Ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards 2022” ka qenë një natë për mos tu humbur, ndërsa votat e dërguara nga fansat i dhanë fitoren e merituar yjeve të nominuar në kategori të ndryshme.
Ishin tre fitues kryesorë, shpallja e të cilëve i ka paraprirë transmetimit televiziv të 6 dhjetorit: Ryan Reynolds u nderua me çmimin “The People‘s Icon” për kontributin e tij në industrinë e argëtimit gjatë tre dekadave të fundit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, e nominuara pesë herë Lizzo ka rrëmbyer çmimin “The People’s Champio” për ndikimin e saj në muzikë dhe televizion, si dhe përkushtimin për të mbrojtur diversitetin, teksa Shania Twain mori trofeun e “The Music Icon”.
Nikoqir i mbrëmjes edhe kësaj radhe ishte Kenan Thompson , i cili ishte gjithashtu i nominuar për punën e tij në “Saturday Night Live”.
Më poshtë gjeni listën e fituesve në edicionin e sivjetmë të “People’s Choice Awards 2022”.
Çmimi i Ikonës së Muzikës - Shania Twain
Çmimi i ikonës së ‘People’s’ - Ryan Reynolds
Çmimi për filmin më të mirë në 2022 - “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”
Çmimi për komedinë më të mirë 2022 - “The Adam Project”
Çmimi për filmin aksion më të mirë - “Top Gun: Maverick”
Drama e vitit - “Don’t Worry Darling”
Çmimi për aktorin mashkull më të mirë - Chris Hemsworth, “Thor: Love and Thunder”
Çmimi për aktoren femër më të mirë - Elizabeth Olsen, “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”
Shfaqja më e mirë për vitin 2022 - “Stranger Things”
Drama më e mirë - “Grey’s Anatomy”
Shfaqja më e mirë në zhanrin komedi - “Never Have I Ever”
Shfaqja më e mirë televizive - “The Kardashians”
Kompeticioni më i mirë muzikor për vitin 2022 - “The Voice”
‘Talk show’ më i mirë për 2022 - “The Kelly Clarkson Show”
Artisti i vitit mashkull për 2022 - Harry Styles
Artistja e vitit femër për 2022 - Taylor Swift
Grupi i vitit për 2022 - BTS
Kënga e vitit - “About Damn Time” – Lizzo
Albumi i vitit - “Midnights” – Taylor Swift
Artisti i zhanrit ‘country’ më i mirë - Carrie Underwood
Artistja latine më i mirë - Becky G
Videoja muzikore për vitin 2022 - “Anti-Hero” – Taylor Swift
Ylli i rrjeteve sociale për 2022 - Selena Gomez
‘Podcast’-i më i mirë për 2022 - “Archetypes”.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.