Në rrugën "Bajram Gashi" në Lipjan, gjatë një pike kontrolli është ndaluar një veturë Taxi të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se është kontrolluar pasagjeri që ishte aty dhe në të janë gjetur e konfiskuar një armë e shkurtë me gjashtë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.