Lijana Klinaku, 12-vjeçarja, po shquhet për pasionin e saj për muzikën instrumentale, si dhe për aktrimin, ku deri më tani ka interpretuar në disa role.
Talentit të saj në muzikë i janë vënë re shenjat që në moshën gjashtëvjeçare, kur, sipas saj, nëna e ka identifikuar prirjen dhe e ka dërguar në kurse muzike për ta zhvilluar më tej aftësinë artistike.
“Krejt kjo ka nisur që kur isha gjashtë vjeç. Mami e ka vërejtur talentin tim për muzikë dhe më ka regjistruar në kurse”, tha ajo, e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Ajo tregoi se këngëtaret e saj të preferuara janë Nexhmije Pagarusha dhe Ilir Shaqiri, të cilët i konsideron frymëzim në rrugëtimin e saj artistik.
Ndërkohë, interpretimin e saj me çifteli mund ta ndiqni në videon e bashkangjitur:
https://youtu.be/RrHyEotDC_s
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.