Limi ka sqaruar situatën me Dolçen gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova.
Ai falënderoi banoren për, siç tha ai, ditët e bukura që ia ka dhuruar gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
Pas asaj skene mes Limit dhe Albës, erdhi edhe reagimi i Dolces.
Ajo tha se kjo sjellje mes tyre është siç e quajti "fake".
"Absolutisht Po. Dhe më vjen keq për njerëzit nga jashtë që e besojnë këtë gjë. Dhe nuk duhet ta marrin si shembull këtë gjë ", tha Dolce.
Dolce u shpreh e bindur se "ata do të ndahen".
_______________________________________________________________________________________________________________________
Një moment goxha emocional ndodhi mes Limit dhe Albës, në Prime-in e 21 të Big Brother VIP Kosova 4.
Duket se ata po shkojnë drejt ribashkimit.
Ata në "Dhomën e Rrëfimit" i dhuruan puthje njëri-tjetrit.
________________________________________________________________________________________________________________________
Alba ia kujton Dolces ndarjen nga Edi: E le në Prime (VIDEO)
Prime-i i 21-të i Big Brother VIP Kosova 4, ka sjellë zhvillime goxha interesante.
Tema dhe debate të zjarrta, u bënë nga banorët live në këtë mbrëmje spektakolare.
Çështja e Limit dhe Dolces, u diskutua nga pjesëtarët e shtëpisë më të madhe në Kosovë.
Në këtë rast, reagoi Alba, e cila ia kujtoi Dolces se si e kishte lënë Edin pikërisht në Prime.
"Ti Dolce, pse bën kështu sikur je mërzitur? A ishte ti ajo që e le Edin në Prime, e para, dhe e dyta a ishe ti ajo që the e vlerësoj marrëdhënien sa ka qenë happy ending", deklaroi Alba.
"Më fal, të dukem Alba e kam emrin unë sipas teje", u kundërpërgjigj Dolce.
“Nuk qaj për një mashkull” – Dolce dhe Alba debatojnë me tone të larta
Atë që e bën Alba për Limin, Dolce thotë se nuk e bën.
Teksa të dyja debatojnë për relacionin që kanë me Limin, Dolce i kundërpërgjigjet banores se ajo nuk do të qante kurrë për një mashkull.
“Unë kurrë nuk do të qaj për një mashkull”, i tha Dolce asaj.
Elijona dhe Klodi fituesit e iPhone 17 – ja reagimi i tyre
Elijona dhe Klodi janë çifti më i votuar nga publiku që fituan secili nga një iPhone 17.
Përmes një loje shpërblyese, dyshja patën fatin të kenë në duart e tyre një telefon të mençur pas një kohe të gjatë mbyllur në shtëpi.
E gëzimin e madh dyshja nuk hezitoi ta shpreh.
“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin
Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime.
Një koment për relacionin e tyre e pati edhe Londrimi, i cili tha se është Klodi ai që nuk po përcaktohet në mes të dyjave.
“Nëse Klodi e bën hapin i pari, Benita me dy duart i gjuhet”, tha Londrimi.
“Bujrum” – Londrimi e fton për ballafaqim Ludon
“Bujrum, ballë për ballë”.
Pas akuzave që Ludo i bëri dhe i paralajmëroi ndaj Londrimit, ky i fundit ka kërkuar ballafaqim ballë për ballë.
“Nëse Ludo dëshiron të përballet face to face me mua, unë nuk kam aspak problem”, tha Londrimi.
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Londrimin?
Sipas Ludos, zgjuarsia, zemërgjerësia dhe sjelljet e mira nuk janë ato që e karakterizojnë Londrimin.
Banori tha se shumë shpejt do ta lëshojë bombën ndaj Londrimit, për t’ia zbuluar publikut se kush është ai në të vërtetë.
“Për momentin s’kam qejf me tregu, por keni me u habit se çka ka me dalë”, tha ai.
Leonora e lavdëron Hygertën: Është arrë e fortë
Sonte po zhvillohet Prime-i i 21-të i spektaklit më të madh Big Brother VIP Kosova 4.
Mbrëmja pritet të sjellë momente interesante dhe debate të shumta mes banorëve. Një nga situatat më të komentuar ishte ajo mes Ludos dhe Hygertës, të cilën e lavdëroi opinionistja Leonora Jakupi:
“Hygerta është një arrë e fortë,” deklaroi Leonora.