Lajmet e fundit

Shpella Postojna në Slloveni, dje bëri spektakël duke shfaqur para vizitorëve skënën e lindjes së Krishtit.
Në ecjen që zgjati dy orë brenda shpellës – që njihet edhe si shpella më e madhe në Evropë – aktorët bënë spektakël me drita dhe muzikë duke përshkruar kështu skena biblike të lindjes së Krishtit.
Ky është viti i 26-të që organizohet një spektakël i tillë në këtë shpellë, transmeton Klan Kosova.
Madje tani për këtë shfaqje janë angazhuar me qindra aktor.
“Ne kemi kaluar dy muaj për ta përgatitur këtë”.
“Jemi pothuajse 150 persona pjesë e kësaj shfaqje, e janë më shumë se 500 këngëtar”.
“Spektakli dhe magjia brenda shpellës është e jashtëzakonshëm”, u shpreh menaxheri i shpellës Postojna, Marjan Bagtelj.
Kjo shfaqje do të jepet deri më 30 dhjetor dhe shfaqja do të jepet 12 herë në ditë.