Lajmet e fundit
Trajneri i njohur italian mendon se legjenda e Romës nuk është i lumtur, megjithëse tashmë ka 300 gola të shënuar për skuadrën nga Stadio Olimpico.

Francesco Totti e ka rikonfirmuar edhe një herë veten si një nga legjendat më të mëdha të futbollit italian.
Dhjeta e Romës në barazimin e skuadrës me Sassuolon shënoi golin e tij të 300-të në fanellën e skuadrës nga Stadio Olimpico.
Por, megjithë këtë arritje, Marcelo Lippi beson se Francesco Totti nuk është i lumtur.
“Isha në Stadio Olimpico për ta parë ndeshjen – pash edhe golin e tij të 300të. Ai nuk e festoi aspak siç pritej”.
“Ndjeva trishtim tek ai. Nuk e di arsyen e kësaj gjëje, ndoshta sepse luan pak, ndoshta sepse është në fundin e karrierës, por ndihej mungesa e lumturisë tek ai”.