11.11.2024 · përditësuar para 601 dite12 min lexim
00:50 - Ja kush janë të nominuarit e kësaj jave
Të nominuarit e kësaj jave janë Ana, Lela, Gjesti, Xheneta, Gresa, Mevlani dhe Leo.
Ana dhe Lela ishin direkt në nominim si më pak të preferuarat e publikut, ndërsa më poshtë gjeni kush-kë nominoi;
Diana: Gjesti dhe Mevlani;Vullneti: Gjesti dhe Leo;Mevlani: Sara dhe Vullneti;Lela: Rovena dhe Gjesti;Gresa: Drenusha dhe Xheneta;Driloni: Mevlani dhe Leo;Burimi: Gjesti dhe Xheneta;Xheneta: Xuxi dhe Gresa;Sara: Xheneta dhe Gjesti;Rovena: Vullneti dhe Gresa;Leo: Xheneta dhe Arioni;Kevini: Diana dhe Burimi;Gjesti: Xuxi dhe Gresa;Drenusha: Xuxi dhe Gresa;Arioni: Mevlani dhe Leo;Ana: Gjesti dhe Leo;Xuxi: Mevlani dhe Gjesti.00:31 - Ana dhe Lela të "shokuara" pasi kuptuan se dolën banoret më pak të preferuara nga publiku
Ana dhe Lela kanë shkuar direkt në nominim pasi kanë marrë më së paku vota në televotimin e hapur.
Lela tha se ka ndikuar Prime i fundit për të dalë më pak e votuar.
“Pak, besoj se sigurisht Prime i fundit në këtë rast e kuptoj dhe është në rregull”, u shpreh Lela.
Ndërsa Ana tha se nuk ka ndonjë arsye që pse ka ndodhur kjo gjë.
“Jo nuk e kam pritur. Nuk e di, jam munduar të jem aktive me bë muhabet me krejt banorët, nuk e di nuk kam ndonjë arsye që pse”, tha Ana.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=dh7yyocYUeo
00:26 - Ana dhe Lela më pak të preferuarat, shkojnë automatikisht në nominim (VIDEO)
Televotimi për të preferuarin e javës është mbyllur minuta më parë.
Dy më pak të preferuarit nga ky televotim janë Ana dhe Lela dhe të dyja automatikisht kanë shkuar në nominim.
Anës dhe Leles do t’i bashkëngjiten edhe banorët e tjerë që do të japin nominimet.
Kujtojmë se Ana dhe Lela nuk mund të nominohen nga banorët e tjerë teksa të dyjat mund të nominojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=dh7yyocYUeo
00:07 - Mbyllet televotimi për banorin e preferuar
Është mbyllur televotimi për banorin e preferuar.
Dy banorët më pak të votuar nga votat e publikut do të shkojnë në nominim.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/dcmbfJUYHz4
00:06 - Me performancë të jashtëzakonshme, djemtë e fitojnë 100% të buxhetit (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit për sfidë të buxhetit, djemtë performuan në mënyrë të jashtëzakonshme për vajzat.
E krahas dëshirave të plotësuara për një ditë rresht, edhe kjo paraqitje i ndihmoi djemtë ta fitojnë 100 për qind sfidën e buxhetit.
Ndiqni videon e mëposhtme, për detaje më të hollësishme:
23:53 - E akuzoi se ia vodhi tekstin: Si nisi përplasja e Rovenës me Gjestin (VIDEO)
Gjesti ia kishte kushtuar një këngë Xhenetës.
Por derisa Gjesti ia këndonte Xhenetës refrenin, reagoi ashpër Rovena, duke e akuzuar se ia vodhi tekstin.
“Shkrumb e hi e kam unë”, iu drejtua Rovena, Gjestit.
Reagimin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=9gI6lAU_daQ
23:42 - Drenusha i drejtohet Gresës me emrin “Chucky”, Dini ia tërheqë vërejtjen (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha i është drejtuar Gresës me një emër të një personazhi filmash.
Bëhet fjalë për “Chuckyn”, personazh i filmave horrorr, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, prezantuesi i BBVK, Alaudin Hamiti ia kë tërhequr vërejtjen Drenushës.
“Është personazh i filmave horrorr, dhe më herët përdore terme seksiste, e aspak nuk të shkojnë se vet je grua”, është shprehur kështu Dini karshi Drenushës.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
23:33 - Zbulohet motivi i përplasjes së Vullnetit dhe Gresës
Gresa dhe Vullneti kanë qenë shumë të afërt për gjatë tri javëve që prej nisjes së rrugëtimit në Big Brother VIP Kosova 3.
Por, ditëve të fundit kanë nisur përplasjet mes dyshes ku në një moment Gresa edhe përlotet nga fjalët e Vullnetit.
Banorëve në spektaklin e sotëm në ‘Prime’ iu shfaq raporti i tyre me gjithë ndryshimet që kanë pasur me kalimin e ditëve.
Kësisoj, Vullneti kërkoi që nuk dëshiron të jetë i lidhur me askënd brenda shtëpisë gjë që e acaroi shumë keq Gresën.
Për të parë më shumë nga raporti i tyre dhe ndryshimet e tij – klikoni në videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=BVDzmfo6HJ4
23:27 - “Jam më i lumturi në botë”, Mevlani i emocionuar që po bëhet baba (VIDEO)
Ori, e dashura e Mevlanit, e surprizoi sonte atë.
Madje me vizitën e saj, erdhi edhe lajmi i bukur se Mevlani po bëhet baba, transmeton Klankosova.tv.
“Jam më i lumturi në botë, lajmi më i mirë që e pres që shumë vjet”, u shpreh Mevlani.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
23:22 - Mevlani po bëhet për herë të parë baba, e suprizon e dashura (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani është befasuar nga e dashura.
Aty ajo ia ka konfirmuar se do të bëhet baba për herë të parë.
Momentet e tyre mund t’i shihni në videot e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=P51U-5ZhqBk
https://www.youtube.com/watch?v=FZWDEKn2uVU&t=1s
23:00 - Mevlani: Kam frik që nëna ime nuk është krenare me mua (VIDEO)
Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Mevlani është rrëfyer si asnjëherë më parë.
Ai tregoi vështirësitë e jetës, luftën me depresionin, jetën familjare, si dhe për dashurinë, transmeton Klankosova.tv.
Pas prezantimit të këtij rrëfimi, Mevlani tha diçka që i frikësohet shumë.
“Kam frik që nëna ime nuk është krenar me mua”, u shpreh kështu Mevlani.
Po ashtu ai për herë të parë bëri publike të dashurën e tij.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videot e mëposhtme:
22:54 Mes lotësh Mevlani rrëfen vështirësitë e jetës (VIDEO)
Mevlani i është rrëfyer në një mënyrë të ndjerë ‘Vëllait të Madh’ ku ka treguar vështirësitë e jetës së tij.
Mevlani, mes lotësh, ka rrëfyer jetën e vështirë teksa si djali më i madh i shtëpisë kishte një barrë të rëndë për mirëqenien e familjes.
Por, megjithatë ka folur me shumë dashuri e mall për prindërit, vëllain e motrën e tij teksa tregon edhe se si mori rrugën e imigrimit vetëm për t’i ndihmuar familjes.
Mes tjerash, banori rrëfeu edhe për një temë të ndjeshme e që nuk flitet edhe aq në publik – luftën me depresionin.
Për të parë rrëfimin e jetës së tij – klikoni në videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=M1tpg4e6qD8
22:48 - Milaimi ia përmend babain Xhenetës: A thua si është ndjerë ai pas puthjes me Gjestin?
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka ka komentuar puthjen në mes Gjestit dhe Xhenetës.
Ai e quajti Xhenetën kontraverse, teksa shtoi se ajo i ka studiuar edicionet e mëparshme.
“Si duket i ka studiuar Big Brothet e mëparshëm, po bën një lojë fantastike. Ajo është super kontraverse, jo mua, i nxori blof gjithë ata që e konsideruan gjestin Rezit si ngacmim seksual, duke thënë që nuk ishte ngacmim seksual”, u shpreh Zeka.
“Është super kontraverse 1, ka përdorur shpullën e Rezit, e ka përdorur viktimë edhe babin e saj, unë mendoj puthjen që ajo që e ka bërë me shumë pasion, asnjëherë nuk e dëgjova ‘a thua si është ndjerë babai pas puthjes me Gjestin”.
https://www.youtube.com/watch?v=5zyfYcAvpkc
22:37 - Gjesti dhe Xheneta komentojnë puthjen e tyre, Vullneti i quan injorantë (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të puthjes me plot pasion mes Gjestit dhe Xhenetës, ka reaguar ashpër Vullneti.
Përveç që nuk i konsideron si njerëz “real” me ndjenja të vërteta, ai i quan edhe injorantë çiftin, transmeton Klankosova.tv.
E debati u ndez edhe më shumë, por për të parë më shumë rreth kësaj, ndiqni videon e mëposhtme:
22:30 - Reagimet e çuditshme të banorëve pas puthjes së Gjestit dhe Xhenetës (VIDEO)
Puthja e parë e shkëmbyer mes Gjestit dhe Xhenetës ka ngjallur debat mes banorëve të tjerë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Komentet e tyre ishin nga më të ndryshmet ku nuk u kursyen fare duke thënë se kjo puthje ndodhi si pasojë e pijës e nuk ishte e ndjerë fare.
“Nuk e ndjenë, u puthën nga pija, është puthje fake, shyqyr që s’i kam pa se kisha vjellë, Gjesti dëshiron të fitojë territor”, ishin vetëm disa nga komentet që bënë banorët për puthjen e Gjestit dhe Xhenetës.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://youtu.be/rPL9uiyYwfY
22:30 - Komentet e Xhenetës dhe Gjestit lidhur me puthjen e tyre pasionante
Gjesti dhe Xheneta kanë folur për puthjen e parë brenda shtëpisë.
Ata thanë se e kanë shijuar në maksimum
“Valla më ka zënë habitshëm”, u shpreh fillimisht Xheneta, kur u pyet se kush e mori iniciativën.
“Mirë kemi kaluar, e kemi ndjerë, këta (banorët) nuk po kanë qejf”, tha më pas Gjesti.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/GTi4zD4l2_E
22:17 - “E ndjeva nga këmbët deri në kokë”, Xheneta e Gjesti komentojnë puthjen e tyre (VIDEO)
Xheneta dhe Gjesti gjatë ditës së djeshme kanë shkëmbyer puthjen e parë të tyre teksa që nga dita e parë e rrugëtimit në shtëpi kanë qenë shumë të afërt.
Klipi i puthjes së tyre iu shfaq edhe banorëve të tjerë teksa në një sekuencë Xheneta thotë se e ndjeu puthjen nga këmbët deri tek koka.
Për më shumë detaje klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Jj_yk3nf8to
22:17 - Deklarata e Milaim Zekës për Xhenetën bëri xhiron, opinionisti sqarohet (VIDEO)
Një video e opinionistit të Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zekës, duke sharë me nënë Xhenetën, bëri xhiron në rrjet.
Lidhur me këtë, Zeka është sqaruar natën e sotme, duke thënë se kjo është një video-montazh, transmeton Klankosova.tv.
Madje, ai shton se rastin ka dashur ta paraqes në polici.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:58 - Tensionohet debati në Prime: Replika të forta mes Drenushës dhe Gresës
Gresa dhe Drenusha zhvilluan një debat të ashpër gjatë Prime.
“I thash a po e sheh që e ke fut dorën në jorgan, (Drenusha) sot ma mohonte, tha nuk ekziston ajo gjë ‘ti je mashtruese’, këtu vet e pranoj që për me qetësu Rrezin, u deshke me ia shti dorën nën jorgan”, iu drejtua Gresa, Drenushës.
Kurse më pas Drenusha pati një kundërpërgjigje.
“Unë atë sen e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit, nuk është kjo faktor me shtu gënjeshtra dhe që unë po i mësoj këtu nxënësit, është turp prej një femre”, tha Drenusha.
https://youtu.be/S4r97yMMv4M
21:53 - Xuxi dhe Besforti rikthejnë komunikimin e “lezetshëm” mes tyre (VIDEO)
Ish-konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Besforti është “rikthyer” sonte në Prime, për t’i sqaruar gjërat pas përjashtimit të tij.
Por në komunikimin me banorët, ai pati një bisedë më ndryshe më njërin prej konkurrentëve.
Ishte bashkëbisedimi me Xuxin, që bëri të rikthehej një diskutim i lezetshëm mes dyshes që e kishin brenda shtëpisë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:52 Hapet televotimi për të preferuarin e publikut
Në Big Brother VIP Kosova 3 është hapur televotimi për të preferuan tuaj.
Televotimi është hapur zyrtarisht dhe i njëjti do të zgjasë deri në fund të spektaklit ‘Prime’ sonte.
Publiku mund të votojë për të preferuarin e tij mes 17 banorëve në shtëpinë më të famshme në vend teksa dy më pak të votuarit e publikut po të jenë në nominim.
Prandaj, mos humbisni kohë – votoni të preferuarin tuaj!
https://www.youtube.com/watch?v=BcaDB-_Tzgk
21:47 - Rezi refuzoi të takohej me Besfortin, çfarë thotë ky i fundit? (VIDEO)
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi nuk pranoi të jetë në një ambient me Besfortin.
Këtë ai e deklaroi drejtpërsëdrejti në Prime të tetë të shout më të madh në vend.
E, Besforti u kundërpërgjigj në mënyrë diplomatike.
“Unë Rezit jo një herë, por dy herë i kam kërkuar falje, hajde pajtohemi, hajde bëhu shok me mua”, ka thënë Besforti.
Tutje ai shton se nuk ka kontakt me Rezin pas daljes nga shtëpia, dhe se nuk ia njeh anën e mirë, por vetëm të keqen, transmeton Klankosova.tv.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
Aktori i njohur kosovar, Besfort Daka, është ‘kthyer’ në Big Brother pas largimit të tij në spektaklin e kaluar me zarf të zi.
Ai kësaj radhe erdhi në studio për të treguar gjitha ndodhitë, por me të hyrë në studio ai shkaktoi shumë të qeshura në studio.
Besforti imitoi opinionistin e spektaklit, Milaim Zeka, por për të parë më shumë klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=_V7cu2A5Y_w
21:42 - Rezi refuzon të qëndrojë në studio me Besfortin – ja arsyeja!
Rezarti ka treguar që pse ka refuzuar të qëndrojë së bashku në studio me Besfortin.
“Sepse të jesh brenda, Besforti kur dolëm tha ne jemi jashtë tani, i thash pse brenda në lojë lejohemi të shahemi nga nëna dhe jashtë të jemi shokë”, u shpreh Rezarti.
“Nuk dua të përballem, s’kam nerva”
https://youtu.be/K6zLoqg9xQs
21:38 - Rezi nuk përmbahet, reagon ashpër ndaj banorëve pas komenteve të tyre (VIDEO)
Aktori Rezart Veleshnja u ka reaguar ashpër banorëve për komentet e tyre pas përjashtimit të tij me zarf të zi gjatë spektaklit ‘Prime’ të së premtes.
Ai tha se Drenusha e Mevlani e kanë sharë pak për shkak të largimit të tij – por për të tjerët nuk komentoi fare duke thënë se e kanë fyer.
“Drenusha, Mevlani dhe Xuxi ishin të vetmit njerëz me të cilët mund të komunikoja me të tjerët as që mund të komunikoje fare”, u shpreh Rezi.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
21:37 - Rezi imiton Xuxin: 200-shen unë e fitoj (VIDEO)
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi ani pse është larguar nga shtëpia më e madhe, ai nuk i kurseu imitimet për banorët e BBVK-së.
Rezi imitoi Xuxin, duke e cituar të ketë thënë: “200-shen do e fitoj unë”, transmeton Klankosova.tv.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:34 - Komentet e banorëve për përjashtimin e Rezit dhe Besfortit nga Vëllai i Madh
Vëllai i Madh vendosi që të përjashtojë Rezartin dhe Besfortin për shkak të thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë.
E në lidhje me këtë është përgatitur një klip i veçantë se si reaguan banorët.
Disa u gëzuan dhe disa të tjerë filluan të qajnë.
Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë:
https://youtu.be/mSTspU7CQgk
21:23 - Përjashtimi me zarf të zi, Olta – Rezit: Të ngeci sharra në gozhdë (VIDEO)
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi sot në Prime ka pasur hapësirën për t’u sqaruar, pas përjashtimit me zarf të zi.
Lidhur me këtë, Rezi thotë se e pranon që e ka prekur pa dëshirë të saj Xhenetën, por nuk mund të quhet ngacmim seksual, transmeton Klankosova.tv.
Por, opinionistja e formatit më gjigant në vend, Olta Gixhari e ka thumbuar për këtë fakt Rezin.
“Të ngeci sharra në gozhdë, Xheneta e bëri të madhe sepse u shqetësua, nëse nuk do të bëhej e madhe, ai gjest edhe mund të mos merrej vesh”, tha opinionistja.
Për detaje më të hollësishme, shikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=vmS55g0k0R4
Aktori i njohur Rezart Veleshnja që u largua në spektaklin e të premtes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother.
Sonte në ‘Prime’ ai u kthye për t’u sqaruar me banorin tjetër të eliminuar poashtu me zarf të zi, Besfort Daka.
Rezi në studio erdhi me veshje ngjyrë të zezë e qorape të kuqe – se a kishte ndonjë qëllim për këtë klikoni në videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=d1yY-KTKLkg
21:00 Dramë, emocione dhe shumë tensione – nis Prime i 8-të
Ka nisur edhe Prime i tetë i spektaklit madhështor, Big Brother VIP Kosova.
Këtë Prime mund ta përshkruajmë me tri fjalë, dramë, emocione dhe tensione të shumta, transmeton Klankosova.tv.
Bëhuni gati për një natë të zjarrtë, ku ju presin sqarime edhe prej dy banorëve të larguar me zarf të zi.
https://www.youtube.com/watch?v=OBOG7srPMbg
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.