Liderët e Koalicionit Për Familje, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompani të njohur në Kosovë, njërën preh eksportuesve kryesor në vend.
Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë, transmeton Klankosova.tv.
“Kompanitë si kjo janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin”, theksoi Rrahmani.
Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendor dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”.
Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.