Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 4 kanë dhënë dy emra për t’i nominuar dhe dy arsye.
Nga nominimet që kanë bërë banorët, përveç Toneyt dhe Kushtrimit si më pak të preferuarit e publikut, shkojnë edhe Alba, Labi dhe Labinot Haxhiu.
Shumë nga banorët e nominuan Labinot Haxhiun për shkak se thanë që duan ta shohin më të inkuadruar.
Ndërkaq, për Albën thanë që nuk është reale në lojën që bën.
Elijona, si banorja më e preferuar e publikut, falenderoi secilin që e ka votuar, gjatë kohës që nominoi Labin që tha se do të duhej që ai ta linte vet shtëpinë dhe Benitën.
Elijona është zgjedhur banorja e preferuar nga votat e publikut.
Më pak vota nga publiku si banorë të preferuar janë: Toney dhe Kushtrimi, shkruan Klankosova.tv
Ndryshe, banorët më pak të preferuar shkojnë automatikisht në nominim.
https://www.youtube.com/watch?v=BnFVxtD05d4
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
LudoLee është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova 4.
Luvdovik Tunaj tha se ftesën për BBVK e ka marrë me gjithë zemër.
Ai tha se do të tregojë më shumë se si një djalë nga Kosova ka arritur të bashkëpunojë më yje nga e gjithë bota.
Derisa shtoi se me këtë hyrje do ta sfidojë vetën.
Ndiqeni videon për më shumë:
Benita ‘diss’ Dolces, i zgjatë dorën Edit: Nuk mund të ul askush ty (VIDEO)
Pasi Edi dhe Dolce prishën marrëdhëniet, Dolce ishte ajo që “ngushëlloi” Edin.
Ajo i tha se nuk mund ta ulë askush, ndërkohë që Edi ju përgjigj me “jo more”.
“Ed, s’un të ul kërkush, kaq, e njeh vetën”, i tha Benita Edit.
Ndiqeni videon për më shumë:
Edi nuk përmbahet e kafshon me dhëmbë në krah Dolcen (VIDEO)
Edhe pas debatit që pati me Dolcen, Edi nuk është përmbajtur duke e kafshuar në krah Dolcen.
“Momenti me real mes dy njerëzve që njihen”, tha Alba.
Ndërkohë, Edi dhe Dolce nuk mund t’i mbanin të qeshurat.
Ndiqeni videon për më shumë:
Sasa - Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je
Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e saj ndaj Edit.
Ajo i tha Dolces se ka dalë shumë keq me djemtë e tjerë në Grande Fratello, duke shtuar se “të doli fytyra e vërtetë”.
Sasa e luti Dolcen që të mos e le fajtor Edit në këtë rast.
https://www.youtube.com/watch?v=f4YviZ_yWLY&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Përballje sy me sy e Dolces dhe Edit, debati merr flakë
Sy më sy, Edi dhe Dolce janë përfshirë në një debat të zjarrtë lidhur me deklaratat e kësaj të fundit të bëra në “Grande Fratello”.
Teksa Dolce shpjegon deklaratën e saj, ajo tha se ekziston dallim mes njohjes dhe një lidhjeje dashurie.
Nga ana tjetër, Edi vazhdon ta pyesë për distancën që, sipas tij, ajo ka treguar ndaj tij pas kthimit nga “Grande Fratello”, duke i kërkuar sqarime.
https://www.youtube.com/watch?v=mwVMhW8lj_4&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka tha Dolce për të në Grande Fratello
Edi dhe banorët e tjerë të BBVK4 kanë dëgjuar deklaratat që Dolce bëri në Grande Fratello, ku tha se nuk ka pëlqim për askënd.
Pasi pa klipin, Edi dhe Dolce diskutuan për ndjenjat me njëri-tjetrin.
Edi e pyeti Dolcen: “Prej që je kthy nga Grande Fratello, e kam parë një farë ftohësie, edhe pyetja është cila është arsyeja që e ke bë këtë veprim që je distancu”.
Ndërkaq, Dolce i tha Edit se mendon se ky është larguar nga ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=Y2q0wmKhlok&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga motra
Pas rrëfimit të dhimbshëm që Shkurta bëri sonte gjatë prime-it, ku foli hapur për aktivitetin e saj humanitar dhe sfidat e shumta me të cilat është përballur ndër vite, ajo mori një mesazh prekës nga motra e saj.
Përmes një video-mesazhi, motra e Shkurtës e mbështeti fuqishëm, duke i shprehur dashurinë dhe krenarinë e gjithë familjes për të.
“Ti e di që të dua shumë, jo vetëm unë, por e gjithë familja. Të mbështesim pafund, sepse e dimë që je shpirt artist, human, ke karakter të guximshëm dhe të fortë. Presim nga ti edhe më shumë humor dhe energji pozitive, sepse dimë sa shumë ke për të dhënë”, i tha motra asaj.
https://www.youtube.com/watch?v=RCzs0ereRSs&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Rrëfimi i trishtë i Shkurtës për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin seksualisht!
Shkurta ka ndarë sonte një rrëfim të dhimbshëm për rrugëtimin e saj në humanizëm.
Ajo në dhomën e rrëfimit para para publikut tregoi se këtë rrugë ee ka nisur që në moshë të vogël, e shtyrë nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.
Përveç sakrificave të shumta, netëve pa gjumë dhe sfidave të vazhdueshme, Shkurta rrëfeu se gjatë aktiviteteve humanitare ka përjetuar edhe situata tejet të rënda, përfshirë tentativa për keqpërdorim seksual.
https://www.youtube.com/watch?v=0TiWkUKAwtQ&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Mos më fol mua për lojë”, Labi-Oltës: Po të ishe ti e fortë, do ta kishe fituar lojën atje
Labi nuk i priti mirë opinionet e Oltës sonte.
“Mos më fol mua për lojë, sepse po të ishe ti e fortë, do ta kishe fituar lojën atje”.
Kështu iu drejtua Labi sonte Oltës, opinionistes dhe njëkohësisht ish-banores së BBVA.
“Si 7 burra” – Fjolla e tensionuar në Prime ngritet në këmbë
Fjolla është tensionuar gjatë diskutimit me Londrimin, duke u ngritur edhe në këmbë.
“Ajrokremi nihere, e eci si 7 burra, ndash për burrë ndash për gru, ndash me juve fmijëve me lujtë. Mashtrues se me kamera po e bën për vëmendje”, i tha Fjolla Londrimit.
Derisa, Londrimi insistonte duke i thënë se: “Ke mujtë me evitu problemin”.
https://www.youtube.com/watch?v=udDkf2lSN98&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
“Je i vogël”, agravon debati mes Fjollës dhe Edit
Me nisjen e këtij prime-i kanë filluar menjëherë debatet mes banorëve.
Shkak u bë ditëlindja e Dolces, e cila ngriti tensione dhe solli një debat të fortë mes Fjollës dhe Edit gjatë festës së asaj nate.
Përplasja nuk u mbyll as sonte gjatë prime-it, ku asnjëri prej tyre nuk u kursye ndaj tjetrit.
“Je i vogël”, i thotë Fjolla Edit, dhe jo vetëm kaq…
https://www.youtube.com/watch?v=arIWGCt4HaA
“Ti je ajrokrem”, Fjolla eskalon edhe ndaj Londrimit
Tensioni i debatit mes Edit dhe Fjollës përfshiu edhe Londrimin.
Gjatë përplasjes, Fjolla nuk u kursye as ndaj Londrimit, duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je ajrokrem”.
Reagimi i Londrimit nuk mungoi, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
https://www.youtube.com/watch?v=KmEouy9fiK0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Hapet televotimi: Zgjidh banorin tënd të preferuar!
Me fillimin e spektaklit “Vëllau i Madh”, ka nisur televotimi për banorin e preferuar.
Deri në fund të Prime 9, publiku ka mundësinë të votojë banorin që dëshiron.
Mos e humbisni këtë shans!
https://www.youtube.com/watch?v=hLX9h6wF6kg
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Kanë vazhduar diskutimet edhe në Prime lidhur me hatërmbetjet e Benitës ndaj Dolces, e cila nuk e ftoi në festën e ditëlindjes.
Benita ia tha në sy Dolces se nuk e ka ftuar pasi e xhelozon.
Ndërkohë, Dolce mohoi një gjë të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=zXibLSJ1hXY&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Fjolla i kërkon falje familjes së Edit pas debatit të ashpër në oborr
Fjolla i ka kërkuar falje familjes së Edit për fjalët që janë përdorur gjatë ditëlindjes së Dolces pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së BBVK-së.
Banorja i tha se Edit nuk i kërkon familje pasi, siç tha ajo, e ka merituar.
https://www.youtube.com/watch?v=wge8nY-K8tI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
●●●
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.