04.11.2024 · përditësuar para 609 dite11 min lexim
00:38 - Banorët realizojnë me sukses sfidën, fituan 100 për qind të buxhetit (VIDEO)
Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë dalë të suksesshëm në sfidën e buxhetit.
Kjo pasi fituan 100 për qind të buxhetit.
Ata u ndanë në dy grupe me radhë, teksa kishin 30 minuta kohë për të grumbulluar 50 gram nga qimet trupore e që u matën me peshore digjitale.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=nbmAqYBcprs
23:27 - Mbyllet televotimi për banorin e preferuar (VIDEO)
Është mbyllur televotimi për më të preferuarin e publikut.
Me fillim të natës së Prime u hap ky televotim, ndërsa më pak të preferuarit shkojnë menjëherë në nominim.
23:23 - Zeka për hyrjen e Atillës: Poshtëroi Drenushën (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka pas hyrjes së ish-burrit të Drenushës, Atilla Kardesh në shtëpinë më të madhe në vend, ka thënë se ai ka poshtëruar ish-gruan e tij.
“Realisht ishte poshtërim”, tha Zeka për hyrjen e re, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë, kuptojeni nga video e mëposhtme:
23:17- “Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vajit pas hyrjës në BBVK të ish-bashkëshortit të saj
Pas përballjes me ish burrin e saj Atillën, Drenusha është shfaqur në një gjendje të rëndë emocionale.
Ajo shpërtheu në lot në dhomën e rrëfimit, teksa tha se e vetmja gjë që po e ngushëllon aktualisht është fakti që fëmijët e saj janë me nënën e saj.
Ndër të tjera, Drenusha u shpreh se ky person nuk do të ndërroj asnjëherë, njofton Klankosova.tv
“Mendova që të paktën do ma ja një mesazh më tmirë. Por ai njeri nuk do të ndryshoj asnjëherë në jetën e vet”, u shpreh Drenusha.
Për të kuptuar më shumë shiheni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=O1EXQQckfX4
23:12 - Banorët i qëndrojnë afër Drenushës, pasi kuptojnë se banori i ri është ish-burri i saj (VIDEO)
Ish-burri i Drenushës, Atilla është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3.
E përballja e tyre ishte tejet dramatike duke përfshirë dhe akuza të forta, transmeton klankosova.tv.
Pasi e kuptuan banorët këtë, disa nga ta shkuan te Drenusha për t’i qëndruar afër asaj.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme”
23:11 - "Nga një profesor, u bënë dy", Rezi flet për Atilën
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezarti ka dhënë mendimin e tij pas hyrjes në shtëpi të Atilla Kardesh.
“Përderisa zotëria është këtu, i ka kaluar të gjitha, tani meqenëse zotëria ka ardhur ishalla nuk bëhet mik me profesorin, se nga një profesor na u bënë dy”, u shpreh Rezarti.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=g7j9rPd5bno
23:08-Banorët të shokuar nga hyrja e Atillës: Ja reagimi i tyre (VIDEO)
Është futur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, edhe banori më i ri Atilla Kardesh.
Ish burri i Drenusha Latifit, ka hyrë brenda ku u njoftua edhe me banorët e tjerë pas përballjes me Drenushën në dhomën e surprizave, njofton Klankosova.tv.
Për të parë reagimin e banorëve, ndiqeni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=B6NIq3uJgkc
23:04 - Drenusha pas përballjes me ish-burrin: Unë karshi këtij njeriu nuk ndjej asgjë (VIDEO)
Drenusha Latifi është përballur me ish-burrin Atilla Kardesh, i cili do të jetë banori më i ri në Big Brother VIP Kosova 3.
Latifi gjatë ballafaqimit me të pati disa fjalë për të kur e pa.
“Unë karshi këtij njeri nuk ndjej asgjë, derisa vonë e kam pasur një lloj inati për që s’kemi pasur një bashkëpunim hatri i fëmijëve, tash nuk më bën përshtypje ky njeri”, u shpreh Drenusha.
Ka kaluar një kohë prej kur jemi ndarë, po bëhen dy vjet që nuk kemi pasë bashkëpunim për fëmijët, u mundua mem qit si nënë të keqe”.
https://www.youtube.com/watch?v=B1RmWduknBk
23:02 - “Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpër me Atillën (VIDEO)
Përballje emocionuese ishte ajo e Drenushës me ish-bashkëshortin e saj, Atillën.
Madje ajo i thotë se aq shumë ka hequr ai për famë, sa ka vendosur të hyjë brenda shtëpisë më të madhe, transmeton Klankosova.tv.
“Kaq shumë paske hequr për famë more burrë i dheut, pse nuk kallëzojshe, të kisha bo moti”, u shpreh kështu Drenusha kundrejt Atillës.
Tutje, ajo hedh akuza ndaj tij, kinse ai është manipulatori më i madh në rruzullin tokësor.
Për më shumë detaje, ndiqni videot e mëposhtme:
22:52 - Përballje mes Drenusha Latifit dhe ish-bashkëshortit të saj: Atilla Kardesh bëhet banor i BBVK-së (VIDEO)
Një surprizë interesante i ka ndodhur Drenusha Latifit.
Kjo pasi në shtëpinë e Big Brother ka hyrë si banor ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.
Drenusha u shpreh që nuk ka asnjë ndjesi karshi Atillës, gjersa thotë se asgjë nuk e bashkon me të veçse fëmijët.
Për më shumë ndiqeni reagimin e Drenushës:
22:52 - Milaim Zeka zbulon lidhjen e Atillas me Dianën (VIDEO)
Opinionisti i BBVK 3, Milaim Zeka ka zbuluar se ish-bashkëshorti i Drenushës, Atilla Kardesh dhe Diana njihen diku rreth 18 vjet.
Madje Zeka shton se tani “lufta” do të jetë edhe më e ashpër, transmeton Klankosova.tv.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme;
22:45 - Mevlani e quan ‘degë’ Arionin, për ta mbajtur në lojë Dianën (VIDEO)
Mevlani iu drejtua Dianës që Arioni ishte e vetmja mundësi për të që të vazhdojë lojën.
Kështu ai u drejtua asaj gjatë Prime, kur u prezantua klipi i Dianës me Arionin.
“Unë ta thash, unë mendoj që Arioni për ty ishte e vetmja degë ku mund t'u mbaje për të vazhduar lojën”, u shpreh Mevlani.
Për më shumë shikojeni e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=ZWTFmjt232I
22:35-Arioni e shpreh hapur për Dianën: Sa herë e shoh në sy, mbushem me pozitivitet (VIDEO)
Se kanë pëlqim për njëri-tjetrin, tashmë dihet.
Por Arioni ka shprehur haptazi pëlqimin për Dianën, e ky pëlqim është reciprok.
Ai ka thënë se në shtëpi e Big Brother ka shumë negativitet por sa e sheh Dianën në sy, mbushet me pozitivitet.
E, sipas Oltës, kjo është deklaratë dashurie, njofton Klankosova.tv.
Ndonëse Arionit po i besojnë për ndjenjat, Miliam Zeka dhe disa banorë s'po e besojnë pëlqimin e Dianës ndaj Arionit.
Për të parë më shumë, shikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=E49T_d-uVjk
22:25 - “Dashuria në ajër”, del klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit (VIDEO)
Është prezantuar klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit.
Në këtë klip u përmblodhën momentet e tyre më të afërta, e fjalët më të ëmbla, transmeton Klankosova.tv.
Puthje, përqafime, dedikime dashurie të gjitha i gjeni në këtë përmbledhje.
Për të parë më shumë, shikoni videon e mëposhtme:
21:57 - 'Mos folni ose dilni prej shtëpisë' - Dini i ashpër me Besfortin dhe Rezin (VIDEO)
Prezantuesi Alaudin Hamiti i paralajmëroi Rezin dhe Besfortin që të kenë kujdes fjalorin.
Hamiti u tha që nëse nuk kanë argumente më mirë mos të flasin, ose të dalin nga shtëpia.
“Nëse nuk keni argumente si ti (Besforti) si Rezi tjera përveç ofendimeve, ma mirë mos folni ose dilni prej shtëpisë”, u shpreh Hamiti.
Reagimin e tij të plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=BYcvJ21ydxM
21:52- Provokimet mes Rezit, Gjestit dhe Besfortit që për pak sa nuk eskaluan në përplasje fizike! (VIDEO)
Është publikuar klipi mes Rezit, Besfortit, Xuxit dhe Gjestit, ku shkaktoi një përplasje të madhe mes djemve.
Shkak si fillim u bë Rezi i cili ua mori cigaret nga duart Xuxit, njofton Klankosova.tv.
Ndaj këtij veprimi ishte Besforti ai që reagoi ashpër, tension ky që agravoi tej mase në ofendime, e shumë provokime me tone të larta.
Tutje, situata u rëndua mes Gjestit dhe Besfortit, të cilët ishin fare pranë njëri-tjetrit me provokime të njëpasnjëshme.
Situatë e ngjajshme u zhvillua edhe mes Besfortit dhe Rezit gjatë lojës së kapitenit.
Për më shumë detaje , ndiqeni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=iefPkuYrexU
21:51 - “Sa është hekri i nxehtë duhet me rreh”, mesazhi i Burimit për situatën që i vendosi vajzat në siklet (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi pas prezantimit të klipit të tij teksa bezdis vajzat, ai ka dhënë një mesazh lidhur me këtë situatë.
“Sa ësthtë hekri i nxehtë duhet me u rreh”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
Madje ai dhe kërkoi falje, dhe tha se e kupton gabimin e tij.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:47 - Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në siklet - Ja çka tha! (VIDEO)
Burimi ka arsyetuar disa nga veprimet që i ka bërë duke i vënë në siklet vajzat, brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Ai tha se pranon gabimet dhe do të jetë më i kujdesshëm.
“Unë jam shumë njeri pozitiv dhe e teproj, nuk jam njeri negativ. Nuk dua me njerëzit që sillen aq mirë me mua me kan keq me ta, se jam tani tjetër njeri”, u shpreh Burimi.
"Po i shoh gabimet e mia dhe do të jem më i sjellshëm, por pozitivitetin nuk do ta ma ndalë askush”.
https://www.youtube.com/watch?v=_CkzrKUB_ac
21:45 - Zeka-Burimit: Jo bezdis, por i ke përndjekur vajzat (VIDEO)Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka pas prezantimit të klipit të Burimit që bezdis vajzat dhe i prek ka vullnetin e tyre, u tregua i ashpër me personin në fjalë.
“Me gjithë respektin që kam për ty Burim, ti nuk i ke bezdisur vajzat, i ke përndjekur, më beso se i ndjersitur i kam parë ato pamje”, është shprehur ndër të tjera Zeka.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:38 - Del klipi që paraqet Burimin duke bezdisur vajzat me prekje, pa vullnetin e tyre! (VIDEO)
Është prezantuar edhe klipi i “afërsisë së tepërt” të Burimit karshi Anës, Lelës e Sarës.
Në këtë video përmblidhen ankesat e vajzave që i shprehin sa herë që Burimi nuk i respekton limitet e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë rreth kësaj situate, ndiqni videon e mëposhtme:
21:32 - Gjesti thotë se e kishte në mendje Gresën për ta hedhur në pishinë (VIDEO)
Gjesti ka thënë se nuk ishte ideja e tij që ta hedh Sarën në pishinë.
Ndonëse për gjithë situatën e krijuar, ai i kërkoi falje Sarës dhe familjes së saj.
“Ideja e ke e imje me gjujt dikë, por nuk ke ideja me gjujt Sarën, unë thash me gjuajt Gresën, unë e kam xhan Sarën edhe e din kjo, nuk kam dashur ta bëjë me qëllim të keq, edhe i kam kërkuar shumë falje, edhe i kërkoj falje publike familjes së Sarës”, u shpreh Gjesti.
Shikojeni videon e plotë më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=m5FKUtwbFR4
21:32- Xuxi: Çka nëse Sara do të binte në beton dhe jo në pishinë? (VIDEO)
Banori i BBVK3, Xuxi e ka komentuar situatën mes Sarës, Rezit dhe Gjestit.
Ai u shpreh paksa i ashpër ndaj djemve, pasi tha se çka nëse në këtë rast do të binte Sara në beton dhe ndodh diçka më e rëndë.
Ndaj këtij komenti i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Rezit, njofton Klankosova.tv
Për më shumë shiheni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=C8exhMii004
21:30 - Zeka i ashpër me Sarën: Dija për nder djemve se të futen në lojë, ke bërë dramë (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit ku Gjesti dhe Rezi tentuan ta hidhnin në pishinë Sarën pa dëshirën e saj, opinionisti i BBVK 3, Milaim Zeka u tregua i ashpër me këtë të fundit.
Madje Zeka thotë se Sara është ajo që shpiki krejt këtë dramë, pasi sipas tij ajo qeshi kur ata e kapën.
“Dija për nder këtyre djemve që të futën në lojë, se hera e parë që fillove të luaje ishte kur e bënë këtë”, tha Zeka.
21:25- Olta: Kur një grua thotë 'jo', ajo është JO – respektoni limitet
Olta Gixharri ka komentuar klipin e Gjestit, Rezit dhe Sarës, situatë kjo që tensionoi banorët mes vete.
Olta u shpreh se duhet respektuar limitet e secilit, e sidomos një femre kur thotë JO.
“Këta meshkuj duhet të kuptojë se kur një grua thotë jo, është jo”, u shpreh Olta.
“Limitet çdo banorë i vendos vet, këtë limit e ka vendosur edhe Sara: tha ajo.
Kujtojmë, se Rezi dhe Gjesti tentuan ta hidhnin në pishinë Sarën.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=UTkNccGuUiI
21:23 - Sara e ‘traumatizuar’ pas rastit: E kam bërë të qartë se nuk dua të më prekin (VIDEO)
Ka dalë klipi ku Rezi dhe Gjesti tentuan ta hidhnin pa dëshirë Sarën në pishinë.
Mirëpo kjo ngjarje ka trazuar shtëpinë, transmeton Klankosova.tv.
E Sara gjatë Prime tha se e ka bërë me dije që moti se nuk do që të tjerët ta preknin, e këtë e bënë pikërisht Rezi dhe Gjesti.
“E kam bërë të qartë se nuk dua të më prekin, ideja nuk mu dok qesharake, nuk qeshi asnjëri”, u shpreh Sara ndër të tjera në Prime.
21:18 - E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi që nxiti tensione brenda shtëpisë (VIDEO)
Para banorëve të Big Brother VIP Kosova është prezantuar klipi kur Rezi dhe Gjesti tentuan ta hidhnin në pishinë Sarën.
Nga ky tentim, Sara është revoltuar aq shumë, sa edhe kërkim-faljet e Rezit dhe Gjestit nuk e pajtuan aspak, e as nuk i pranoi.
Madje Sara edhe ka qarë, ku dhe thotë se është lënduar shumë nga ky veprim.
Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:
21:06 - Komunikimi i parë me shtëpinë: Ja si nisi debati (VIDEO)
Ka nisur edhe zyrtarisht ‘Prime’ i gjashtë me radhë i shtëpisë më të famshme shqiptare BBVK3.
E tashmë u bë edhe komunikimi i parë me ‘nysat’ e shtëpisë, ku direkt filluan kërkesat.
Ishte Burimi ai që kërkoi nga ‘ Vëllai i madh’ të ngris temperaturën brenda shtëpisë, njofton Klankosova.tv.
E, natyrisht nuk munguan as komplimentet për banorët nga Jonida dhe Alaudini.
Për më shumë, ndiqeni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=bin_BM3uNj4
21:13 - Hapet televotimi për të preferuarin e javës
Sot në Prime e gjashtë të Big Brother VIP Kosova 3 është hapur një televotim.
Bëhet fjalë për të preferuarin e javës, i cili do të votohet nga publiku.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=IcRc52QUXvw
21:07 - Jonida Vokshi: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit tim, babait tim (VIDEO)
Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka bërë një dedikim prekës që në nisjen e Prime.
Ka disa ditë që babai i saj ka ndërruar jetë, dhe Jonida Vokshi u shpreh se nga sonte çdo dalje të saj do të ia dedikojë babait të saj.
“Nga sonte çdo dalje time do të ia dedikoj engjëllit tim, babait tim”, tha Vokshi.
Ka nisur Prime i gjashtë i shout më të madh në vend.
Nata e sotme do të ju pret me plot befasi e të papritura.
Në shtëpinë e Vëllait të Madh, sonte do të ketë vizita të "zjarrta" me emocione të jashtëzakonshme.
https://www.youtube.com/watch?v=NYxlcQIfBTc
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.