LinkedIn ka mohuar që algoritmet e tij për kërkim janë të bazuara në sugjerimin e emrave të meshkujve në vend të atyre të femrave gjatë kërkimin në ueb faqen e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas një hetimi të zhvilluar nga Seattle Times, thuhet që në qoftë se kërkon p.sh "Stephanie Williams" kjo ueb faqe do t'ju shfaq gjetjet me emrin mashkullor "Stephen Williams".
Të paktën mijëra nga emrat më të përhapur në Amerikë janë të ndikuar nga kjo.
LinkedIn ka përditësuar algoritmin e tij në mënyrë që të mos propozoj emra alternativ.
Ndërsa, sipas Seattle Times, para përditësimit gjatë kërkimeve për 100 emra të meshkujve në Amerikë, rezultatet nuk kanë dhënë versionet femërore për këta emra.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.