Gucati: Kam parë njerëz duke qarë për t’u bashkuar me UÇK-në (VIDEO)
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka rrëfyer për përhapjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas masakrës së familjes Jashari në mars të vitit 1998.
Ai për emisionin “Info Magazine”, tha se pas masakrës që ndodhi në familjen Jashari, lufta filloi të zgjerohej shpejt jo vetëm në Drenicë, por edhe në zona të tjera të Kosovës.
“Suksesi më i madh ka qenë pas masakrës së familjes Jashari në mars të vitit 1998. Pas asaj që ndodhi me komandantin, brenda dy javësh, diku rreth 20 ditë më pas, filloi lufta edhe në Gllogjan. Pastaj lufta filloi të përhapej në të gjithë Kosovën, në Llap, në Gollak e në zona të tjera”, tha Gucati.
Ai theksoi se në atë kohë kishte një vullnet të madh të të rinjve për t’iu bashkuar UÇK-së.
“Filluan të rinjtë dhe të rejat që të bashkoheshin me UÇK-në. Ishte një vullnet i jashtëzakonshëm. Unë e kam parë në Likovc, kur kam shkuar për armatim, njerëz duke qarë”, deklaroi ai në Specialen e Klan Kosova.
Ndiqni rrëfimin e plotë:
https://youtu.be/ucjpfkUmhNE
Rrëfim nga Prekazi: “Dajë, përhajr na qoftë lufta” biseda e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)
Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari në përvjetorin e 28 të Epopesë së UÇK-së ka sjellë rrëfime direkte nga Prekazi.
Ai në një speciale në kuadër të emisionit “Info Magazine”, tregoi për bisedat e fundit të Adem Jasharit.
“Dajë, përhajr na qoftë lufta”, ka bisedu me Shani Gecin, është bashkëfshatar i yni, Shani Geci e ka pasë telefonin në shtëpi, Ademi ka marrë informacione se po vijnë forca policore serbe nga Llausha. E ka thirr në telefon dhe i ka thënë a janë çu ata djemtë, a janë në vendin ku duhet, gjoja a janë çu për me dal në pozicione. Kur e ka kuptuar, Shaniu se ne kemi dalë në pozicione, e ka thirr Ademin i ka thënë kqyrni se edhe prej anës suaj janë t’u ardh shumë ”.
“Ademi është lajmëruar, ka biseduar me Shani Gecin për së dyti herë dhe i ka thënë: përhajër na koftë lufta se edhe prej neve janë t’u ardh”, rrëfeu mes tjerash Geci, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=Hppoiii5bMM
“Depërtimi në Prekaz ka qenë i pamundur”, rrëfehet bashkëluftëtari i Adem Jasharit (VIDEO)
Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka ndarë kujtimet e tij për ditët historike të 5, 6 dhe 7 marsit.
Në një speciale në kuadër të emisionit “Info Magazine”, ai ka rrëfyer sesi ushtria serbe kishte rrethuar dhe bllokuar fshatrat e Drenicës gjatë këtyre ditëve.
“5, 6, 7 marsi ka domethënie shumë të madhe për neve, kujtimet na rikthejnë për 28 vite mbrapa. Ka çka të kujtohet mjaftueshëm, ka çka flitet mjaftueshëm. Ka qenë një periudhë jo e zakonshme për neve, një forcë jashtëzakonisht e madhe. Ushtria serbe, në atë kohë, u përfol se ka rrethuar afër 7 mijë trupa, nga Tërnavci, nga Morina, dhe kemi qenë të bllokuar të gjithë fshatrat e Drenicës. Më 4 mars kemi marrë informacion se Llausha do të rrethohej, ashtu e kemi pritur. Një pjesë e policisë serbe e ka rrethuar pjesën e Llaushës, dhe ushtarët e parë u vranë, përfshirë Miftar Rrecin të Llaushës, i cili ka qenë pjesë e rojës atë natë”, tha Geci për Klan Kosova.
Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e bashkangjitur:
https://youtu.be/Z4dx2AkOTOI
Emisioni Info Magazine në Klan Kosova vjen me një edicion të veçantë drejtpërdrejt nga Prekazi, në kuadër të përmbylljes së Epopesë së UÇK-së.
Ky program special i kushtohet shënimit të 28-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike që përkujton sakrificën dhe rezistencën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Nga studioja e veçantë e vendosur në Prekaz, me të ftuar të shumtë, do të transmetohen të gjitha aktivitetet përmbyllëse në kuadër të përvjetorit të Epopesë.
Në kuadër të manifestimeve përkujtimore, në Prekaz mbahet edhe manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”,që simbolizon qëndresën dhe sakrificën për liri.
Sipas agjendës së organizimit, nga ora 18:15 do të bëhet ndezja simbolike e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.