Lajmet e fundit

Blatter ka thënë se kjo që iu është bërë atij dhe Platinit nuk është e qëndrueshme.
Ai ka thënë se nuk është aspak e drejt që ata të duken si gënjeshtarë.
Blatter ka thënë se do të përdor të gjitha rrugët juridike dhe do të apelojë këtë përjashtim për tetë vite që iu është shqiptuar.
Ai ka thënë se do ta angazhojë menjëherë avokatin e tij për të dërguar lëndën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Blatter ka shtuar se për pagesën prej një milionë euro janë pyetur disa herë edhe ky edhe Platini, ndërsa të dy kanë pasur përgjigjen e njëjtë, pavarësisht se nuk kanë qenë së bashku kur e kanë deklaruar këtë.
Sipas tij ajo marrëveshje e bërë është e ligjshme, transmeton Klan Kosova.