Lajmet e fundit

Nuk ka asgjë si momenti kur një fëmijë vjen në jetë.
Të paktën kështu thonë të gjithë ato gra që e provojnë këtë ndjenjë.
Lindja thuhet se është një nga eksperiencat më të bukura në jetë – dhe nëse fëmija juaj lind brenda qeses amniotike atëherë kjo është një eksperiencë edhe më unike.
Një grua që lindi binjakë, për fat të mirë ka pasur një fotografe gjatë procesit të lindjes për të kapur momentin e mahnitshëm kur një nga fëmijët e saj u shfaq “në këmishë”, transmeton Klan Kosova.
Kur fotografja nga Texas, Leilani Rogers filloi të marrë fotografitë e lindjes së gruas që kishte zgjedhur lindje në shtëpi, ajo ishte e përgatitur për lindjen e binjakëve të saj.
Por ajo çka ndodhi ishte moment i jashtëzakonshëm…një nga binjakët lindi brenda qeses amniotike.
Fotografja ishte i zënë me shkrepjen e fotoaparatit të tij sa për pak nuk e kuptoi se fëmija kishte lindur në “fluskë”.
“Ishte errët, dhoma ishte e vogël…unë nuk e kuptova se çka kam shkrepur derisa lindja përfundoi. Nuk kisha kohë të shihja qesen amniotike me sytë e mi” tha ajo, transmeton Klan Kosova.