Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka vazhduar me formën e mirë te Legia Warsawa.
Sulmuesi kosovar shënoi në kuadër të kupës së Polonisë, kundër skuadrës së Suwalkit, njofton Klankosova.tv.
Pjesa e parë midis dy skuadrave përfundoi në barazim, ndërsa në pjesen e dytë, në minutën e 65-të Kastrati e shënoi golin e epërsisë për Legian, pas një gabimi nga portieri i Suwalkit.
Ndeshjen në fund e fitoi Legia me rezultat 3-1.
https://streamable.com/f2xk2y