Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e hënë katër protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje.
Sipas gjykatës personat e arrestuar nuk duhet të marrin pjesë në tubime, raporton Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.
Protestuesit u arrestuan, me akuzën e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi, shefi i organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe dy protestues të tjerë.
Në kërkim u shpallën edhe shtatë protestues të tjerë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.