Gjatë spektaklit të sontëm është diskutuar ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes "treshit-përsheshit" dhe Albës.
Debati ka ngjallur reagime të shumta dhe ka sjellë tensione të reja mes banorëve.
Labinoti, Ludo dhe Kushtrimi janë të nominuarit e kësaj jave
Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë bërë nominimet e tyre.
Janë Labinoti, Ludo dhe Kushtrimi, tre banorët e nominuar të kësaj jave.
Televotimi është hapur me pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”./Klankosova.tv
Suanita flet për gjendjen e saj në shtëpi: Kisha problem me gjumin, tani jam mirë
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita ka folur për gjendjen e saj, e cila nuk ka qenë e mirë.
Ajo është shprehur se ka pasur probleme me gjumin, derisa tha se tani është mirë.
“Unë nuk kam qenë mirë me shëndet, edhe me gjumin, por tri ditët e fundit kam filluar të fle dhe të ha mirë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
“Marre”, Labi shpërthen pas debatit me Ludon dhe motrat për akuzat se ka fëmijë me një serbe
Sonte në natën “Prime” është diskutuar sërish tema për Labin, në lidhje me fëmijë me serben.
Në diskutim janë përfshirë Ludo dhe motrat, Aurora dhe Suanita.
Gjatë këtij diskutimi, Labi ka shpërthyer dhe është dashur që të kalojë në dhomën e rrëfimeve.
“Marre ju qoftë”, është shprehur ndër të tjera ai për personat e përfshirë në debat./Klankosova.tv
Akuzat për fëmijë me serben, vazhdon debati mes Labit dhe Ludos në “Prime”
Për Labin është rikthyer sërish brenda shtëpisë diskutimi për fëmijën me serben.
Ky debat ka vazhduar edhe sonte në Prime, mes Labit dhe Ludos.
Në diskutim janë përfshirë edhe motrat, Suanita dhe Aurora.
Labinot Rexha sërish e ka mohuar një akuzë të tillë./Klankosova.tv
“Është çika e vëllait, por më shumë e imja”, halla me mesazh rrënqethës për Aurorën
Aurora më herët rrëfeu se prindërit kishin dashur ta falnin tek halla e saj, për të cilën ajo tregoi se ka një dashuri të madhe.
E sonte në “Prime”, halla ka dërguar një mesazh për motrat, por veçanërisht për Aurorën, duke u shprehur se e do shumë dhe se gjithmonë është pranë saj.
“Aurorën e kam pikën më të dobët që shumë e dua, kur më duhet ajo është tek unë. E falënderoi familjen time që ma kanë zbukuruar jetën”.
“Ajo është çika e vëllait, por më shumë e imja”, është shprehur ndër të tjera halla.
Aurora dhe Suanita surprizohen nga motrat e tyre, kanë edhe disa porosi
Pas rrëfimit emocional, Aurorën dhe Suanitën i ka pritur edhe një befasi e bukur.
Dy motrat kanë ardhur për t’i mbështetur ato, derisa u kanë dhënë edhe disa këshilla për lojë.
“Mos e luaj psikologen”, ishte njëra ndër porositë për Suanitën.
Banorët përqafojnë Aurorën dhe Suanitën pas rrëfimit të tyre
Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Aurora dhe Suanita kanë bërë një rrëfim emocional para publikut.
Pas këtij rrëfimi, disa nga banorët u kanë qëndruar afër atyre, duke u dhuruar përqafime.
Ato janë shprehur shumë të lumtura me mbështetjen e banorëve./Klankosova.tv
Suanita flet për ish të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë, gjithë jetën do ishim bashkë
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita ka treguar për fejesën e saj, e cila ka zgjatur katër vjet dhe më pas ka përfunduar.
Për ish të fejuarin, ajo tha se ka qenë personi i duhur, por sipas saj, në kohën e gabuar.
Suanita u shpreh se po të njiheshin në moshën që ajo është aktualisht, do të ishin bashkë gjithë jetën.
“Ka qenë personi i duhur, por koha ka qenë e gabuar. Nëse do ta kisha njohur në këtë moshë, gjithë jetën do të kishim qenë bashkë”, është shprehur ajo.
Rrëfimi emocional i Aurorës: Prindërit vendosen ta falin tek halla e saj
Rrëfim tejet emocional pati edhe motra e vogël, Suanita, e cila tregoi një histori rrënqethëse.
Ajo tha se në kohën kur nëna e saj ishte shtatzënë, kishte vendosur që atë fëmijë, që ishte Aurora, t’ia falte hallës së banores.
Por, duke qenë se halla jetonte në Gjermani, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Megjithatë, Aurora ka treguar se ka respekt dhe dashuri të madhe për hallën, e cila as tani nuk ka fëmijë.
E gjatë “Prime”, motrat i kanë çuar edhe porosi halles, duke ia shprehur dashurinë.
"Dadush ne jemi fëmija tu", janë shprehur ato.
Mes emocionesh, Suanita rrëfen dhimbjen si fëmijë, këndon hitin e Leonora Jakupit
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita e ka hapur zemrën para “Vëllait të Madh”, duke bërë rrëfimin e jetës.
Ajo ka treguar për dhimbjen e saj si fëmijë në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, ajo gjithashtu këndoi edhe hitin e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi “A vritet pafajësia”.
Suanita tregoi edhe për fejesën që zgjati katër vjet dhe ndarjen që ndodhi më pas.
Pas kësaj, ajo u shpreh se babai nuk i ka folur rreth tre muaj, ku gjatë kësaj periudhe nuk e ka takuar familjen.
Suanita foli edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku tregoi se është përballur edhe me depresion.
“Ka qenë periudhë shumë e vështirë, rash në një depresion shumë të thellë, humba arsyen pse jetoj”, u shpreh ajo.
Alba përshëndet Limin në “Prime”: Idioti im, të dua shumë
Gjatë debateve sonte në “Prime”, Alba ka gjetur pak hapësirë për ta përshëndetur Limin.
Ajo e ka quajtur atë “idiot”, derisa i ka thënë se e do shumë.
“E përshëndes shumë atë idiotin tim, që e dua shumë, që e kam jashtë”, tha Alba.
Debati me Albën, Labi zhvishet nga sikleti
Sonte në “Prime” të Big Brother VIP Kosovës ka pasur një debat mes Albës dhe Labit.
Ishte Alba ajo që fliste me zë më të lartë, përcjell Klankosova.tv.
Nga sikleti i këtij debati, Labi e ka hequr xhaketën.
“Miqësia ka humbur” – Labi i shpall “luftë” Ludos\
Marrëdhënia mes Labit dhe Ludos duket se ka marrë fund.
Labi ka deklaruar hapur se miqësia mes tyre ka mbaruar.
“Miqësia ka humbur. Duhet të luajmë individualisht. Unë s’kam luftë me treshi përsheshi sepse lufta duhet të bëhet mes meje, Albës, Benitës dhe Ludos”, tha Labi.
Elijona lëshon “bombën” kundër Klodit në “Prime”
Elijona kishte thënë se do ta lëshonte “bombën” kundër Klodit.
Por, ajo është shprehur se e ka thënë dhe është bërë e madhe, gjë për të cilën ajo është penduar.
“E vetmja gjë që kam pasur me tregu është që Klodi para disa ditëve ka folur me zë të lartë dhe ka pasur në klipin e parë duke folur për mua”, është shprehur ajo.
“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, Ludo akuzon rëndë Klodin
Banori i BBVK-së, Ludo sonte në “Prime” ka folur në lidhje me raportin e Klodit me Elijonën.
Ai është shprehur se ajo që po bën Klodi është një manipulim me Elijonën.
“Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, është shprehur ai.
Alba shpreh dyshime se Klodi s’ka lidhje jashtë Big Brother VIP Kosova
Një diskutim ka ndodhur sonte në “Prime” mes Albës dhe Klodit.
Alba është shprehur se dyshon që Klodi nuk ka fare të dashur jashtë.
“Klodi realisht nuk ka të dashur jashtë dhe bën sikur ka”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Klodi është shprehur se është Alba ajo që ka bërë skenar me Limin.
“Ti ke hyrë me skenar me Limin dhe mendon që e bëjnë të gjithë”, u shpreh ai.
Benita shpërthen ndaj Klodit: Nuk e di qysh të pret femra jote jashtë
Sonte në nisje të natës “Prime” është diskutuar raporti mes Klodit dhe Elijonës.
Në këtë diskutim ka reaguar Benita, duke shpërthyer ndaj Klodit.
“Nuk e di qysh të pret femra jote jashtë”, u shpreh ajo.
“Le të marrë fund” – Elijona e prerë për raportim me Klodin
Prime i këtij Big Brother nisi me debate rreth relacionit të Klodit me Elijonën.
Elijona ishte ajo që kërkoi që e gjithë situata me pëlqimin të përfundojë sonte.
“Le të marrë fund sot”, tha Elijona.
Situata u komentua edhe nga banorët e tjerë, përfshirë Benitën.