Lajmet e fundit

Një person në Lipjan është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë Glock-21 dhe 12 fishekë të cal.45 . Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.