Super spektakli i Big Brother Vip Kosova 4 ka nisur me emocione të forta.
Data e finales së madhe zbulohet sonte dhe po pritet me padurim nga banorët, por edhe nga publiku.
Në këtë prime të 25-të, nuk do të mungojnë as përballjet e forta.
Të gjitha mund t'i ndiqni edhe në kanalin zyrtar në Yotutube.
https://www.youtube.com/watch?v=wjyz-E17dxM
Hapet televotimi për finalistin e parë të Big Brother VIP Kosova 4 (VIDEO)
Benita dhe Londrimi janë shpallur fitues të sfidës së kapitenit dhe kanë zgjedhur grupet e tyre për këtë fazë të Big Brother VIP Kosova.
Grupi i Benitës: Klodi, Ludo, Dolce dhe Labi
Grupi i Londrimit: Elijona, Motrat, Hygerta dhe Arditi
Nga sot, do të nisë një maratonë televotimi që do të përfundojë më 20 shkurt, me finalistët që do të zgjidhen nga publiku. Grupi i parë që futet në nominim është grupi i Benitës. Publiku do të votojë për të zgjedhur finalistin e parë, ndërsa ai që do të jetë më pak i votuar do të eliminohet. /Klankosova.tv
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother Vip Kosova 4
Pas shumë spekulimeve, është zbuluar data e finales së madhe të Big Brother Vip Kosova 4.
Edicioni i katërt do të mbyllet më 27 shkurt, duke shënuar fundin e një sezoni plot emocion dhe përballje të forta mes banorëve.
Motrat Aurora dhe Saunita reagojnë ashpër ndaj Labit për akuzat ndaj babait të tyre (VIDEO)
Motrat Aurora dhe Saunita i kanë reaguar ashpër Labit, pasi ky i fundit iu tha se “babai i tyre ka pasur bashkëpunim me serbët”.
“S’muj me kuptu as Labin as Benitën që na vijnë prapa. Benita është t’u e komentu lojën me kë unë rri. Labi veç shpif. I kam thënë Labit se babi të vetmin sen që ma ka thënë është mos me lënë këtë me na ofendu”.
“Lab ti nuk e njeh babin tem, edhe hera e fundit që fol për të. A je babë, a je burrë, a ke fëmi?”, i tha Aurora Labit.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
Klodi e përqafon Elijonën pas situatës me dajën (VIDEO)
Klodi i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë Elijonës pas situatës së saj me dajën.
“Edhe unë muj me shfrytëzu qet publik, po unë e du familjen tem. Unë kam vendos ekstra mos me fol pjesën e ndamjes”, i tha Elijona Klodit.
Ndërkohë, Klodi e luti të qetësohej duke i thënë se gjithçka është në rregull.
Ndiqeni videon për më shumë:
“I paska ra pishman”, reagimi i Elijonës kur lexon reagimin kontravers të dajës së saj (VIDEO)
Sonte Elijonës iu shfaq edhe deklarata kontraverse e dajës së saj, i cili mohon ato që thënë.
Ajo lexoi reagimin e tij në Facebook, dhe teksa e pa, Elijona tha se i paska rënë pishman për ato fjalë që kishte thënë daja në internet, por se ishte mjaftueshëm i rritur për të ditur se një fjalë që del në media nuk shkon aq lehtë pa pasoja.
Ndryshe, Elijona deklaroi se kur të dalë jashtë shtëpisë do të takohet me dajën dhe do të sqarohet.
https://youtu.be/eTseGrXLkEE
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e ke për qëllim me m’mërzit (VIDEO)
Pasi pa reagimin e dajës së saj, Elijona ka reaguar me tone të ashpra, duke thënë se ai ka për qëllim që ta lëndojë atë.
“Qëllimi i dajës është mem mërzit edhe mëm shkaktu dom. Jam mundu mos me zhyt kërkon të familjes tem, edhe me dal daja jem për vëmendje. Unë në rrëfimin tem foli për përjetimet e mia, gjanat e babit edhe mamit mbesin të tyre”.
“Nëse e ndjen me dal edhe me fol këto gjana, duhet me mendu dy herë. Nëse e ka deshtë motrën e vet, duhet me mendu dy herë dhe nuk e lëndon fëmijën e motrës së vet”, tha Elijona.
Elijona shpërthen në lot pasi pa reagimin e dajës pas rrëfimit të saj (VIDEO)
Pasi lexoi zarfin e kuq, Elijona ka shpërthyer në lot, duke thënë se si mundet daja të dal të flet për një anëtar të familjes,
“Ndjej keqardhje se nanën e kam pas shumë të mirë, besom”.
“Tu marrë parasyh se mami nuk është edhe gjyshja e gjyshi më kanë vdek. Edhe nuk është që jam shumë e lidht me të”, tha Elijona.
Ndiqeni videon për më shumë:
Ludo i thotë Elijonës: Me fitu Klodi lojën shkon në Mallorca me të dashurën e tij, jo me ty (VIDEO)
Elijona i ka reaguar ashpër Ludos, pasi ky i fundit i tha se babai nuk i ka dhënë mesazh për lojë.
“Babi të dua shumë. Veç po du me thanë Ludo që s’u ardhë mem dhanë mesazh si lojtare, por si mbështetës i zemrës tem”, tha Elijona.
Ndërkohë, sipas Ludos, nuk është mirë të jepen mesazhe që janë nën ndikim të emocioneve.
Dhe shtoi se nëse Klodi e fiton lojën shkon në Mallorca me të dashurën e tij, jo me Elijonën. /Klankosova.tv
“Mos fol si papagall” – Londrimi ia thotë troç Labit (VIDEO)
Në debatin që po zhvillohet në Prime-in e BBVK-së mes Labit dhe Elijonës u përfshi edhe Londrimi.
Ai nuk hezitoi aspak që t’ia thoshte troç një fjalë.
Londrimi e quajti Labin “papagall”, ndërsa nuk mungoi as reagimi i menjëhershëm i banorit.
“Nëse s’do të kishte kamera, me Beniten…” – Londrimi plas bombën ndaj Ludos (VIDEO)
Debati dhe akuzat mes Ludos dhe Londrimit po vazhdon gjatë prime-it në BBVK.
Londrimi akuzoi Ludon se kishte deklaruar se mund të bënte diçka me Beniten nëse nuk do të kishte kamera.
“Kur isha në banjo, më ka ardhur dhe më pyeti Limi për Albën, ‘A kishe bërë diçka me Alben?’ Këtu ai tani i ka thënë jo për Albën, por po për Beniten”, tha Londrimi.
https://youtu.be/iSmZB_sJrkc
Labi lodhet me fjalë, e ‘ilustron’ sjelljen e Elijonës ndaj Klodit me pije të Go+ (VIDEO)
Akuzat e debatet mes Labit dhe Elijonës po vazhdojnë edhe gjatë prime-it të sotëm të ‘Big Brother VIP Kosova’ 4.
Fjalët duket se nuk i mjaftuan më Labit për ta akuzuar Elijonën se po përpiqet të prishë lidhjen e Klodit me të dashurën e tij jashtë shtëpisë.
Për ta ilustruar situatën, ai u afrua te tavolina, mori disa pije Go+ dhe përmes tyre shpjegoi, në mënyrë simbolike, lëvizjet brenda “trekëndëshit” Elijona-Klodi-Benita.
https://youtu.be/qVCy6zVFKfo
Ludo dhe Klodi po vazhdojnë debatin e tyre, pas përplasjes që kanë pasur këto ditë në shtëpi.
Në bisedat me tone të larta, kishte edhe akuza për 'gay'.
https://www.youtube.com/watch?v=05-0pa13Bgg
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dhe Labit (VIDEO)
Debati i ashpër ka vazhduar mes Elijonës dhe Labinot Rexhës, me këtë të fundit që i tha se “dashuria” ndaj Klodit është për lojë.
Labi e kritikoi Elijonën se po tenton ta ndajë Klodin nga e fejuara, duke i shkuar prapa.
“E ka ofendu edhe Benitës, po i çon kamt, s’po i çon kamt. Si nuk është me Klodin kjo smuhet. Elijonës nuk i pëlqen Klodi por e bën për lojë”, deklaroi Labinoti.
“Shqiptarët duhet me kuptu që ti je tu e prish një çift, Klodin me të fejumen. Çfarëë mesazhi jep ti te vajzat e reja”, tha Labi.
https://www.youtube.com/watch?v=u12tDFIFsL4
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman
Banori i Big Brother Vip Kosova 4 i cili u marta me Elijonën, në një dasmë për show, edhe pse u tha që ka shumë ndjesi mes tyre, ka thënë disa fjalë për natën e tyre.
Në prime-in që ka nisur sonte, Klodi tha se akoma nuk i ka rënë pishman që vendosi të ‘kurorëzohet’.
Edhe Elijona u shpreh se po ndihet shumë mirë, e madje e pati edhe një kërkesë – dasmën në Big ta kenë në një CD si kujtim. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=yRDqfOxZEjQ
Komunikimi i parë me banorët bëhet përmes këngës “Emrin tim” të Xhensilës (VIDEO)
Komunikimi i parë me banorët është bërë përmes këngës më të re të Xhensila Myrtezaj.
Xhensila solli bashkëpunimin “Emrin Tim” me MC Kreshën, dhe 4 ditë pas lansimit numëron mijëra klikime në YouTube.
Nga studio e madhe e Big Brother, gazetarja Gresa Nitaj ka ndarë me publikun se çfarë pritet të ndodhë sonte në shtëpinë më të famshme në vend.
Përveç se do të zbulohet data e finales së madhe të spektaklit, ajo ka treguar se dasma do të jetë temë kryesore diskutimi, ku do të zbulohet një pjesë e prapaskenave.
"Sonte do të ketë përballje mes Elijonës, Benitës dhe Klodit. Kërshëria do të rritet pasi zbulohet data e finales. Benita dhe Klodi do të përballen me njëri-tjetrin, ndërsa do të ketë përballje edhe mes Elijonës dhe Ludos”, tha Gresa.
Përballjet dhe zbardhja e datës së finales premtojnë një natë dramatike dhe emocionuese.
https://www.youtube.com/watch?v=kWci22GK_2E
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.