Lajmet e fundit

Janë ndarë çmime për më të mirët e futbollit në FIFA 2023, aty bëjnë pjesë meshkuj dhe femra.
Ishte Lionel Messi ai që doli në krye në votimin e meshkujve, duke mposhtur kolegët e nominuar Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar gongun për herë të tretë në karrierën e tij.
Mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati i shtoi një tjetër trofe individual koleksionit të saj në kategorinë e femrave, ndërsa nuk munguan edhe vlerësimet për trajnerët dhe portierët më të mirë në botë, shkruan 90min.com, përcjell Klankosova.tv.
Ja lista e plotë e fituesve nga ceremonia e ndarjes së çmimeve në Londër.
Fituesit nga çmimet më të mira të futbollit FIFA 2023
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj - Lionel Messi
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra - Aitana Bonmati
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj - Ederson
Portierja më i mirë i FIFA-s për femra - Mary Earps
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj - Pep Guardiola
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra - Sarina Wiegman