27.02.2017 · përditësuar para 3424 dite1 min lexim
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha është vizituar gjatë ditës nga liderë politik.
Është Kreytari i Nisma për Kosovëm Fatmir Limaj, bashkë me disa deputetë të këtij subjekti partiak, ata të cilët i shkuan në vizitë këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, njofton Klan Kosova.
Këtë e dëshmojnë dhe disa fotografi të publikuara në rrjetin social facebook nga vet kreu i Nisma për Kosovën.
''Sot, bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të NISMA's, Valdete Bajrami, deputeten Shukrije Bytyqi, dhe me bashkëpunëtorë të Nismës, vizituam bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Është kënaqësi shumë e madhe të takosh të madhen, Nexhmije Pagarusha, bilbilin e këngës shqipe, që i hapi rrugë emancipimit të femrës shqiptare në fushën e artit dhe kulturës.
Faleminderit për mikpritjën e ngrohtë që na dhurove, krenaria jonë, Nexhmije Pagarusha'' ka përfunduar Limaj, në facebook, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.