Lajmet e fundit

Aerie është një markë amerikane që ka arritur të fitojë kapur zemrat e femrave të reja.
Kjo markë filloi të prodhojë të brendshme femrash që është afër me formën e vërtetë të konsumatorëve.
Kompania nuk ka vendosur të përdorë Photoshop për reklamat e saj për të treguar një “trup të vërtetë”.
Tani kompania është rritur me shpejtësi dhe është bërë një konkurrent për markën e njohur të të brendshmeve “Victoria’s Secret”, transmeton Klan Kosova.
Aerie zgjodhi modelin Iskra Lawrence për reklamat e saj të të brendshmeve.
Në të kaluarën, Lawrence nuk mund të gjente një punë në një agjenci e modelimit, sepse ajo nuk u përshtatej standardeve tradicionale të bukurisë.
Por kjo vajzë ishte e përkryer për kompaninë Aerie dhe idenë e saj.
Kompania e ka përdorur atë si një mesazh të fuqishëm për të gjithë klientët e saj.
Kreu i kësaj kompanie, Jennifer Foyle është shprehur se beson se bukuria nuk ka nevojë për efekte.
“Femrat e reja të të gjitha formave trupore duhet të kenë një shansë që të provojnë stile të ndryshme dhe të gjejnë atë që ju përshtaten më së miri”, ka thënë ajo.
https://www.instagram.com/p/BBlKmJNjejZ/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/BAVW9NtDeqT/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/_rbR1mDelC/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/_PKZz6jem8/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/_DjxFPDeoO/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/99ytk2DekO/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/8HcP3cjetz/?taken-by=aerie
https://www.instagram.com/p/4PDqLOjevr/?taken-by=aerie