Klodi: Unë jam bekim për nënën, dua ta bëj krenare
Në PRIME-n e sontëm është dhënë rrëfimi mbi jetën e Klodit.
Klodi ka treguar shumë gjëra, mes tjerash që ka një motër dhe vëllezër nga babai.
Por ai zbuloi pikën e tij të dobët, nënën.
Klodi tha se ai është bekimi i saj dhe do që ta bëjë krenare.
https://www.youtube.com/watch?v=EgPcLcAyP8c
Elijona e quan skuthe Hygerten, tensionohet debati mes tyre në PRIME
Debati mes Hygertës dhe Elijonës ka shkruar në tone të larta.
Kjo e fundit madje e ka quajtur skuthe këtë të parën.
Për të parë një copëz nga diskutimi i tyre në PRIME, shini videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=t7yipRP7kzo&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Limi surprizohet nga djali i tij: Ka 1 vit që s’e kam takuar
Limi ka marrë një suprizë të këndshme në PRIME-n e sontëm.
Ai ka pranuar një videomesazh nga djali i tij i cili i dha kurajë dhe i tha se i mungon shumë.
Limi pohoi se ka një vit pa e takuar të birin.
https://www.youtube.com/watch?v=o-9gPjs8Igw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Reagimi i Albës pasi i mori biletat e fatit: Nuk do ta zhgënjej Limin (VIDEO)
Limit iu dha mundësia t’ia dhurojë dikujt biletat që pati mundësi t’ua marrë pesë banorëve.
Ai zgjodhi ish të dashurën e tij, Albën, të cilës iu bë goxha qejfi.
Shihni reagimin e saj kur Limi ia dhuron biletat:
https://www.youtube.com/watch?v=ICAIBM7fD0c&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Momenti kur Limi ua merr biletat e fatit banorëve, ja reagimi i tyre!
Limit i ka ardhur mundësia t'ua heqë pesë banorëve biletat e kthimit në rast eliminimi.
Ludo, Labi "i ri", Londrimi, Klodi dhe Benita janë emrat që ai i ka zgjedhur.
Banorët në fjalë janë shprehur si "të relaksuar" pasi iu morën biletat.
https://www.youtube.com/watch?v=KP7yu8T0RMI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Momente të tensionuara në party mes Albës, Limit dhe Dolces (VIDEO)
Mbrëmë ka pasur momente të tensionuara mes trekëndëshit Alba – Limi – Dolce.
Kjo u diskutua edhe në PRIME dhe duket se Limi tash “nuk po rehatohet” as me Dolcen.
Më poshtë mund të ndiqni klipin që përmbledh të gjithë situatën:
Reagimi i Albës kur kupton se Limi po pauzon lidhjen me Dolcen (VIDEO)
Limi po ‘pauzon’ në raportin me Dolcen, sipas debatit në PRIME-n e sotëm.
Por, a i konvenon kjo ish të dashurës së tij, Albës?
Shihni reagimin e saj kur e merr vesh këtë gjë.
https://www.youtube.com/watch?v=Eid2_W91bpA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“U afrua me Albën” – Dolce distancohet nga Limi (VIDEO)
Telashe në parajsë?
Limi dhe Dolce kanë diskutuar në PRIME për raportin e tyre.
Kjo e fundit u distancua nga Limi pas “afrimit” të tij me Albën.
https://youtu.be/ovgomXDcQHA
Londrimi, fituesi i sesionit fotografik nga Piano Parfum (VIDEO)
Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, është shpallur fitues i fotoshooting-ut nga Piano Parfum.
Pos që ka dalë i pari me plot 2,2 milionë klikime, ai fitoi edhe një çmim prej 2 mijë eurove, transmeton Klankosova.tv.
Ai u shpreh falënderues për të gjithë ata që e përkrahën.
Shihni më shumë në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=jWbsEvUqszo
Olta-Londrimit: Dua të të kem shok (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari ka pasur disa gjëra për t’i thënë Londrimit.
Së pari, ajo i tha që Londrimin do ta ketë shok, megjithatë shtoi se ai mjaft e ka mbuluar Klodin, transmeton Klankosova.tv.
“Londrim, je shok shumë i mirë, unë do doja shumë të të kisha shok, por mjaft mbulove Klodin”, i tha Olta banorit.
“Kismet kemi me qenë”, u shpreh Londrimi.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=BPhUN341D10
“E dua shumë”, Benita shpreh ‘ndjesitë’ për Klodin (VIDEO)
Pasi u transmetuan pamjet kur Klodi u përkujdes tej mase shumë për Benitën, kjo e fundit pati për të thënë diçka për banorin.
Ajo i tha fjalët më të bukura për Klodin, transmeton Klankosova.tv.
“Sado që kam inat me Klodin, kur e pash këtë klip ma kthej komplet mendjen. Klodin e dua shumë si person”, tha Benita.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=bU8IE6nqWUA
“E dua atë çikë”, dalin pamjet e patransmetuara mes Klodit dhe Benitës (VIDEO)
Këtë Prime, janë shfaqur për herë të parë pamjet që nuk u transmetuan të festës së madhe që kishte organizuar Vëllai i Madh për banorët.
Në këtë festë, Benita e kishte tepruar me pije, dhe Klodi ishte gjetur afër saj, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo insistimi i Limit që Benita të pinte ende, e kishte acaruar tej mase Klodin, i cili ishte shprehur i mllefosur me të.
Madje ai është parë duke qarë për Benitën, duke thënë se e do Benitën dhe nuk do ta shohë në këtë gjendje.
“Besom që askush nuk do të të shoh më mirë se unë”, i kishte thënë Klodi Benitës.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=i8JnaDn7uo0
“Si thikë në zemër me ma ngul” – Benita ia thotë në sy Klodit se është lënduar nga ai (VIDEO)
Klipi i përmbledhur mes përplasjes së Klodit dhe Benitës, ka ndezur debat edhe në Prime.
Klodi i kishte thënë Benitës se ajo do meshkujt për para, dhe për këtë fjali, banorja është shprehur shumë e prekur, transmeton Klankosova.tv.
“Më kish dhimt prej çdo banori, po jo sa pesha që ka ndiku Klodi. Nuk e kam prit. Si thikën në zemër me ma ngul”, u shpreh Benita.
Shihni më shumë në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=lbMbwe1oyes
Leonora Jakupi e ashpër me konkurrentët: Kujdes si flisni për UÇK-në! (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka pasur një kërkesë të veçantë ndaj banorëve.
Teksa disa nga konkurrentët kanë përmendur UÇK-në gjatë lojës, ajo i ka lutur të gjithë që të kenë kujdes si flasin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Kur flasim për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju kisha lut të flisni me shumë kujdes, sepse është një vlerë shumë e lartë dhe për këtë temë ngritni një debat më konstruktiv dhe flisni qartë për ato vlera”, tha opinionistja.
Për më shumë, mund të ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=jksv1lyLmP0
“Tradhtar”, “Shpifës” – tension mes Labit dhe Labinotit edhe në Prime (VIDEO)
Klipi i përmbledhur i debateve të ashpra mes Labit dhe Labinotit ka ndezur edhe më tej përplasjen mes dy banorëve.
Situata mes tyre nuk u qartësua aspak mes tyre, teksa ofendonin njëri-tjetrin për gënjeshtra, shpifje e tradhti, transmeton Klankosova.tv.
Konkurrentët tentuan të sqarohen rreth historisë nga ana e tyre, por që nuk gjetën as kohë për shkak të përplasjeve që kishin me njëri-tjetrin.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=I_fANmFbhew
Dini i shpreh ngushëllime Labit për humbjen e gjyshit: Mbaji kujtimet e mira… (VIDEO)
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti nisi Prime-in e sotëm pak më ndryshe.
Me rastin e ndarjes nga jeta të gjyshit të Labit, Dini i shprehu ngushëllimet më të thella banorit, transmeton Klankosova.tv.
“Në emër timin dhe të produksionit, desha të shpreh ngushëllime për humbjen e gjyshit, Labit. Pastë dritë shpirti i tij Lab. Uroj të gjesh forcën të vazhdosh qëndrimin në shtëpi dhe t’i mbash kujtimet e mira që ke për gjyshin”, tha Dini
https://www.youtube.com/watch?v=J__bRaBf2ig
Prime i 20-të shpërthen sonte: Dalin pamjet nga festa, zbulohet e vërteta mes Klodit e Benitës
Ka nisur Prime i 20-të i Big Brother VIP Kosova 4, me një mbrëmje që pritet të jetë plot tension, surpriza dhe zbulime të forta.
Sonte publiku do të shohë pamje patransmetuara nga festa, ndërsa do të zbulohet e vërteta mes Klodit dhe Benitës, që ka trazuar shtëpinë.
https://www.youtube.com/watch?v=7ugkncwsBJY
Në fund të spektaklit, njëri nga pesë banorët e nominuar: Arditi, Hygerta, Ludo Lee, Alba ose Labinoti, do ta lërë shtëpinë më të madhe në vend.
Kush e mbyll rrugëtimin sonte? – mësojeni në spektaklin e zjarrtë që ju pret me fillim nga ora 21:00..
https://www.youtube.com/watch?v=VH-seMvzDUE