Lira turke ka pësuar rënie rekorde.
Rënia e saj ka vazhduar karshi dollarit amerikan që prej se presidenti Recep Tayop Erdogan ka marrë mandatin e tretë.
Këtë të mërkurë, lira është dobësuar mbi 6 përqind kundrejt dollaeit, raporton AP, përcjell KlanKosova.tv. Valuta turke ka rënë për rreth 8 përqind që prej emërimit të kabinetit të ri të Erdogan.
Ndërsa që prej fillimit të vitit lira ka rënë afro 20 përqind.
Vlera e lirës turke ka rënë që nga viti 2021 për shkak të këmbënguljes së Erdoganit për të mbajtur të ulët koston e huamarrjes për të stimuluar rritjen, pavarësisht rritjes së inflacionit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.