Lajmet e fundit

Marcelo Lippi ka mohuar deklarimet se ai mund ta marr nën drejtim Milanin si drejtor sportiv dhe ta ketë nën urdhra Chrstian Brocchin.
Brocchi u emërua në vend të Mihajlovic që u shkarkua në prill deri ne fundin e sezonit, por ish-mesfushori italian ka dështuar ta vendos Milanin në rrugën e duhur.
Hierarkia e rosonerëve megjithatë e kanë konsideruar mundësinë për t’i dhënë punë Brochin në bazë të përhershme dhe e kanë lidhur emrin e Lippit si mentor të tij.
Megjithatë, Lippi ka mohuar lajmet se ai është duke shkuar te Milani.
“A mund t’i bashkohem unë Milanit? Gjithmonë ka thashetheme që me lidhin mua me të gjithë klubet” Lippi ka thënë për Radio Due.
“Por si më parë, nuk ka të vërtetë në të.”