Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, procedura e nominimeve u zhvillua sy më sy.
E nga nominimet e konkurrentëve, lista e kësaj radhe përfshin tre prej tyre – Bucin, Santianën dhe Blerandon.
Votoni – “Kë doni të shpëtoni?”, përmes SMS-ve, duke shkruar emrin e banorit që ju dëshironi që të mos eliminohet.
01:17 - Alba përshëndetet nga banorët me këngën "o lumja toka që e shkel me këmbë" (VIDEO)
E eliminuara e kësaj nate nga votat e publikut është Alba.
Ajo është përshëndetur në mënyrën më të mirë nga banorët e shtëpisë më të madhe në vend.
Me këngën e saj të preferuar që e ka kënduar shumë shpesh brenda shtëpisë “o lumja toka që e shkel me këmbë”, ishte mënyra që ajo u përcjell nga shtëpia.
Por për ta shikuar këtë moment, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=tYH2kbdDASs
01:05 - Komentet e protagonistëve të përfshirë në klipin eksplicit të Edonës (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të Edonës me momentet më eksplicite të saj, kanë komentuar edhe banorët që janë përfshirë në klip.
E për gjatë komenteve të tyre janë shkaktuar shumë të qeshura,
Por komenti i Edonës ndaj Bledit që ajo do të kërcejë për të jashtë, ishte më qesharaku.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=NotFhb7qIk4
01:02 - Alba, konkurrentja e radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Publiku ka vendosur që konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, e cila duhet që menjëherë të ndalojë garën për çmimin e madh, është Alba.
Alba ishte në nominim bashkë me të gjithë banorët e tjerë, derisa televotimi ishte surprizë që u publikua gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’.
“Kë doni ta eliminoni?”, ishte pyetja që iu bë publikut sonte, për çka u votua përmes SMS-ve.
01:01 - Del klipi me momentet eksplicite të Edonës (VIDEO)
Është prezantuar klipi i Edonës me momentet më pikante të saj.
Që nga fillimi i rrugëtimit të saj në spektaklin e Big Brother VIP Kosova, ajo ka dhënë shumë të qeshura te banorët si dhe te publiku jashtë.
Krejt se çfarë ka folur ajo në mënyrë me eksplicite janë përmbledhur në një video.
E për të parë atë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=lHAul463QPs
00:38 - Mirdoni takon të dashurën e tij Elmedinën, kërkon nga produksioni ta pranojë si banore të re në BBVK (VIDEO)
Pas transmetimit të rrëfimit të Mirdonit në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh”, i solli atij një super suprprizë.
Bëhet fjalë për të dashurën e tij, Elmedinën, lidhjen me të cilën e kishte mbajtur private që prej hyrjes në BBVK.
Mirdoni e Elmedina janë përqafuar pothuajse përgjatë tërë takimit, derisa kjo e fundit i dhuroi edhe një bluzë si dhuratë, e ku shiheshin ata dy të transformuar në personazhe të animuara.
Madje, në një moment, Mirdoni kërkoi nga produksioni që Elmedina t'i bashkohet kastit të BBVK.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videot në linçet e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=c6xlwdMSgEI
00:33 - Mirdoni mes shumë emocioneve flet për dhimbjen që e përjetoi me vdekjen e babait (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mirdoni ka ndarë për të gjithë rrëfimin e tij të jetës.
Historia prekëse e humbjes së babait të tij, emocionoi shumë banorët dhe të tjerët.
Mirdoni ka folur edhe më tej për këtë humbje të rëndë, i cili është shprehur se vdekja e babait të tij ka qenë periudha më e vështirë e jetës së tij.
Më tutje ai tregoi edhe se sa ka qenë i lidhur me babain e tij.
E për ta dëgjuar këtë rrëfim të dhimbshëm, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=O7-GXVdROd4
00:30 - Rrëfimi prekës i Mirdonit për sfidat dhe vështirësitë që ia solli jeta (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me rrëfim ekskluziv mbi jetën e tij të konkurrentit të këtij formati televiziv, Mirdonit.
Mirdoni ka rrëfyer, se si fëmijë gjithmonë e ka dashur muzikën, derisa ka improvizuar me tavolinat e thjeshta, duke i shndërruar ato në piano imagjinare.
Më pas ai ka rrëfyer historinë e ndarjes nga jeta të babait të tij, me të cilin ai tha se pos raportit prindëror, ata kishin edhe relacion miqësor, si babë e bir.
Ai moment duket t’ia ketë ndryshuar goxha shumë jetën.
Më pas Mirdoni ka rrëfyer edhe mbi historinë e njohjes me të dashurën e tij, Elmedinën, me të cilën u njoh përmes rrjetit social Instagram.
Mirdoni rrëfeu edhe fillimet e karrierës së muzikës, derisa të gjitha këto mund t’i ndiqni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=PB1KfPfQ0y4
00:18 - Blerandos i kumtohet emri i nipit, befasohet (VIDEO)
Blerandos i është kumtuar emri i nipit të tij, emër që i ka pëlqyer shumë.
Motra e tij e emëroi djalin e saj Mael, emër shumë i bukur ky.
Ndërsa Blerando ka uruar prindërit e tij që janë bërë gjyshër, si dhe dhëndrin e tij që është bërë baba.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=0SbV4Ytndqg
00:11 - Ganiu: Ku shkelë Linda Halimi aty bari nuk del më, është "bërllok" njëjtë si Santiana e Buci (VIDEO)
Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, i cili ishte sonte i pranishëm në spektaklin ‘Prime’, ka bërë një deklaratë thumbuese mbi ish banoren tjetër, Lindën.
Ai e ka kritikuar Lindën për deklaratat pretenduese se Santiana dhe Buci kanë një aferë nga jashtë.
“Magneti veç iki (Linda), tek çështja e Bucit, si ka mundësi me e lujt një person të moralshëm, bërllok ata, e bërllok kjo. Ku shkel Linda Halimi, bari nuk del aty, dhe me të cevat e kanalizimit nuk do doja t’i kisha me një vend”, ka thënë Ganiu.
Për më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=2kEbWPxBCh0
23:51 - Rritet çmimi i madh për dhjetë mijë euro (VIDEO)
Me grisjen e biletave të të gjithë banorëve nga Lumbardhi, nga kjo është rritur çmimi i madh.
Edhe dhjetë mijë euro iu kanë shtuar çmimit të madh.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=VbNCYLRmVtU
23:49 - Lumbardhi zgjedh të asgjësojë të gjitha kutitë e fatit (VIDEO)
Pasi triumfoi në “Sfidën e Kapitenit”, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi ka pasur në dorë fatin e të gjithë banorëve, përmes një sfide tjetër.
Ai ka mundur që të pranojë ofertën e “Vëllait të Madh” për t’i lënë kutitë e fatit në përdorim dhe automatikisht çmimi të shkojë në 180 mijë euro – ose, t’i asgjësojë kutitë e fatit dhe çmimi të rritet në 200 mijë euro.
Ai zgjodhi mundësinë e dytë, dhe asgjësoi të gjitha kutitë e fatit.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=yrZ2qoV6afU
23:44 - Sfida e kapitenti me momentet më interesante të banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Është prezantuar klipi me momentet më interesante nga sfida e kapitenit.
E mundësuar nga Petrol Company, këtë sfidë banorët e pritën shumë mirë dhe u kënaqen së tepërmi.
E për të qeshur me disa nga momentet nga kjo sfidë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=U7ePZHnj4J8
23:42 - Blerando i emocionuar i jep një porosi motrës së tij, pasi iu kumtua lajmi se është bërë "dajë" (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Blerandos iu shpalosë një super surprizë.
Atij i erdhi një video mesazh nga e motra, duke ia bërë të ditur se është bërë dajë, pasi ajo u shfaq në klip bashkë me beben.
E për këtë, Blerando shpërtheu në lot nga emocionet, derisa kishte edhe një porosi të shkurtër.
“Më djeg që akoma s’ia di emrin. Dona urime, edhe atij të voglit mirë se ke ardhur, qoftë me ymër dhe po gëzohem që iu pashë”, ka thënë Blerando.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ZbSSQ-U55Yg
23:40 - Blerandos i kumtohet lajmi se është bërë dajë, ky ishte reagimi i tij (VIDEO)
Konkurrentit të Big Brother VIP Kosova, Blerandos i është kumtuar një lajm shumë i bukur.
Motra e tij i është shfaqur në ekranin e sallonit, së bashku me djalin e saj, pra duke i treguar Blerandos se ai është bërë dajë.
E Blerando ka filluar të qaj sapo e ka parë motrën e tij me nipin.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=rkx2_AoZCnA
23:36 - Anita drejtuar Albës: Mendoj se ti ke ndjenja për Blerandon (VIDEO)
Përgjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë, Albën dhe Blerandon.
Raportin në fjalë e ka komentuar edhe opinionistja e BBVK, Anita Haradinaj, e cila e ka kundërshtuar Albën, derisa kjo e fundit thoshte se “nuk ka ndjenja për Blerandon”.
“Shokut nuk i kërkon llogari 1 orë, unë mendoj se ti ke ndjenja për Blerandon”, ka thënë Haradinaj.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=VQWxNDsS7S4
23:36 - Alba - Blerandos: Me krahasove me ishin tënd (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba i ka thënë Blerandos se ai e ka krahasuar me ish të dashurën e tij.
Ajo është shprehur se nuk dëshiron që të krahasohet me askënd, përcjell Klankosova.tv.
"Thash nuk du me më krahasu mu me ex-in tënd", është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=X-z5my3Qj6w
23:35 - Bledi Mane ka disa fjalë për afërsinë Blerando – Alba (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka shprehur pëlqim për marrëdhënien që kanë krijuar ata, një raport goxha të pjekur sipas tij.
Po ashtu ai iu tha atyre se tani për tani nuk janë të sinqertë, por në videot që u shfaqën po.
Përndryshe për Albën ka thënë se ajo është bërë më e matur në debate dhe ka më shumë kontroll.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=95a_onbXAok
23:30 - Ardi: E besoj pëlqimin e Blerandos për Albën (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ardi është shprehur se ai beson në pëlqimin e Blerandos ndaj Albës.
Ai po ashtu ka cekur se ai ka biseduar me Blerandon rreth këtij pëlqimi.
E për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Lp9feK0IPm0
23:26 - Blerando zbulon çka fshihet përmes komunikimit me letër me Albën (VIDEO)
Se çfarë kishin komunikuar Alba dhe Blerando përmes shkrimeve është zbuluar sonte nga vet Blerando.
Në letër është shkruar në gjuhën angleze, se Blerando ka ndjenja për të.
Ndërsa Alba është shprehur se ka harruar se çfarë përgjigje i kishte kthyer atij.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=rfEEZlmRoGE
23:23 - Publikohet klipi i Albës me Blerandon që tregon në detaje afërsinë mes tyre (VIDEO)
Përgjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të formatit televiziv Big Brothe VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë, Blerandon dhe Albën.
Brenda skenave të klipit janë përfshirë situata që përshkruanin në detaje afërsinë mes Albës dhe Blerandos.
Në një prej tyre, Alba këmbngulë që mes tyre nuk do të kalohen kufijtë e miqësisë.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=TtsqAC9scd8
23:16 - Santiana mohon kategorikisht pretendimet e Ganiut se "ajo ia ka sharë" nënën atij (VIDEO)
Ish konkurrenti i vet eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’ të këtij formati televiziv.
Lidhur me eksperiencën në BBVK, ka thënë se ka qenë familja arsye pse ai kërkoi që vullnetarisht t’i jepte fund kësaj aventure televizive.
“Gjatë kohës sa ishim bashkë e kam përshëndetur nënën tënde dhe kam folur shumë për punën e vështirë që ajo bën. Të fala të ka bë nana ime, është ndjerë shumë keq që e ke sha dhe e ke ofenduar, edhe më keq që e ka sharë një femër”, ka thënë Ganiu drejtuar Santianës.
Pretendimet e Ganiut i ka mohuar Santiana.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=H8HZlpt09CQ
23:15 - Ganiu - Albës: Ke qenë shembull i mirë, vazhdo e vetme (VIDEO)
Ganiu ka pas disa fjalë të mira për t’i thënë Albës.
Ai i tha se ajo është një shembull i mirë, pavarësisht se çfarë të thonë të tjerët.
“Mëshoju x banorëve që je me ta, vazhdo e vetme”, e ka këshilluar Ganiu.
Nga këto fjalë Alba është prekur shumë dhe ka filluar të qaj.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=fYleR9PLwVc
23:12 - Ganiu: Më quanin "pijanec", por kur më sheh Zoti, kurrë në jetë nuk fshihem prej askujt (VIDEO)
Ish konkurrenti i vet eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’ të këtij formati televiziv.
Lidhur me eksperiencën në BBVK, ka thënë se ka qenë familja arsye pse ai kërkoi që vullnetarisht t’i jepte fund kësaj aventure televizive.
“E kam menduar familjen dhe nënën, nuk e lejoj veten të bi në një pozitë të tillë. Një sqarim për opinionin publik se jam kujdes shumë për barin, dhe për diçka që e ka pa Zoti, kurrë në jetë nuk fshihem prej dikujt. Më thonin pijanec, por ecsha më drejt se ta”, ka thënë Ganiu.
Më shumë detaje mund të mësoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=4rChpYzaCPI
23:12 - Bledi - Ganiut: Ndjehu krenar çka ke bërë në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka pasur disa fjalë për Gani Gërminë.
Ai ki ka thënë që të ndjehet krenar për atë se ҫfarë ka bërë në BBVK, përcjell Klankosova.tv.
"Ndjehu krenar çka ke bërë në atë shtëpi", është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=UZwnJX0FqCM
23:11 - Ganiu komunikon me shtëpinë, ju drejtohet si "zullumçarë" (VIDEO)
Pas largimit të vullnetshëm nga shtëpia, sonte ishte hera e parë që Ganiu ka folur me banorët.
Ai me komunikimin e parë iu ka drejtuar atyre si “zullumçarë”.
Ndërsa banorët kanë reaguar menjëherë të gëzuar
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=i_AsCuzv0as
23:06 - Ganiu: Nuk i bie pishman pse kam dal (VIDEO)
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shprehur se nuk është pishman që është larguar nga shtëpia.
Ai tha se në momentin që ka kuptuar se ka shumë njerëz nga pas, nuk i ka interesuar çmimi.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=zEfUiHQgAOU
23:04 - Ganiu: Jam krenar që isha pjesë e BBVK, mendova se mu bënë padrejtësi prandaj dola, por s'kam inat (VIDEO)
Ish konkurrenti i vet eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’ të këtij formati televiziv.
Ganiu ka thënë se ndihet krenar që ishte pjesë e kastit të edicionit të dytë të BBVK.
“Arsyeja pse sot jam në ‘Prime’ jam për hir të atyre që më kanë përkrahë, dhe këtij formati televiziv që herë mirë e herë keq, qysh do që kemi kaluar, jam krenar që isha pjesë, mendova se mu bënë padrejtësi, prandaj e ndërpreva. Por, s’do të thotë që kam inat, në fund të fundit, secili kemi treguar të mirën e të keqen dhe njerëzit nga gjykojnë indivualisht”, ka thënë Ganiu.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=cUbSkNdKouI
23:02 - Gani Gërmia flet për afërsinë me Brikendën (VIDEO)
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia ka folur rreth raportit të tij me Brikëndën.
Ai tha se e respekton atë shumë si shoqe dhe se do mbetet vetëm mik i saj.
Po ashtu Ganiu tha se ata kanë raporte shumë të mira mes vete.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=D0oHSFB_eVQ
22:58 - Anita me replika të forta me Gani Gërminë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka pasur disa kritika të forta kundrejt Gani Gërmisë.
Me fillim ajo e pyeti se a t’i referohej atij si Visar apo si Gani.
Por rreth kësaj ajo i tha se i vjen mirë që më në fund mund të flas me Visarin, por i vjen keq që nuk ka mundur ta mbajë atë Ganinë që e ka krijuar për publikun.
E nuk kanë munguar as replikat e Ganiut kundrejt Anitës.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=aumwB1ygX70
22:56 - Ganiu - opinionistëve: Sa keq dukeni, prej lloqit më të hijshëm u kisha ndërtu, çka paska bë Ramushi (VIDEO)
Ish-konkurrenti i vet eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia është shfaqur sonte në spektaklin ‘Prime’ të këtij formati televiziv.
Ganiu porsa ka filluar komunikimin me nikoqirët dhe opinionistët, kishte një koment thumbues për këta të fundit.
“Më thoshit ‘a e ke pa veten në pasqyrë?’, por ju qenkit shumë të këqij more, prej lloqit më të hijshëm u kisha ndërtu, kush më paska qesh, suphanallah. Ndoshta Brikenda ka humbur shumë, veç çka paska bë Ramushi...”, ka thënë Ganiu.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=MjL51BxZTjc
22:37 - Bledi Mane pyet Ilirianën cila ishte arsyjea e prishjes me Shqipen (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane, ka folur në lidhje me shoqërinë mes Shqipes dhe ҫiftit, Adri Iliriana.
Ai e ka pyetur Ilirianën se cila ishte arsyjea e prishjes së raportit me Shqipen, njofton Klankosova.tv.
"Desha të pyes vetëm Ilirianën, sepse vetëm Ilirianën e besoj", është shprehur Mane.
Pas kësaj, Iliriana ka dhënë një përgjigje, të cilën mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Oak3q2qtyNk
22:32 - Anita: Shqipja ka parime dhe nuk shkel mbi to (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka dhënë mendimin e saj për Shqipen.
Ajo ka thënë se Shqipja është një personazh që ka karakter me shumë ngjyra, njofton Klankosova.tv.
"Shqipja ka parime që u rrin prapa dhe nuk shkel mbi to", është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=UrnEUH3fqpc
22:32 - Ardi i del në krah Shqipes: Çifti nuk e bëri lojën mirë, prandaj u largua (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Ardi i ka dalë në krah Shqipes, në atë që u prezantua për të.
Ai ka thënë se si Adri ashtu edhe Iliriana kanë sulmuar shumë shpejt dikë që e kanë quajtur si shoqe.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=vwNNBl8BLh8
22:30 - Çifti shpjegon motivin e përplasjes me Shqipen (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, me protagonistë kryesorë, Shqipen dhe çiftin, Adri dhe Iliriana.
Klipin e kanë komentuar edhe çifti.
“Një ditë para se me ndodh përplasja me Shqipen, e kam ngacmuar për çmimin, i kam thënë ‘që në fund do fitojmë unë dhe Iliriana’ dhe e kam parë se atë natë ka qenë shumë në siklet. Dhe të nesërmen, e preokupoi aq shumë çmimi, dhe ndryshuan gjërat”, ka thënë Adri pos tjerash.
Ai ka shtuar se Shqipja është “në kontradiktë me vetveten”.
Kuptoni më shumë detaje përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=JceKt2xw0Jk
22:26 - Shqipja për Ilirianën dhe Adrin: Me ta miq as brenda e as jashtë (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit të përplasjeve mes çiftit Ilirian-Adri dhe Shqipes, Shqipja ka komentuar rreth tij.
Ajo i ka quajtur ata të pabesë dhe se me ta nuk do të jetë miq jo vetëm brenda po as jashtë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm,
https://www.youtube.com/watch?v=xcNGDt8an6U
22:25 - Publikohet klipi me përballjet e forta mes Shqipes dhe çiftit, Adri-Iliriana (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, me protagonistë kryesorë, Shqipen dhe çiftin, Adri dhe Iliriana.
Brenda klipit janë përfshirë skena nga më të ndryshmet, që përfshijnë përplasje dhe debate të ashpra, mes Shqipes dhe çiftit.
Kuptoni se cilat ishin ato, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YHzeTXwBY8U
22:14 - Edona si asnjëherë më parë u jep komplimente banorëve në ‘Prime’ (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona është sfiduar prapë për të dhënë komplimente, por kësaj radhe për të gjithë banorët dhe dënimin e ka marrë nga Jonida.
Ndërsa Edona ka filluar menjëherë të i komplimentojë banorët me fjalët më të bukura.
Por ajo që bëri të qeshte banorët, ishte komenti i saj për Bucin.
E për të dëgjuar se çfarë tha ajo, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iSTiE8DNyUs
22:11 - Edona humbet sfidën, zbret 10 mijë euro nga çmimi final i "Vëllait të Madh" (VIDEO)
“Vëllai i Madh” i ka kumtuar Edonës sonte një lajm jo të mirë, përgjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.
Edonës iu bë e ditur, se nuk e ka kaluar sfidën me komplimente, derisa në tërësi, ajo u solli banorëve humbje plot 10 mijë euro minus nga çmimi i madh.
“Edona të kam përcjellë me kujdes në sfidën që të kam dhënë të premten, fatkeqësisht s’ia ke dal me sukses, siç u pa edhe në klip. Ti nuk i shton 10 mijë euro çmimit të madh. 10 mijë euro humbni në tërësi, duke bërë që shifra maksimale që mund ta kapni deri në fund të rrugëtimit përmes sfidave, të jetë 190 mijë euro”, tha “Vëllai i Madh”.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ifOZcIvzyc8
22:08 - Klipi me momentet më interesante të Edonës nga sfida e “Vëllait të Madh” (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona është sfiduar nga “Vëllai i Madh” për tre ditë rresht që të mos ofendojë dhe të mos flas fjalë fyese.
E në lidhje me këtë sfidë, është prezantuar klipi me momentet më interesante të saj.
Por për të parë se a ia ka dal Edona apo jo në këtë sfidë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm
https://www.youtube.com/watch?v=VWsIlfXbfH4
22:05 - "Afërsia e Bucit me Santianën" - debat i fortë në studio mes Lindës dhe opinonistëve (VIDEO)
Afërsia mes Bucit dhe Santianës ka nxitur debate të shumta.
Linda edhe nga studio ka folur në lidhje me raportin mes atyre dy banorëve, përcjell Klankosova.tv.
Debati për këtë, në studio është bërë mes Lindës dhe opinionistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=_pxwBMp2k4M
22:04 - Haradinaj: Santiana dhe Buci tradhtuan partnerët e tyre, por e bënë për lojë (VIDEO)
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane dhe Anita Haradinaj, kanë respektuar deklaratat e Lindës mbi aferën e jashtme që ajo tha ta kenë “Buci e Santiana”.
Mane dhe Haradinaj kanë kërkuar sqarime shtesë nga Linda, mbi situatën në fjalë.
Bledi madje ka thënë se nga kjo deklaratë “mund të jenë prekur famijarët dhe parnterët e të dy banorëve”.
Derisa, Haradinaj ka thënë se “afrimiteti i Santianës dhe Bucit mund të jetë i papëlqyer nga publiku, e që ishte strategji”.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=x5NUwmZ-jw0
22:03 - Linda zbulon më shumë detaje nga relacioni Buci – Santiana (VIDEO)
Banorja e eliminuar, Linda ka dhënë disa spekulime mbi relacionin Buci dhe Santiana.
Ajo e ka quajtur marrëdhënien e tyre si aferë.
Më tutje ajo ka bërë të ditur se i kanë shkuar shumë mesazhe në lidhje me ata të dy dhe se ka shumë informacione mbi ta.
Por për të kuptuar më shumë rreth kësaj, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Wme3vgkOa4Q
21:58 - Alaudini e ndërpret komunikimin e Lindës me shtëpinë (VIDEO)
Teksa Linda po fliste me banorët, konkretisht me Blerandon, Alaudini i ka thënë asaj se po jep informacione.
Ai është shprehur se me këtë rast duhet ndërprerë lidhjen me shtëpinë, njofton Klankosova.tv.
"Bravo që je shumë manipulues edhe je lojtar i fortë", është shprehur Linda drejtuar Blerandos.
"Linda je duke dhënë informacione dhe më duhet ta ndërpresë lidhjen", ka thënë Alaudini.
https://www.youtube.com/watch?v=b_1AEp0mtFU
21:57 - Linda përballet nga studio me Shqipen: U mundove me më nxjerr keq me fenë (VIDEO)
Linda ka vazhduar të përballet me banorët edhe nga jashtë.
Ajo kishte ca fjalë që t’ia thoshte Shqipes që i kishin mbetur peng.
Në lidhje më praskun që ka bërë Linda ku e ka përshirë dhe Shqipen, e kjo e fundit ka futur edhe religjionin në mes, Linda është shprehur se Shqipja ka dashur që ta nxjerr keq atë.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=kbQ2beX3AX0
21:57 - Linda: Blerando, bravo je manipulues, mos i terrorizo çikat sepse s'ke qëllime për asnjërën (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka plasur bomba porsa u shfaq në spektaklin ‘Prime’.
Ajo i ka bërë një pyetje provokative Blerandos
“Ta pata bë një pyetje, edhe më patë injoruar shumë keq. Deshta me të pyet edhe sonte, por po e lë se ti e din se çfarë të kam pyetur javën e tretë kur u zumë atë natë. Veç dua të të them, mos i terrorizo çikat sepse nuk ke qëllime për asnjërën, bravo qe je manipulues”, ka thënë Linda.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=b-1YjGwHrQc
21:53 - Mane: Kader dukesh si grua llafazane, Santiana është si avokate profesioniste, e ti si amatore (VIDEO)
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka komentuar video materialin e përplasjeve të Kaderit, me banorët e tjerë.
Mane e ka kritikuar Kaderin për të qenit pasive për në kohë të gjatë që prej hyrjes në BBVK, dhe “zgjuarjen e saj” në një fundjavë.
Ai i ka thënë asaj që është e humbur beteja me 12 banorë në të njëjtën kohë, aq më pak t’i demaskojë ata.
“Dukesh si grua llafazane. Je avokate amatore kur debaton me Santianën, teksa ajo profesioniste”, ka thënë Mane.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=6AEaaU2bTjE
21:51 - Kader: I respektoj opinonistët sepse janë të paguar për atë pozicion (VIDEO)
Pas opinioneve që dhanë opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane dhe Anita Haradinaj për Kaderin, kjo e funda i ka thumbuar pak ata.
Ajo ka thënë se i kupton që të dy dhe i respekton, pasi që për opinione paguhen.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=1uLOec1YMbo
21:47 - Alba: Nëse do publiku le të me nxjerr, por jo Kaderi (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba e ka komentuar video materialin me Kaderin dhe përplasjet e kësaj të fundit.
Ajo ka thënë se loja e saj mund të mos pëlqehet nga banorët, por është publiku ai që vendosë për fatin e saj.
Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Rogkndn22WM
21:47 - Anita kritikon ashpër banorët: Argumentoni pa argumente, jeni bërë monoton (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka kritikuar banorët rreth argumentimeve që bëjnë ata.
Ajo është shprehur se ata janë bërë monoton kur argumentojnë pa argumente.
Po ashtu edhe për Kaderin kishte dy fjalë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=JAdcAHCT3PQ
21:42 - "Ty nuk të la me fol, je manipulues" - Kader në debat të fortë me Blerandon (VIDEO)
Pas prezantimin e klipit të Kaderit për përplasjet e saj gjatë javës me banorët, kanë vijuar edhe debate të tjera gjatë spektaklit ‘Prime’.
E kësaj here Kader u kap me Blerandon, i cili kur filloi të flas, Kaderi është shprehur se atë nuk e ë të flas, pasi që ai është një manipulues.
Ndërsa Blerando e ka quajtur atë se ajo e ka zakon që vetëm të reagojë pas menduar mirë.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=e1_uZNqpaXM
21:39 - Kader: Alba ka pasur lojë të njëjtë, veç djemtë i ka ndërruar (VIDEO)
Përgjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Kader ka marrë goxha vëmendje me mënyrën e saj të të debatuarit.
Kësisoj, ajo ka vlerësuar edhe lojën e Albës, për të cilën tha se në BBVK është veç për djemtë.
Kader ka thënë se Alba “po ndryshon djemtë, por me lojë të njëjtë”, derisa ka marrë shembull afrimin e saj me Azemin, pastaj me Blerandon.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=NkH42mHfuUo
21:37 - Santiana: Kaderi është e mirë veç me përgatit ushqim (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana ka replikuar pas prezantimit të klipit të Kaderi për përplasjet e saj me banorët, ku pjesëmarrëse ishte edhe vet Santiana.
Ajo është shprehur se Kaderi nuk ka lojë, dhe është e mirë vetëm në përgatitjen e ushqimit.
Po ashtu Santiana tha se nuk kupton asgjë nga ato që flet Kaderi.
Mirëpo për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=x09UUm_Lgkg
21:32 - Adri: Buci më provokoi, më tha për Ilirianën "kujdes se jashtë ta kapin ujqërit" (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Adri e ka komentuar video materialin e transmetuar në spektaklin ‘Prime’, protagoniste kryesore e të cilit ishte Kaderi.
Ajo ka thënë se motiv për këtë kanë qenë komentet e Bucit – e lidhur me këtë ka reaguar edhe Adri, i cili ka përmendur dy provokime që thotë t’ia ketë bërë Buci.
“Dy provokime i ka bërë Buci, më tha ‘kujdes jashtë se ujqerit ta kapin’ ishte duke folur për Ilirianën. I tha Kaderit ‘a je mësu ti kështu me i kap burrat jashtë?’”, ka thënë Adri.
Kuptoni më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=4mtKsobOjjI
21:31 - "Mos rrej", "Mos ma bo me gisht" - Debate të forta në ‘Prime’ (VIDEO)
Me prezantimit të klipit të Kaderi dhe debateve të saj me banorët, janë zhvilluar përplasje të forta edhe në ‘Prime’.
Ishte Lumbardhi ai që u kap me Bucin, pasi ky i fundit fliste jo edhe aq mirë për Kaderin.
Lumbardhi e ka quajtur gënjeshtar Bucin, ndërsa Buci i thoshte që të mos ia drejtonte atij gishtin.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=wbpSpW3efVo
21:26 Kader zbulon motivet e përplasjes me banorët gjatë fundjavës (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kader, e ka komentuar video materialin e transmetuar në spektaklin ‘Prime’, protagoniste kryesore e të cilit ishte vetë ajo.
Ajo ka thënë se motiv për këtë kanë qenë komentet e Bucit, kundrejt saj e Shqipes, e banorëve të tjerë.
Kader ka shtuar, se i kanë penguar komentet e Bucit mbi minifundin që kishte veshur në fillim të hyrjes në BBVK, si dhe komentet e tij mbi pamjen e Shqipes.
Por, për të kuptuar më saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=z22IZ9hyq20
21:26 - Prezantohet klipi i Kaderit me përplasjet e forta me banorët (VIDEO)
Java që lamë pas ka zbuluar një anë të rreptë të Kaderit.
E një klip përmbledhës i të gjitha përplasjeve të saj me banorët e tjerë është prezantuar para banorëve.
Në veçanti janë dalluar debatet e saj me Bucin dhe me Albën.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=v77Z3OfIA1U
21:16 - Komentet e banorëve pas mesazheve që morën nga Linda (VIDEO)
Pas mesazheve të përzemërta të Lindës kundrejt banorëve, ata edhe kanë komentuar ato mesazhe.
Ata e kanë falënderuar për mesazhet, e disa janë shprehur se kanë mall për të.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=lYI6nKw_NpQ
21:14 - Cilat ishin porositë e Lindës për banorët aktualë në Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me komunikim e parë me banorët brenda në shtëpi, dhe jo vetëm.
Siç e do tradita, përgjatë nisjes së spektaklit është transmetuar një video material me protagonist kryesor banorin e fundit të eliminuar – që kësaj radhe ishte Linda.
Ajo ka dhënë nga një porosi për kastin aktual, derisa një nga më interesantet ishte ajo kushtuar Santianës.
Ajo ka thënë se “Santianën e ka parë si ‘Alpha Ëoman’, derisa ka shtuar se “ajo s’bën të lejojë një mashkull t’ia humbas dritën”.
Kuptoni më shumë nga ky material, duke ndjekur videon e linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=3eyznj8SvmQ
21:12 - Hapet televotimi me pyetjen - "Kë doni ta largoni?" (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me surpriza që në start.
Nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi e kanë shpallur të hapur një televotim me pyetjen – “Kë doni ta largoni?”.
E se kush nga konkurrentët eliminohet sonte, e determinoni ju me votat tuaja.
https://www.youtube.com/watch?v=EEiuVa02dAQ
21:01 - Nis spektakli 'Prime' i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Ky 'Prime' sikurse edhe çdo tjetër, pritet të jetë me shumë supriza dhe debate të ndryshme, përcjell Klankosova.tv.
Sonte pritet që "Vëllai i Madh" t’i shokojë banorët me disa vendime.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
- Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
- Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
- Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
- Amerikë: TV Alb
https://www.youtube.com/watch?v=892Pb1KK3P8