Jenna dhe Jillian Thistlethwaite, dy motrat të cilat mbajtën duart e njëra tjetrës që në sekondat e para të jetës së tyre, edhe pas dy vitesh nuk ndahen dot nga njëra tjetra.
Binjaket nga Ohio lindën në 9 maj të 2014 duke ndarë të njëjtën placentë – një rast i cili ndodh 1 në 10 mijë shtatëzani dhe rrit mundësitë për komplikacione.
Nëna e tyre Sarah kaloi 57 ditë në regjim shtrati për të minimuzar rreziqet, derisa solli në jetë dy vogëlushet e shëndetshme.
Motrat, të cilat lindën me një diferencë 45 sekondëshe, mbajtën dorën e njëra tjetrës duke mahnitur të gjithë doktorët dhe personat e tjerë në dhomë.
Lidhja e mrekullueshme e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe pas dy vitesh.
“Ndonjëherë kur bashkëshorti im shkon në dyqan ai merr njërën binjake e tjetrën e mbaj unë. Kur kjo ndodh, ato mërziten dhe kërkojnë të jenë pranë njëra tjetrës. Janë me të vërtetë shumë të afërta,” – shprehet nëna e tyre për revistën People, shkruan ora.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.