01:56- Driloni, fitues i Big Brother VIP Kosova III
Drilon Rama është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova III.
Ai u zgjodh si më i votuari i këtij edicioni, duke marrë çmimin e madh, transmeton Klankosova.tv.
Mes emocionesh, ai pranoi këtë çmim, duke e ndarë gëzimin bashkë edhe me miqtë e tij dhe fansat e shumtë që kanë mbushur Klan Arenën.
Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.
Për të parë këtë moment kulminant të këtij edicioni pas afër 100 ditësh, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=CUlxHBdIT0g
01:30- Çka thanë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, për eliminimin e Xuxit?! (VIDEO)
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, dhe Olt Gixharri, kanë folur pas eliminimit të Xuxit.
Olta u shpreh se Xuxi ka qenë me gjithë ngjyrat e veta aty brenda dhe shumë i vërtëtë në lojë, por që sipas saj ai ka luajtur me hove dhe jo në mënyrë të përhershme, transmeton klankosova.tv.
“Por e ka merituar finalen plotësisht”, u shpreh ajo
Ndërkaq Zeka u shpreh se ai ka bërë një lojë fantastike që nga fillimi deri në mbarim të rrugëtimit të tij brenda BBVK3.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=RAfkuK6ITE0
01:12 - Sara e para që lë shtëpinë në finale (VIDEO)
Sara Kolami është finalistja e parë që la shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.
Sara nuk arriti të mbërrijë çmimin e madh prej 160 mijë eurove, transmeton Klankosova.tv.
Në garë për çmimin e madh vazhdojnë të jenë Driloni, Xheneta, Vullneti dhe Xuxi.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=_AFgOSI0N4g
00:57- Mbyllet televotimi i fundit për këtë edicion në Big Brother VIP Kosova 3
Eshtë mbyllur zyrtarisht televotimi e fundit për këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.
Për pak çaste do të kuptohet se si është renditja e pesë finalistëve, njofton Klankosova.tv.
Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=h4wV3dpzpYk
00:57- “Mos kaj se po dukesh mirë”, pos babait Drilonit i vijnë në vizitë edhe nëna e motra
Një surprizë sfiduese ishte për të.
Driloni kaloi disa sfida që i ka me fobitë e tij me insektet dhe arriti ta takojë babain e tij, me të cilin garoi në boks dhe ia theu rekordin.
E, pos babait, finalistit i erdhën në vizitë edhe nëna e motra, transmeton Klankosova.tv.
“Mos kaj se po dukesh mirë” i tha Driloni nënës së tij, derisa e përqafonte.
Kur brenda hyrën nëna dhe motra, me shaka Driloni tha se po i mbyll dyert se mos po iu hyn ndonjë insekt.
https://www.youtube.com/watch?v=cjSI_eivdJY
00:55 - Driloni dhe babai i tij sfidohen kush e ka më të fortë fuqinë e grushtit, kush fitoi?!
Driloni është befasuar nga babai tij, në finale të Big Brother VIP Kosova 3.
Ky kishte një sfidë me babanë e tij, të rrokin boksin se kush e ka më të fortë.
Se kush ishte më i mirë mund ta shihni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=QZTUQYDEr8E
00:50 - Emocione pafund, Driloni takon babain (VIDEO)
Finalisti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, është surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ në finalen e madhe.
Ai takoi babain e tij pas plot 98 ditësh, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=4qp4X6Zmcso
Babai i tij u shpreh se është shumë krenar me Drilonin dhe ka treguar diciplinë e karakter të fortë në këtë rrugëtim.
Por për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=NwwGfQDtl6I&t=2s
00:37- Një boksier i qetë brenda Big Brother, rrugëtimi i Drilonit si finalisti i parë i këtij formati
Hyri duke bërë boks me ish-banorin Burim Vatoci.
E, me energjinë e tij, lojën dhe me strategjitë që bëri, Drilon Rama arriti deri në finale, duke u zgjedhur si finalisti i parë.
Ai gjatë rrugëtimit të tij, nisi një njohje me Sarën, pastaj bëri dhe dy shokë, siç janë Edi dhe Gjesti, transmeton Klankosova.tv.
Madje, Driloni tha se e vetmja banore që s’do donte debat me të, ka qenë Drenusha.
E, për të kuptuar më shumë nga rrugëtimi i tij në këtë realityshou, ndiqni klipin në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=3AwAOiPrZf4
00:28 - Gresa kthehet në studio, Dini e ngacmon për deklaratat që dha pasi doli nga shtëpia
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, e ka përshëndetur Gresën, ish-banoren e shtëpisë më të famshme në vend.
Megjithatë Hamiti, fillimisht ia ka kujtuar Gresës disa fjalë që ajo ka thënë pasi ka dalë prej shtëpisë.
“T’u ka bërë padrejtësi ty”, ishin fjalët që Dini ia tha Gresës, duke e ngacmuar.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=a-0B5hoZ7cg
00:25 - A janë ende bashkë Diana dhe Arioni? (VIDEO)
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 ka bërë që Diana dhe Arioni të kenë paraqitjen e parë televizive bashkë.
Të dy u dhanë fund aludimeve për lidhjen e tyre se a janë bashkë apo të ndarë, transmeton Klankosova.tv.
Diana u shpreh se janë bashkë që nga momenti kur Arioni la shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.
Ndërsa Arioni u shpreh se të gjitha aludimet për ndarje janë të pavërteta dhe janë bërë vetëm për klikime.
Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=4dsUGQVOmHI
00:02- “Ku je nanushi jem” – Vullneti takohet me familjen pas 3 muajsh (VIDEO)
Vullneti ka surprizuar familjen e tij, ku u takua me prindërit dhe familjen e tij pas 3 muajsh.
Në një takim emocional në shtëpinë e prindërve në fshatin prej ku vjen në Negroc, Vullneti përcolli emocione të forta.
“Ku je nanushi jem”, u shpreh ndërsa përqafoi fort nënën e tij i njëjti, transmeton klankosova.tv.
Për të parë pamjet, ndiqni pamjet e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=iAqnR5fWJTE
00:00 - Vullneti emocionohet, ia dërgon tortën e ditëlindjes babait të tij
Vullneti e ka befasuar babanë e tij në ditëlindjen e 77-të.
Ishte një moment emocionues për babanë e tij, i cili nuk ishte në dijeni për ardhjen e tij.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=TeUn7-rEZ9o
23:56 - Driloni takon prindërit e Sarës, kërcen valle me ta (VIDEO)
Driloni ka takuar prindërit e Sarës në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.
Prindërit dhe shoqëria i erdhën Sarës për surprizë në natën finale të Big Brother VIP Kosova 3, transmeton Klankosova.tv.
Ai takoi prindërit e saj dhe kërceu valle me ta teksa atmosfera festive në shtëpi ishte në kulminacion.
Por për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=ZU2WcOe9_Nw
23:39- Nuk i pa qe 100 ditë, Sara surprizohet me një darkë me familje e shoqëri (VIDEO)
Nga Shqipëria erdhi në Big Brother VIP Kosova.
Sara Kolami, një nga finalistet e këtij edicioni, për 100 ditë nuk i pa familjen e saj.
E në këtë natë finale, ajo u surprizua nga Vëllai i Madh me një darkë me familjen e saj dhe shoqërinë.
Por, jo vetëm ajo u surprizua edhe me muzikë LIVE, ku u ftuan edhe finalistët tjerë për të shijuar këto momente argëtuese, transmeton Klankosova.tv.
Mes emocioneve të mëdha, ja klipi surprizues i Sarës:
https://www.youtube.com/watch?v=WhO8NVnp954
:39 - Letra e Sarës për përjetimet e saja në Big Brother VIP Kosova - Ja çka tha!
Sara ka lexuar letrën për përjetimet e saj brenda Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo filloi letrën nga vështirësitë që pati në fillim kur ka hyrë dhe ecurinë pastaj.
“E mbaj mend mbrëmjen e parë kur hyra në shtëpi, ndjeva që të tjerët nuk më mirëprisnin, të jem e sinqertë u frikësova. U futa brenda me një qëllim. Nisur nga java e parë u bëra kapitene dhe nuk jepja dorëheqje”, filloi Sara duke lexuar letrën e saj, duke nisur nga ajo që është person introvert.
“Java e parë ka qenë shumë konfuze për mua, por pak nga pak fillova të hapem. Ajo që më mësoi kjo shtëpi se të qash nuk është dobësi por çlirim”.
“Është interesante procesi që ndodhë këtu, humbet lidhja me realitetin, si gjithçka bën mendon ekzistenca jote kthehet në lojë", vazhdoi ajo me emocione.
“Sa ndihem fituese aq mirënjohëse, të njihja edhe veten më shumë, kur edhe të tjerët me vunë në dyshim, zgjodha veten dhe jo lojën”.
https://www.youtube.com/watch?v=Si6lbwi3urg
23:36 - Nga introverte në një shtëpi me 24 banorë, rrugëtimi i Sarës në BBVK 3 (VIDEO)
Sara Kolami është banorja që u bë pjesë e shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ që nga 18 tetori i vitit të kaluar.
Në rrugëtimin e saj Sara tregoi ngjyrat e saj më të mira teksa vetën e konsideronte si shumë introverte, transmeton Klankosova.tv.
Në një klip të përmbledhur me momentet e saj më të mira e të rëndësishme në shtëpi, Sara u shpreh se Driloni e ndihmoi të shfaq disa gjëra që nuk do i shfaqte me të tjerët.
“Në gjithë këtë falsitet marrëdhënia jonë ishte e sinqertë”, u shpreh Sara.
Por, për të parë momentet kryesore të Sarës në BBVK 3, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=uhZFifyeB0k
23:29 - Letra e Vullnetit dhe përjetimet e tij në Big Brother VIP Kosova 3
Finalisti i radhës, Vullneti, e ka lexuar letrën e tij për përjetimet që i ka pasur për 100 ditë në shtëpinë më të famshme në vend.
Ai tha se përpara se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3, e dinte që 95% e banorëve do të kishin një mendim negativ për të, të mbështetur në perceptimet e krijuara nga puna e tij si gazaetar.
"Kjo ndjesi e parashikuar, më përshkoi që nga nata e parë kur hyra në shtëpi. Një përqeshje dhe bullizim për mënyrën se si flisja, gjestet e mija, fytyrën, që buronte nga një inat që s’kishte të bënte me punën time por me qenien time.
Kur kalon sulmet personale, përqeshje dhe bullizime që të godasin në thelb, e kuptova që isha më i fortë se c’mendoja. Pas kësaj, mendimi i 95% i banorëve për mua ndryshoi. Nuk pata nevojë të flisja me ta, ata e ndryshuan vet", tha Vullneti në letrën e tij, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai në letër hta se nga një njeri arrogant dhe brutal që e kishin imagjinuar banorët e tjerë, ata e panë një Vullnet të ri, për të cilin tha se po e njihte edhe ai vet.
"Ky proces i rinjohjes me një bashkëbisedim të pandërprerë me 20 banorë të tjerë, ishte një ekperiencë e jashtëzakonshme", tha ai ndër të tjera.
Për ta parë letrën e plotë të Vullnetit, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=k8vZrbXzKAI
23:15- Afër 100 ditët e Vullnetit në Big Brother: Zbulimi i vërtetë i karakterit të tij (VIDEO)
Gjatë vitit 2023 mori çmimin si ‘Gazetari i vitit’ nga AGK.
Por, në Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi ndau me publikun brendësinë e tij, ndjenjat e tij, orientimin seksual por edhe njohi disa tipare të tjera të vetës së tij.
Vullneti ka qenë një nga banorët e pakët që ka nxit debate interesante, provokoi dhe nxori njerëz nga vetja!
E, klipi i tij tregon gjithçka më së miri, transmeton klankosova.tv.
Më poshtë mund ta gjeni të plotë klipin e finalistit, Vullnet Krasniqi i cili ka rrëfyer përjetimet e tij përgjatë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
https://www.youtube.com/watch?v=fAvT6Cyl2hg
23:04 - Xheneta në pushime në Maldive, dhuratë e veçantë nga BBVK
Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 3, Jonida e ka një befasi për Xhenetën.
Ajo e ka njoftuar Xhenetën se ka fituar dhuratë për pushime në Maldive.
E për këtë dhuratë është shprehur e lumtur Xheneta.
“Atë peshën që e kam humbur brenda, atje ndoshta do të kthehem, por edhe atje do të gjej të bëjë diçka”, u shpreh Xheneta.
https://www.youtube.com/watch?v=Sn5qtdV6laM
22:47 - “Gjysma e shpirtit tim” – Xheneta emocionon me fjalët për vëllain (VIDEO)
Finalisja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, është befasuar në një mënyrë unike nga ‘Vëllai i Madh’.
Ajo në Radio KlanKosova FM takoi vëllain e saj, Xhaferin, teksa e kishte mysafirin e saj të parë dhe special në radio, transmeton Klankosova.tv.
Ajo e falënderoi për gjithçka vëllain e saj.
“Gjysma ime, gjysma e shpirtit tim asnjëherë në jetë nuk kam me lënë vetëm dhe publikisht e falënderoj që çdo herë më ka mbështetur në çdo vendim timin. Nuk do ta lë asnjëherë vetëm”, u shpreh Xheneta.
https://www.youtube.com/watch?v=OBRa9K1ljXw
22:35 - Xheneta qanë me denesë derisa lexon letrën mbi përjetimet e saja në shtëpi
Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka qarë me denesë derisa po e lexonte letrën e saj mbi përjetimet në shtëpinë më të famshme në vend.
Xheneta tha se si një shikuese e rregullt e Big Brother, ka pasur gjithmonë ëndërr që të jetë në një format të tillë, e padyshim që të jetë edhe në finale.
"është realizimi jo vetëm i ëndrrës sime por edhe t’i them vetes se asnjë fortunë e sakrificë e jetës sime nuk e ka dobësuar forcën time dhe dëshirën për të jetuar".
"Sot dua t’i them Xhenetës së vogël që qante shumë se vogëlushja që dridhej e vetme natën nën jorgan sot është një vajzë e rritur me guximin dhe vendosmërinë për të shkuar lart tek ëndrrat që s’do të guxoja as t’i ëndërroja.
Big Brother më rriti, më përmirësoi, më nxori nga limitet ashtu sic më mësoi që t’i kontrolloj ato", tha ndër të tjera Xheneta, njofton Klankosova.tv.
Për t'i parë këto momente emocionuese të Xhenetës, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=ILCmXHL0VHY
22:24-Big Brother i Xhenetës: Ia dola! (VIDEO)
Aventurën e saj në Big Brother VIP Kosova e nisi që nga dita e parë e këtij realityshou.
Xheneta Fetahaj, finalistja e këtij Bigu ka sjell veten e saj brenda formatit në shumë dimensione.
Debate të ashpëra, një lidhje dashurie me Gjestin dhe tregimi i një karakteri që s’i dridhet syri për asgjë, ka qenë strategjia e banorës.
Në klipin më poshtë është eksperienca e saj, ku Xheneta ndër tjera tha: Ia dola!
https://www.youtube.com/watch?v=eiwD3ljVC7Y
22:19 - Klan Kosova merr përsipër realizimin e një kënge për Xuxin
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, ka një befasi për Xuxin.
Ai e ka njoftuar Xuxin, se Klan Kosova do marr përsipër realizimin e një kënge të re.
“Klan Kosova merr përsipër realizimin e një kënge të re për të shënuar rikthimin e shumëpritur muzikor nga Xuxi”, u shpreh Hamiti.
“Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Xuxit.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=KQmtE9ixvaw
22:13 - Befasia nga familja, Xuxi mezi flet nga emocionet (VIDEO)
Xuxi është befasuar nga ‘Vëllai i Madh’ teksa familja e tij e ngushtë e priste brenda shtëpisë.
Xuxi mezi fliste nga emocionet teksa ishte shumë falënderues për surprizën, transmeton Klankosova.tv.
Por, për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=qb_LaEYJBlw
22:05 - Big Brother e rikthen në skenë Xuxin pas shumë vitesh
Një nga finalistët e pestë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 3, ka dhuruar një spektakël në skenën e Klan Arenës.
Big Brother e riktheu Xuxin në skenë pas shumë vitësh, i cili dha një emocion të jashtëzakonshëm në skenë, njofton Klankosova.tv.
Për t'i parë këto momente të dhuruara me mjaft emocion nga Xuxi, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=OyNURd3Ysew
21:46 - E përmendi vajzën e sëmurë, Xheneta shpërthen në lot nga letra e Xuxit (VIDEO)
Gjithë rrugëtimin e tij, Xuxi e përmbledhi në një letër, që e lexoi me plot emocione sonte, në natën finale.
Finalisti i këtij realityshou në letër përmendi dhe vajzën e tij të sëmurë që është me aftësi të kufizuar dhe nënën e ndjerë.
E, rrëfimi i tij, preku Xhenetën e cila filloi të qante, transmeton Klankosova.tv.
E pyetur nga Alaudini për këto emocione, ajo tha se megjithëse Xuxi e ka prekur atë në pikën më të ndjeshme të saj gjatë lojës, ajo ia ka falur të gjitha atij.
Ky moment pajtimi u vlerësua nga opinionistët dhe dy moderatorët.
https://www.youtube.com/watch?v=uDAuGAcyC9U
21:36 - Mes shumë emocioneve, Xuxi lexon letrën që ka shkruar për rrugëtimin e tij në BBVK
Xuxi, mes emocioneve ka lexuar letrën që ka shkruar për rrugëtimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3.
Ai, mes tjerash ka thënë se nuk e ka imagjinuar asnjëherë që ky rrugëtim do të jetë më i miri.
“Përvoja ime në Big Brother VIP Kosova, është bërë një nga kapitujt më të paharrueshëm në jetën time. Nuk e kam imagjinuar që ky rrugëtim të ishte më i mrekullueshëm dhe më i vështiri që kam përjetuar. Kur mora ftesën dilemat ishin të pafund, a do mund t’ia dilja. Tani mund ta them me bindje që ka qenë njëra prej gjërave më të mira që kam bërë në jetë”, u shpreh Xuxi.
“Publiku që më mbështetur gjithmonë, nuk më braktisi asnjëherë. Qëllimi im ishte të ndaja përvojën time jetësore mes sukseseve dhe dështimeve, mes intelektit dhe njohurive që kam grumbulluar gjatë viteve, por kjo më coj në përplasje të forta”.
“Rrugëtimi ka pasur dy fytyra, një Xux i ngrohët plot humor dhe energji këndim dhe plot emocion dhe një tjetër më të nxehtë dhe impulsiv, që ka shprehur ndjenjat e tij deri kufijtë e të palejuarës”.
https://www.youtube.com/watch?v=flO3vMNn2BM
21:29 - Rrugëtimi i Xuxit në BBVK 3, këto janë momentet më të veçanta të tij (VIDEO)
Naim Bunjaku – Xuxi është një ndër emrat e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që do të mbahet mend që këtij spektakli i dha të gjitha ngjyrat e tij.
Xuxi iu bashkua banorëve në rrugëtimin në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ një javë pas nisjes që ishte më 18 tetor.
Në natën finale të BBVK3, finalistëve iu shfaq klipi me momentet më të veçanta të Xuxit në shtëpi ku nuk munguan debatet, përplasjes dhe momentet gazmore të tij.
Për të parë klipin e Xuxit në Big Brother VIP Kosova 3, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=T3OVdorg3vg&t=27s
21:25 - Paralajmërohen befasi për finalistët dhe një spektakël i rrallë sonte! (VIDEO)
Finalja e madhe e “Big Brother Vip Kosova 3”, që po mbahet në Klan Arena pritet që sonte të sjellë plot befasi.
“Prisni befasi dhe spektakël nga pesë finalsitët që gjenden në shtëpi”, tha Alaudini.
Ju kujtojmë se, televotimi është i hapur për të zgjedhur se kush është finalisti juaj.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=njoZuD0FT7s&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
21:20 - “U bllokua dera e Klan Arenës” – Olta e entuziazmuar nga pjesëmarrja e madhe e shikuesve!
Opinionista Olta Gixhari, ka thënë se ka ardhur me vrap në Klan Kosova pasi ka njerëz të shumtë që po duan të hyjnë për ta parë spektaklin e finales së Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo tha se është shumë entuziaste me spektaklin e soëm që është krijuar, teksa i falnëderoi të gjithë për dashurinë.
Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=nTgIHKvTT_k
21:15 - Nata finale, nis më e zjarrtë se kurrë!
Tre muaj bashkëjetesë, sfidë e emocione, pesë të pathyeshmit kanë arritur në stacionin e fundit.
Por vetëm njëri nga ta do të arrijë të shkruajë historinë në Big Brother.
Ishte Sara që tha se ka arritur synimin që ka pasur.
“E kam arritur qëllimin, mendoj që e kam dhënë maksimumin në këtë lojë”, është shprehur Sara.
Kurse Xheneta tha se e meriton për shkak se ka dhënë gjithçka nga vetja.
“E kam jep shpirtin në këtë Big Brother, nuk besoj se ka rrezikuar më shumë se unë”, tha Xheneta.
Ndërsa, edhe Driloni tregoi pse e meriton çmimin e madh.
“I kam treguar vlerat e familjes, kjo është pse besoj se e meritoj ta fitojë këtë Big Brother”, u shpreh Driloni.
Kurse Xuxi thotë se mosha e tij ka treguar se gjithkush mundet ta sprovojë veten.
Ndërsa edhe Vullneti e përmendi njërën prej arsyen pse e meriton këtë çmim.
“Për shkak se mundem të jem gazetari i parë që e ndërron gazetarinë në Kosovë”, u shpreh Vullneti.
https://www.youtube.com/watch?v=OgmAyZsTwsE
21:13 -Klan Arena në “zjarr” nga pjesëmarrja masive e shikuesve (VIDEO)
Ka nisur edhe zyrtarisht spektakli LIVE i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3.
E një atmosferë e zjarrtë është krijuar në studion në Klan Arena, e cila është mbushur masivisht nga njerëzit, transmeton klankosova,tv,
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Xd9whfC1YZI
21:00 - Nis spektakli i natës finale të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Ka nisur spektakli final i formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova 3.
“Prime” po transmetohet drejtpërdrejt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion e po ashtu ‘live’ edhe në platformën YouTube.
Spektakli i sotëm pritet të sjellë shumë show e befasi të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”, derisa do të shpallet edhe konkurrenti fitues i këtij edicioni të parë të BBVK-së.
Finalistët e edicionit të tretë janë Drilon Rama, Xheneta Fetahu, Vullnet Krasniqi, Sara Kolami dhe Naim Bunjaku – Xuxi teksa vetëm njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 160 mijë eurosh, transmeton Klankosova.tv.
Sonte ju presin shumë emocione dhe të papritura si për finalistët ashtu edhe për publikun.
Mos e humbisni këtë super spektakël!
https://www.youtube.com/watch?v=Rn8Vb2DTfk0