Autorja e "Qefi më i madh se Stambolli" në Klan Kosova, Linda Imami, do të sjellë një guidë turistike për Turqinë.
Imami ka bërë bashkë 80 gra, personalitete të rëndësishme nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kosova për të lansuar guidën turistike "Ask Linda", njofton Klankosova.tv.
Imami thotë se meqë jeton tash e 20 vjet në Turqi, gjithmonë, njerëzit e kanë pyetur rreth Turqisë - e kjo e ka shtyrë që të hap biznesin e saj.
"Pasi jam që 20 vjet në Turqi të gjithë më kanë pyetur për gjithçka rreth Turqisë. Pyetjet rreth Turqisë më kanë bërë që të krijoj biznesin tim që mbanë emrin "Ask Linda" që në shqip i bie "Pyet Lindën", tha Imami.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.