Lajmet e fundit

Futbollisti i Anglisë, Jesse Lingard, ka bërë shaka pas triumfit të Anglisë ndaj Kolumbisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Ai e ka publikuar një fotografi të tij në Twitter teksa po fliste ne telefon, dhe ia ka vënë diçiturën:
“Jo nënë, nuk po vij në shtëpi. Po...”.
Me shumë gjasë kjo fjalia e fundit e lënë në gjysmë është motoja “Po vjen në shtëpi”, që është e bërë e famshme sivjet nga fansat anglezë, e që nënkupton se futbolli po kthehet në vendin ku ka lindur.
https://twitter.com/JesseLingard/status/1014264872425721857