Lajmet e fundit

Katër personat e lënduar nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi mbrëmë në mesnatë mes veturës së Policisë së Kosovës dhe të një taksie në Prishtinë, janë liruar nga Klinika Emergjente e QKUK-së pas morën trajtimin mjekësor.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Personat e aksidentuar ditën e djeshme me 4 janar 2026 janë paraqitur për trajtim mjekësor në Kliniken Emergjente te QKUK. Pas ekzaminimeve dhe ofrimit të trajtimit mjekësor gjendja e tyre shëndetësore është vlerësuar stabile nga mjekët. Te gjitha rastet e te aksidentuarve janë liruar nga klinika emergjente e QKUK-së”, deklaroi ajo.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar sot gjatë ditës.
https://klankosova.tv/kater-te-lenduar-nga-aksidenti-mes-vetures-se-policise-dhe-nje-taksie-ne-prishtine/