Lajmet e fundit

Liria ka njoftuar se ka nënshkruar me ish-mbrojtësin e Ballkanit, Albin Kaprën.
Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Mbrojtësi i majtë i FC Ballkanit, Albin Kapra ka nënshkruar sonte me FC Liria. Ai, pritet të forcojë mbrojtjen, si dhe të kontribuojë në vijën e sulmit, duke ditur cilësitë ofensive që ka”, thuhet në njoftim.
Liria në ditët në vijim ka paralajmëruar transferime të tjera.