Lajmet e fundit

Liria ka shënuar fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat 3:0.
Mustafa në minutën e gjashtë dhe Gashi që shënoi dy herë në minutat 68’ dhe 84’ sollën fitoren bindëse të prizrenasve.
Me këtë fitore, Liria ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë, pesë më pak se lideri Llapi që ka 33.
Ndërsa Besa e Pejës ia ka vështirësuar punët vetes, pasi ka 13 pikë në vendin e dhjetë, dhe gjendet në rrezik për të rënë nga liga.