Lajmet e fundit

Fluturimet që lejojnë çantën e dorës, së shpejti mund të bëhen një gjë e së kaluarës, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi disa nga linjave ajrore, nuk do tu lejohet çanta në kabinë pa pagesë.
Më poshtë mund të shihni linjat ajrore të cilat kanë bërë ndryshime në politikën e çantave për vitin 2018:
Ryanair - Në muajin janar, kjo linjë njoftoi se pasagjerët nuk do të lejohen më të marrin çantën e tyre pa pfagesë.
Në të kundërtën, ata duhet të blejnë kartelë të veçantë për 10 euro.
Mbajtja në madhësinë e çantës është rritur nga 35cm x 20cm x 20cm deri në 40cm x 20cm x 25cm.
Wizz Air – Poashtu edhe linja ajrore hungareze, në qershor solli rregulla të reja për të njëjtën gjë sikur Ryanair.
Air Canada – Këtë ndryshim, gjithashtu e ka bërë edhe linja ajrore kanadeze, e cila kohët e fundit ka njoftuar për ndryshimet në lejimin e bagazhit të kontrolluar, për herë të parë që nga viti 2014.
Bagazhet e kontrolluara, tani do të rriten nga 25 deri në 30 dollarë, ndërsa një çantë e dytë nga 30 në 50 dollarë.