Lajmet e fundit

00:40 - Eksperti amerikan pas sulmit në Gramsh: Të mbyllen ambasadat ruse në vendet e NATO-së
Njohësi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Janus Bugajski, vlerëson se Shqipëria mund ta marrë rolin e vendit prijetar për ta “çliruar” Ballkanin nga Rusia.
Pas sulmit të spiunëve rusë dhe një ukrainasi, ai ka thënë se të gjitha ambasadat ruse nëpër vendet anëtare të NATO-s, duhet vënë çelësi.
“Një tjetër lëvizje e Moskës për ta destabilizuar Ballkanin. Koha për të mbyllur të gjitha ambasadat ruse në vendet e NATO-s dhe për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të paverifikuar. Tirana mund ta marrë drejtimin në shpalljen e Ballkanit një zonë të lirë nga Rusia”.
______________________________________________________________________________________________
23:38 - “Çfarë trishtimi”, Rama për sulmin nga të dyshuarit për spiunazh mbi ushtarët në Gramsh të Elbasanit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Gramsh, ku është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël!”, shprehet ai, raporton Euronews.al.
“Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”.
__________________________________________________________________________________________________________________________
Mjeti që përdorën dy rusët dhe ukrainasi drejt depos ushtarake në Shqipëri, raporton Euronews.al.
_________________________________________________________________________________________________________________________
23:16 - Dy ushtarët e sulmuar në Gramsh të Elbasanit, në gjendje stabile
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit, raporton Euronews.
__________________________________________________________________________________________________________________________
23:13 - Policia shqiptare arreston tre personat që sulmuan ushtarët
Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja në Uzinën Ushtarake në Gramsh ku u sulmuan me sprej neuroparalizues dy ushtarë që ruanin uzinën.
Sipas policisë, dy ushtarakët kanë vërejtur një të dyshuar me aparat i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake dhe me tu afruar ata janë sulmuar nga rusi M.Z., 24 vjeç.
“Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme”.
“Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas rusit M.Z, janë ndaluar edhe një shtetase ruse S.T. 33 vjeçe dhe një shtetas ukrainas F.A.m 25 vjeç, të cilët sipas policisë, janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.
“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”
“Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.
Të dy ushtarët të cilët janë plagosur pas ndihmës së parë janë transportuar për Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuara dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve të cilët bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë.
23:10 - Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se në emër të ministrisë së tij e dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.
“Sot në orët e mbrëmjes dy rusë dhe 1 ukrainas kanë tentuar të futen me forcë brenda depos së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontroll, organet e sigurisë tani po merren me rastin. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë:, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tha se qëndrojnë afër institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të lënduar dhe familjarëve të tyre.
“Jemi në kontakt me ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shtuar ai.
_____________________________________________________________________________________________________________________________________
23:02 Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar, deklarohet Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka reaguar pasi tre të huaj me pasaporta ruse e ukrainase kanë plagosur dy ushtarë shqiptarë.
Sipas ministrisë, të plagosurit janë në gjendje stabile, pas kundërsulmit që i bën personave që i sulmuan.
“Tre të huaj me pasaporta #ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në një uzinë ushtarake në qytetin e Gramshit. Ushtarët shqiptarë në përpjekje për të ndalur të huajt mbetën të plagosur por në gjendje stabile”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se ushtarët shqiptarë u sulmuan me sprejë paralizues.
22:50 - Detaje nga sulmi mbi ushtarët shqiptarë në Gramsh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas rusë, kanë sulmuar me sprej paralizues dy ushtarët që ishin roje të magazinës duke i lënë me dëmtime në fytyrë e trup.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se ushtarët ndodhen te Trauma në Tiranë, ndërsa rusët janë arrestuar. Njëri sulmues rezultoi me pasaportë ruse, tjetri me pasaportë ukrainase, ndërsa i treti ka treguar pasaportë çeke.
Ky medium bën me dije se shtetasit rusë janë futur në uzinë duke u prezantuar si turistë, por që nuk kanë rezultuar të tillë, dhe kjo është vënë re nga ushtarët që ndodheshin aty.
Sipas burimeve për Ora News, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në atë moment e kanë pikasur ushtarakët, ku mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Po në atë moment ka ndërhyrë dhe shtetasi tjetër rus dhe çeku që ishte së bashku me të.
Pasi janë përplasur fizikisht, rusët kanë spërkatur me sprej paralizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë. Ushtarët janë transportuar për në spital, ndërsa rusët e çeku janë arrestuar.
Sipas asaj që raportohet se rusëve u janë gjetur harta, dronë e fotografi të ambienteve të uzinës. Dyshohet se shtetasit merreshin me spiunazh, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.
https://klankosova.tv/shqiperi-tre-ruse-sulmojne-me-arme-kimike-ushtaret-ne-uzinen-e-gramshit1/