Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi Liridon Rexhepi, i cili ishte arrestuar në Turqi në shtator të 2024-ës nën dyshimin për bashkëpunim me Mossadin - shërbimi sekret i Izraelit.
Koci përmes një njoftimi në Facebook theksoi se vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet.
“Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.
Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, tha më tej Koci, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/arrestohet-ne-stamboll-kosovari-i-dyshuar-per-lidhje-me-mossadin-thuhet-se-kreu-transfere-edhe-nga-kosova/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.