Në episodin e ri të
The real Housewives of Beverly Hills, Lisa Rinna e ka ndarë një histori të dhimbshme të nënës së saj, Lois.
Ajo zbuloi se nëna e saj ishte kidnapuar dhe therë me thikë nga David Carpenter, i njohur si Trailside Killer, i cili i kishte terrorizuar kalifornianët veriorë gjatë viteve 1970 dhe 1980, duke ndjekur dhe vrarë shumë njerëz të pafajshëm.
“Disa vite para se unë të lindja, nëna ime ishte sulmuar nga një njeri me të cilin punonte. E kishte marrë në veturën e tij në një stacion autobusi dhe më pas, krejt papritmas, kishte filluar t’i jepte veturës në drejtim të një rruge të braktisur”, deklaroi Lisa. “Ai kishte tentuar ta përdhunonte dhe ta vriste. Për fat të mirë një polic ushtarak i kishte parë duke shkuar asaj rruge dhe e kishte ditur se askush nuk do duhej të ishte atje dhe i ka ndjekur. Nëna ime është shpëtuar atë ditë nga një polic ushtarak”, shtoi ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje të traumatizuar foli edhe nëna e saj 90-vjeçare, Lois:
“Ajo ishte gjë shumë e keqe. Unë e njihja atë dhe mendoja se me kaq po përfundonte çdo gjë”, tha ajo duke iu referuar Carpenterit, i cili ia kishte shpuar dorën dhe e kishte goditur në kokë disa herë me çekiç. “Në njërën dorë e kishte një çekiç dhe në tjetrën një thikë”, sqaroi Lois.
Pasi i shpëtoi këtij incidenti të tmerrshëm, Lois ishte arsyeja që Carpenter u burgos, por vetëm për shtatë vjet e gjysmë.
Pas lirimit, ai i kishte vrarë edhe katër persona të tjerë të pafajshëm brenda gjashtë javësh.
Përfundimisht ai u arrestua sërish pasi një grua tjetër e mbijetuar e kishte identifikuar dhe në vitin 1984 ai mori dënim të përjetshëm.
Carpenter është momentalisht në rreshtin e vdekjeve në burgun San Quentin në San Francisco.
