Lajmet e fundit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për planin vjetor si dhe theks i veçantë, sipas gazetares, iu kushtua listës së pritjes në disa klinika, transmeton Klankosova.tv.
Uka bëri të ditur se nga bordi u kërkua që të prezantohen plane e shifra krahasuese lidhur me listën e pritjeve.