Marshi madhështor “Drejtësi, jo politikë" për krerët e UÇK-së në Hagë u përmbyll.
Mijëra qytetarë marshuan në mes të Prishtinës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
https://www.youtube.com/watch?v=RNY5e32aHHQ
15:14 Djali i Xhavit Hazirit: Jemi një zë që nuk frikësohet, që nuk do të ndalet (VIDEO)
Xhavit Haziri, është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Çlirimi, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.
“Ne jemi një zë që nuk blihet, një zë që nuk frikësohet, një zë që nuk do të ndalet. Ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri dhe liria nuk vije në bankën e turpit. Lufta e UÇK-së, ishte luftë për mbijetesë dinjitet të kombit”, deklaroi ai para mijërave pjesëmarësve në këtë protestë.
15:04 - Ish-ushtarja e UÇK-së: Kam parë nëna që qanin fshehurazi që fëmijët të mos ua shihnin lotin (VIDEO)
Shqipe Krasniqi, njëra nga shumë gratë që rrokën armët dhe i dolën armikut përpara ka rrëfyer para mijëra pjesëmarrësve sakrificën që ajo dhe familja e saj kaluan ndër vite për çlirimin e vendit.
Ish-ushtarja e UÇK-së tha se të ishe shqiptarë do të thoshte të jetoje me frikë, me kufizime dhe padrejtësi të përditshme.
“Kam parë prindër të larguar nga puna, profesorë të përjashtuar, studentë të ndjekur dhe familje të tëra të poshtëruar… vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë baballarë të përulur dhe nëna që qanin fshehurazi që fëmijët të mos ua shihnin lotin”, tha ajo në fjalimin e saj.
14:56 - Ilir Shaqiri me djalin dhe nipin u këndojnë çlirimtarëve
Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, së bashku me djalin e tij, Korabin dhe nipin e tij, u kënduan ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Interpretimi i tyre ngjalli emocione të forta te qytetarët që iu bashkuan marshin “Drejtësi, jo politikë”, e po ashtu edhe ata që po e ndjekin nga ekranet e televizioneve.
14:54 - Në marsh shfaqen video historike të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (VIDEO)
Në marshin “Drejtësi, jo politikë” janë shfaqur disa video historike të katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në të shfaqet rruga e Kosovës drejt lirisë dhe etapa të vendit bashkë me personazhet deri në shpalljen e pavarësisë.
14:51 - Ibrahimi: Çlirimtarët në Hagë s’janë vetëm, pas tyre qëndron populli!
Ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh ideatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi foli për kohën e luftës dhe vullnetin që djem e vajza të reja kishin për liri.
Ai tha se njëri nga ushtarët e UÇK-së, kishte dëshirën që flamuri i Kosovës të valonte i lirë, gjë që edhe ndodhi, transmeton Klankosova.tv.
“Një ditë kur unë dizajnova flamurin dhe u ngrit më 17 shkurt 2008, nuk pash vetëm një simbol të shtetit, pash fytyrat e atyre që nuk jetuan dhe nuk u kthyen ta shohin atë ditë. Pash sakrificë, dhimbjen dhe krenarinë kombëtare”, tha Ibrahimi.
Pos tjerash, ai tha se UÇK-ja nuk ka frikë nga drejtësia, sepse ka luftuar për liri.
“Por kërkojmë që historia jonë që të mos rishkruhet dhe të mos shtrembërohet. Sepse UÇK ishte mburojë për fëmijë, gra e pleq, ishte mburojë për pragun e shtëpisë, ishte përgjigja e fundit e një populli që kanosej me zhdukje. E sot kur e shoh këtë det njerëzish, e di që ata në Hagë nuk janë vetëm, pas tyre qëndron populli”, tha ai.
14:43 - Ish-krerët e UÇK-së po e ndjekin marshin madhështor nga Haga
Marshi madhështor “Drejtësi, jo politikë” po ndiqet edhe nga ata për të cilët i madh e i vogël sot po ‘dridhin’ sheshet e Prishtinës.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po e ndjekin marshin nga Haga, raporton Klan Kosova.
14:36 - Tasholli: Lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, kjo s’mund të zhbëhet kurrë
Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli ka mbajtur fjalim në marshin “Drejtësi, jo politikë”, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e kësaj iniciative për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.
Në fjalën e tij, ai tha se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, dhe sipas tij, kjo nuk mund të zhbëhet kurrë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot dua të iu drejtohem vetëm si qytetar, jo si përfaqësues i kësaj apo asaj, jo si zë politik, sepse kur vjen fjala për UÇK-në, aty nuk ka më ndarje, aty nuk ka më poste, aty jemi krejt bashkë, njëjtë. Aty jemi bijtë e bijat e një historie që na ka bashkuar në momentet më të vështira. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është flamur partie, është themel i lirisë tonë dhe për atë themel nuk flasim me dallime por me një zemër prej zemrës”.
14:24 - Familjarët e katërshes së UÇK-së të bashkuar e ndjekin marshin nga Haga
Familjarët e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të bashkuar po e ndjekin marshin nga Haga.
Klan Kosova ka siguruar edhe fotografi nga ky moment i veçantë.
Gazetarja Rina Mujku, për disa ditë i ka ndjekur nga afër fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes.
Në Prishtinë, ka pjesëmarrje masive në aktivitetin e organizuar në mbështetje të tyre.
14:5 - Presidentja Osmani i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”
Presidentja Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet në zemër të Prishtinës.
Ajo është përshëndetur me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, Shefin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë marsh pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.
14:02 - Ali Ahmeti i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”, pritet nga Nasim Haradinaj
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, për të kërkuar drejtësi në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje të ngrohtë, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë marsh pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë njerëz.
13:54 - Marshi “Drejtësi JO Politikë”, mobilizim maksimal nga OVL UÇK (VIDEO)
Përpos që ka festë, në zyrat e OVL UÇK-së vërehet një mobilizim maksimal për marshin në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po gjykohen në Hagë.
Ky aktivitet i cili pritet të jetë masovik dhe madhështor, po mbahet në 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Xhavit Jashari, tha se krerët e UÇK-së gjenden padrejtësisht në gjykatën siç e quajti ai politike.
Jashari theksoi se kjo gjykatë duhet t’i hedh poshtë akuzat e Prokurorisë Speciale.
13:43 - Marshi i drejtësisë, qytetarët me vetura e në këmbë drejt “Skënderbeut”
Të gjitha rrugët që të dërgojnë kah sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë ku do të mbahet protesta për çlirimtarët tashmë janë bllokuar.
Në marshin që pritet të fillojë pas pak, qytetarët të shumë janë nisur edhe në këmbë pos atyre që e kanë marrë këtë rrugë me vetura, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=RNY5e32aHHQ