Portland Trail Blazers ka kaluar në rundin tjetër të Playoff-it në NBA, pasi ka fituar ndaj Oklahoma City Thunder mbrëmë 118-115.
Damian Lillard pati një nga netët më të mira në karrierë duke realizuar 50 pikë si dhe trepikëshin e fitores në të rënë të sirenës duke shënuar nga një distancë shumë e madhe.
Në anën tjetër, Paul George me 36 pikë e nëntë kërcime dhe Russell Westbrook me 29 pikë, 14 asistime e 11 kërcime nuk arritën që ta evitojnë humbjen e katërt nga Blazers, të cilët e mbyllën serinë 4:1.
https://www.youtube.com/watch?v=kLQXPV12IfI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.