Lajmet e fundit

Burrë e grua janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre në një fshat të Lipjanit.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, ndërkaq lidhur me të një person është shoqëruar në polici.
I njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia përcjell Klankosova.tv
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.