banorëve.
Vlera aktuale e çmimit është 169 mijë euro.
Labi emocionon Laureten me dedikim: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes
Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se është heroina e familjes.
Ai e emocionoi gruan, duke i thënë se do të vdes me të, derisa u shpreh edhe se nuk e ka tradhtuar kurrë.
“Kurrë nuk të kam tradhtuar dhe kurrë s’do të të tradhtoj. Me ty kam nisur prej 13 vjeç dhe me ty do të vdes”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Xvw7YKqczAw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Fëmijë jashtëmartesor me një serbe? Labi: Do bëj ADN për të dëshmuar se s’jam babai
Labi ka folur sonte në Prime në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar në lidhje e një fëmijë jashtëmartesor me një serbe.
Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke sqaruar situatën në detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=_DJ9uaCXPEU&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Situata mes Elijonës dhe Klodit, ndez debatin në shtëpi, përfshihen edhe banorët e tjerë
Në fillimit të Prime sonte është diskutuar situata mes dy banorëve të shtëpisë, Elijonës dhe Klodit.
Ky raport ka ndezur debatin brenda shtëpisë, përcjell Klankosova.tv.
Në diskutim përveç Elijonës dhe Klodit, janë përfshirë edhe disa banorë të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=T0CeaXKqfdk&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Hapet televotimi për kapitetin e javës
Tashmë ka nisur PRIME i Big Brother VIP Kosova 4.
Me fillim, banorët janë informuar se sonte do të ketë një televotim.
Është hapur televotimi për kapitenin e javës.
https://www.youtube.com/watch?v=mAIwK0zfWSs&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.