Lajmet e fundit

Gratë të cilat vendosin të krijojnë vonshëm familje, mund të dënojnë vajzat e tyre të kenë mungesë të fëmijëve.
Kështu thekson një studim i fundit britanik ndërsa sqaron se sa më e vjetër të jetë një grua për të sjell në jetë një foshnje, aq më tepër ka gjasa që vajza e saj të mos ketë një familje, njofton Klan Kosova.
Gratë, nënat e të cilave ishin 35 vjeç apo më të vjetra kur përjetuan për herë të parë ndjenjën e njëlindjeje, kanë 40 % gjasa të mbesin pa fëmijë, krahasuar me ato nëna të cilat ishin shtatëzënë në të 20-tat e tyre apo edhe më herët.
Por gjetjet gjithashtu mund të pasqyrojnë faktin se vajzat kanë tendencën të kopjojnë sjelljen e nënave të tyre.
Në revistën Human Reproduction, shkencëtarët raportuan 'një korrelacion të fortë pozitiv mes moshës së nënës në lindje dhe fëmijërisë së vajzës', njofton Klan Kosova.