Lajmet e fundit
Italiani ka qenë shef i francezit gjatë kohës së tij në Torino, ndërsa ka lavdëruar paraqitjet e skuadrës që tani drejton Zizou.

Zinedine Zidane do ta drejtojë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën dhe Marcelo Lippi nuk ka veç lëvdata për ish lojtarin.
Lippi dhe Zidane kanë punuar bashkë tek Juventus, mes viteve 1996 dhe 1999.
Italiani, që e ka fituar Kupën e Botës me Italinë më 2006 - kur Zidane u përjashtua nga ndeshja në mënyrën më të keqe të mundshme - ka thënë se legjenda franceze është duke bërë punë të mirë në Madrid.
"Ta them të drejtën, ai është i jashtëzakonshëm. Zidane është i tillë brenda dhe jashtë fushës, nuk ka të tjerë si ai".
"Ai mund të bëj gjithçka do. Është perfekt".